Author: tirana

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik 2023-2024. Manastirliu thekson se dija është çelsi që i bën ëndërrat e të rinjëve studentë realitet. “Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës. Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet, ndaj…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar studentët dhe stafin pedagogjik për fillimin e vitit të ri akademik. “Me fillimin e vitit të ri akademik, dua t’ju uroj të gjithë studentëve dhe pedagogëve tanë, një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Suksesi juaj, është krenaria jonë!”, shkrun Veliaj. Krahas rikonstruksionit të godinave studentore, me propozim të kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ofron dhe abone falas për studentët duke u ardhur në ndihmë gjatë viteve të tyre të studimit në kryeqytet.

Read More

Në kuadër të takimeve që do shtrihen në mbarë shkollat e vendit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Rrogozhinë. Balla bashkëbisedoi me stafin arsimor të disa prej shkollave të rikonstrukturara të qytetit dhe ndër të tjera i nxiti për një bashkëpunim më të ngushtë me Policinë, për të ndarë çdo shqetësim e fenomen që kërcënon sigurinë e nxënësve. Duke folur rreth Paketës së Sigurisë së shkolla, Ministri Balla u shpreh se “shkollat, për ne janë objekt i rëndësisë së veçantë dhe kushdo që do të tentojë të afrohet brenda këtij perimetri duhet ta pyesë shumë herë veten, sepse reagimi…

Read More

Një mesazh për nisjen e vitit të ri akademik, studentët e kanë marrë edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit shprehet se vendimet profesionale që do të marrin studentët, do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. ”Ndaj uroj e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi. Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik”. Begaj po ashtu iu uroi suksese studentëve dhe iu bëri atyre thirrje që të guxojnë të ëndërrojnë për ta bërë të nesërmen më të mirë. Urimi i plotë Të dashur studentë, Dëshiroj të shpreh urimet…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Katër persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht një person tjetër, teksa ngjarja ka ndodhur pranë bregut të lumit, te zona e njohur si “Treshi”. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga JOQ, katër të rinj godasin me shkelma një person në tokë, ndërsa një i pestë iu afrohet për t’i ndarë. Në sfond dëgjohen edhe të shara e të bërtitura. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i këtij sherri dhe çfarë ka ndodhur më pas, pasi policia ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Read More

Këtë të hënë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) kanë mbërritur në Kiev për takimin e parë të 27 vendeve anëtare të mbajtur ndonjëherë jashtë BE-së. “Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vendi kandidat dhe anëtari i ardhshëm i BE-së. Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin ukrainas”-ka shkruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në rrjetet sociale. Ngjarja nuk u njoftua deri në momentin kur filloi për arsye sigurie.

Read More

Për nisjen e vitit të ri akademik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar studentët. Meta në një reagim në Facebook thekson se arsimi është djepi i mendimit shkencor. ”Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj. Mbarësi në çdo hap drejt dijes”,-shkruan Meta. Postimi i plotë SUKSESE studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti…

Read More

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni është arrestuar nga Policia e Shtetit, dhe shkon në 96 numri i shtetasve të ndaluar në kuadër të operacionit ”Tempulli”. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është zotuar se mbështetja amerikane për Ukrainën do vazhdojë, pas lajmit se qeveria e SHBA do të mbijetojë për të pakten edhe 45 ditë, dhe ndihma për Kievin do të ngrijë. Një zyrtar i lartë ushtarak i Shtëpisë së Bardhë tha se këto masa nuk përfshijnë paketën 6 mld dollarë në ndihmë ushtarake për Kievin. Vetë republikanët kundërshtojnë ndihmën e radhës ushtarake për Ukrainën, me një pjesë të madhe që janë kundër qasjes e presidentit Biden për luftën. Të dielën Biden tha se Ukraina do vazhdojë të mbështetet tek Amerika. “Ne nuk mundemi, në asnjë…

Read More

Pavel Prigozhin, djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin, po lëviz gurët për të marrë përsipër komandën e Grupit Wagner. Ai është duke negociuar me gardën kombëtare ruse, Rosgvardia, për ribashkimin e organizatës mercenare në luftime në Ukrainë, tha Instituti për Studimin e Luftës, duke cituar një kanal të njohur Telegram të lidhur me grupin. Rosgvardia është drejtpërdrejt në varësi të administratës presidenciale, gjë që e bën të rëndësishëm “përqafimin publik” të Putinit të Troshev dhe nënshtrimin e elementëve Wagner ndaj Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Megjithatë, ISW citoi një burim Wagner që raportonte se negociatat midis Pavel Prigozhin dhe gardës kombëtare përfshinin…

Read More

Zhvillimet e fundit në Kosovë, ngjarjet tragjike dhe dështimet e Serbisë, kanë hapur debatin për zgjedhjet e përgjithshme. Po çfarë sjellin këto zgjedhje? Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anembanë Serbisë të çon në konstatimin se Serbia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe rajonale. Sipas vlerësimeve aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, e përveç dorëheqjes së kryetarëve të komunave, pritet të japë dorëheqje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Kjo është një lloj përgjigje ndaj një pjese të opozitës që i ka kërkuar zgjedhje të reja presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Siç ka deklaruar edhe vetë…

Read More