Në ditën e parë të vitit të ri akademik, studentët e Fakultetit të Mjekësisë zhvilluan një protestë kundër ligjit për punësimin 5 vite në vend. Me pankarta në duar dhe të veshur me bluzat e bardha studentët e mjekësisë refuzuan të futen në auditore deri sa të anulohet ligji. Studentët kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Ata e cilësojnë këtë ligj në shkelje të të drejtave themelore të tyre, si ajo e të drejtës për të zgjedhur se ku duan të ushtrojnë profesionin e tyre. Kuvendi miratoi projektligjin…
Author: tirana
Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në aksin Sauk-Tiranë, në drejtim të kryeqytetit, ku një mjet tip taksi ka përplasur nga mbrapa një autobus të linjave urbane. Mjeti taksi ka marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e tij të përparme, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosruajtja e distancës nga ana e drejtuesit të taksisë.
Kristi ka deklaruar kohët e fundit në intervista se ka gjetur dashurinë. Finalisti i Big Brother VIP 2 ka folur për lidhjen e tij të re, ka treguar se gjërat mes tyre janë serioze dhe se kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit. “Roberti e ka takuar, motra e ka takuar, unë kam takuar prindërit e saj…”, u shpreh Kristi. Dhe së fundmi ish-banori është fotografuar në Bllok, ku shihet duke ecur përkrah një vajze.
Ish-banorja e “BBV”, Mikela Pupa disa muaj më parë ka treguar se ka nisur një lidhje dashurie me një djalë dhe po bashkëjetojnë. Së fundmi Mikela ka zbuluar për herë të parë imazhin e shpirtit të saj binjak përmes një postimi në InstaStory. Në foton e publikuar duket qartë i dashuri i saj duke pikturuar. I dashuri i Mikelës është artist tatuazhesh.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një vizitë në Kroaci. Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković. Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.
Këtë të hënë u dha çmimi ”Nobel në Mjekësi” dhe shkon për hungarezen, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA. Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në fushën e ARN-së mesazhere që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19. “Të dy studiuesit u dalluan “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazave nukleike që lejuan zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19”, njoftoi juria.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur pas takimit në KLP, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, ku zbuloi se Laert Haxhiu donte të eliminonte dy prokuroret. “Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe gard ajanë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo…
Sot nisi viti i ri akademik 2023-2024, dhe Sali Berisha thotë se tarifat e larta, rritja e qirave dhe çmimet e tjera në tërësi, po e bëjnë studimin në universitet një mollë të ndaluar për qytetarët shqiptarë. Berisha u shpreh se sot në auditorë u ulën më pak studentë, pasi një numër i madh të rinjsh janë larguar nga vendi. “Nuk është një ditë e mirë, sepse këtë vit hyjnë në universitetet e vendit 15 përqind më pak studentë se një vit më parë. Dhe, hyjnë në bankat e vendit, pothuajse gjysma e atyre që hyjnë në universitete në vitin…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh edhe zv.kryeministre, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë. Ajo i tha medias publike gjerman, ”Deutschlandfunk” se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog. “Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha ajo. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat. Deklaratat e Gërvallës vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës, Ernst Woller, qytet i cili zbaton prej vitesh projektin “AL-VET Quality For All”, për arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri. Pjesë e këtij projekti është edhe konvikti i Shkollës së Mesme Ekonomike të Tiranës, ku Veliaj dhe Woller zhvilluan një vizitë, për të parë nga afër realizimin e tij nga Agjencia Austriake për Arsimin. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e dhënë për arsimin profesional në Tiranë nga qeveria austriake. Ai shtoi se ky investim ka rritur jo vetëm cilësinë e arsimit, por edhe sigurinë…
Kimete Berisha Presidentja Osmani i tha një gazete italiane se: Nëse Serbia e pushton Kosovën, do të përballet me popullin, që me çdo kusht do ta mbrojë lirinë! Në popullin e paske ymydin, a? Ti a s’je përgatitur për luftë, anipse e ‘para’ e ke parashikuar luftën? Domethënë, Serbia s’do të përballet me ‘ushtrinë e Kosovës’, as me asnjë ushtri tjetër, por do të çohen populli të luftojnë për liri! Me çka do të luftojnë populli?! S’e kuptoj pse flet në mënyrë eksesive, nuk rresht së foluri! Pleqnare s’je, intelektuale s’je, një ese, një kolumne a një analizë nuk e…
Roland Qafoku Si duhet ta menaxhojë Kosova fitoren pas ngjarjes së rëndë të 23 shtatorit në Manastirin e Banjskës? Përse kjo fitore ka sjellë një situatë të re për të cilën sërish SHBA po bëhet garant i sovranitetit të Kosovës? Si duhet të sillet Albin Kurti dhe Edi Rama dhe përse Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë besim vetëm te një shtet në zgjidhjen e krizës së rëndë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Tamam ashtu siç ndodhi në Paris në vitin 1919. Të gjithë ata shqiptarë që prej kohësh sulmonin SHBA për çështjen e Kosovës tani duhet të heshtin. Lajmi…