Author: tirana

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor se vendi i tij “nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili na ka lënë të presim në derën e tij për 40 vjet”. “Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha ai para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara. Erdogani shtoi se nuk e ka ndër mend të “tolerojë kërkesa të reja, apo kushte në procesin e anëtarësimit” të Turqisë në bllok. Zemërimi i Erdoganit e ka burimin edhe nga një vendim…

Read More

Ministri i Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg dhe Ministrja Austrike për Çështjet Evropiane Karoline Edtstadler, një vit më parë paraqiten propozime për integrimin gradual për ta bërë më dinamik procesin e ngadalësimit të zgjerimit. Duke u mbështetur në këtë, Ministrat Federalë tashmë synojnë t’i avancojnë më tej këto propozimet dhe të identifikojnë fusha konkrete dhe politika, në mënyrë që të forcojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor. Austria përgatiti një tjetër propozim për të avancuar konceptin e integrimit gradual, propozim që përfshin katër fusha të integrimit të mundshëm të mëtejshëm: strukturën institucionale, integrimin politik dhe administrativ, mbështetjen financiare dhe fushat tematike të politikave.…

Read More

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini, i cili akuzohet se i vuri gjobë një biznesi. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.126/2023, në ngarkim të të pandehurit: Marvin Mersini, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259,…

Read More

Kanë kaluar vetëm dy vjet nga përpjekja e dështuar e klubeve më të rëndësishme në kontinent për të nisur SuperLigën, një turne i përbërë nga anëtarë të përhershëm që synonte të mblidhte shumë më tepër të ardhura sesa ato të garantuara nga UEFA. Që nga Prilli 2021, situata ka evoluar, me UEFA-n që ka vendosur të revolucionarizojë formatin e Ligës së Kampionëve. Sipas asaj që u zbulua nga spanjollja El Pais, vetë UEFA në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Klubeve po përpunon idenë e Superligës së saj me 3 seri me nga 18 ekipe secila duke i dhënë fund kështu kupave të Evropës, përfshirë Ligën…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Ky reagim vjen pas publikimit të shifrave nga BIRN, sipas të cilave në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës. “Ndërkohë që Shqipëria tkurret nga shpopullimi, administratat bashkiake janë tejmbushur nga punësimet elektorale. Vetëm në 19 Bashki, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, duke konfirmuar se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm…

Read More

Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të 29-vjeçarit Ervis Hysa, pasi dyshohet se i ka krijuar nga veprimtari kriminale. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, mësohet se bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme, 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete. Njoftimi i Prokurorisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit E.H., bazuar në ligjin “Për Parandalimin dhe goditjen e Krimit të Organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Shtetasi E.H., është arrestuar nga Drejtoria vendore e Policisë…

Read More

Ndeshja e 12 tetorit me Çekinë në “Air Albania” ka shumë rëndësi për kombëtaren shqiptare, në mënyrë që të realizohet misioni, kualifikim në finalet e “Euro 2024”. Për të qenë gjatë gjithë kohës në kontakt, por edhe për të parë nga afër ecurinë dhe gjendjen e lojtarëve të Kombëtares, trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, ka zhvilluar takime pune në fundjavën e shkuar me dy lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu dhe Keidi Bare. Sipas FSHF-së, trajneri ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rajo Vajekano-Majorca, që mbaroi…

Read More

Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, sipas së cilës, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë. Duke nisur nga ky muaj, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij për masat që duhen ndërrmarrë nga faktori ndërkombëtar për Serbinë. Rama thotë se ajo që ndodhi të dielën e 27 shtatorit në Banjskë duhet ndaluar menjëherë. Kreu i qeverisë thotë se është e papranueshme që në mes të Evropës të ndodhë një akt i tillë. “Samiti i Berlinit do të ketë një temë diskutimi edhe për Ballkanin, duke nisur edhe nga situata e vështirë në veri të Kosovës. Por i takon BE dhe NATO që të dënojë atë aktin, të ndalohet dhe të shmanget përsëritja apo larg qoftë të jetë më keq…

Read More

Një prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë nga Policia e Kosovës është pritur me ceremoni në Kralevo Në pamjet e publikuara, Stefan Nedeljkoviç është përcjellë në varrezë si hero, ndërsa trupi i tij prehet në panteonin e luftëtarëve, çka dëshmon se lidhja mes ngjarjes së 24 shtatorit dhe Beogradit është evidente. Kujtojmë se në orët e para të të dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës, ku u vra në krye të detyrës efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Pas ngjarjes së rëndë, Forcat Speciale të Policisë së Kosovës rrethuan manastirin…

Read More

Personi që shfaqet në video teksa shërben në një restorant nuk është kamerieri, por është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dashnor Sula. I zhveshur nga kostumi i zyrtarit, Sula shfaqet në pamje teksa shërben në restorantin e tij. Sula deputet i PD, i zonës së Peqinit njihet edhe për qëndrimet e tij ndryshe në parlament. Opinion.al sjell në vëmendje një nga deklaratat e tij, kur në Kuvend u shfaq me një shportë ushqimesh. Kjo paraqitje e tij erdhi në shenjë proteste ndaj çmimeve të larta të ushqimeve. “Kjo është një shportë e cila çdo familje shqiptare përballet për tu ushqyer.…

Read More

Nga 2100 kuota në Universitetin e Elbasanit në përfundim të dy raundeve janë regjistruar rreth 1090 studentë. Edhe në nisje të këtij viti të ri akademik degët më të preferuara janë ato të shkencave mjekësore dhe ato të natyrës. Nga 43 programe studimi më pak të regjistruar janë te disa degë të huaja 1500 studentë u ulën për herë të parë në auditoret e universitetit, Aleksandër Moisiu në Durrës. Degët e Mjekësisë, Administrimi i Biznesit dhe Drejtësia janë më të kërkuarat nga studentët këtë vit akademik. Programet e studimit si Guida, Filozofia dhe Historia rrezikojnë të mbyllen. 450 studentë janë…

Read More