Nga Giovanbattista Trebisacce Xhorxh Oruell. Nëse shkrimtari britanik do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet. Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”. Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci ka ku nënshkruar dy marrëveshje. Kreu i qeverisë nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisëpër njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore. “Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit. Dje nisi zbatimin marrëveshja e njohjes reciproke të kontributeve me Zvicrën, ndërsa shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes së shumëpritur me Italinë, nga e…
Teksa vijon prej disa orësh beteja me flakët në masivin pyjor të Pishëporo -Darezezë, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë kodrave me ullinj në vendin e quajtur Liqeni i Vadhizës në Fier. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, ndërsa rrezikohet edhe një ferme. Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.
Një hajdut në Tiranë është maskuar si korrier për të grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’, në Tiranë. ‘Tirananews.al’ sjell pamjet nga kamerat e sigurisë së një apartamenti tjetër në pallat, ku vihet re hajduti i cili është maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen. Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai e tërheq valixhen më me vështirësi. Ende nuk bëhet me…
Një 40-vjeçar nga Kosova, rezident në Zvicër ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka pajisur me pasaportë të falsifikuar një 39-vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin kosovar me inicialet U. B. NJOFTIMI I POLICISËPolicia Kufitare, kontrolle dhe verifikime, për parandalimin e kalimit të kufirit, në mënyrë të kundërligjshme. I siguroi një 39-vjeçareje, pasaportë false, që ajo të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova, rezident në Zvicër. Procedohet penalisht 39-vjeçarja nga Kosova, për përdorim të dokumentit fals dhe për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Sekuestrohet pasaporta e dyshuar false. Shërbimet e Policisë Kufitare të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie si dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash. Një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë policie. Mjeti i policisë është rrotulluar dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur efektivi dhe personi tjetër. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas burimeve nga policia, shoferi i “Range Rover”-it ishte nën efektin e alkoolit.
Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë për veprën penale dhunë në familje. Sipas policisë, ai dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Grupi hetimor ka nisur verifikimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Të lindurit në shenjën e Peshores janë, në përgjithësi, individë që e kanë të vështirë të krijojnë lidhje të qëndrueshme dashurie, shpesh edhe nga frika se mund të lëndojnë dikë. Shumë Peshore kanë tendencë të kërkojnë gjithçka nga njerëzit me të cilët shoqërohen, por për ta nuk ka asnjëherë receta. Kur është fjala për lidhjet e dashurisë, shenjat me të cilat Peshoret shkojnë më shumë janë ato të ajrit, por po ashtu edhe ato të zjarrit. Lidhjet më të mira Ujori: Ujori dhe Peshorja përshtaten me njëri-tjetrin, sepse janë të dy socialë, pëlqejnë të jenë të rrethuar nga njerëz. Jeta…
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. “Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviç në një konferencë për gazetarët në Beograd. Kryeministri Albin Kurti tha këtë të hënë se dokumentet e gjetura në vendngjarje tregojnë për një plan të mirë-detajuar, ku pas sulmit terrorist do të hapej një korridor sigurie që do të lejonte futjen e trupave nga Serbia me qëllim aneksimin e Veriut. Kujtojmë se plani i organizuar…
Të dielën në mëngjes, dy sulmues shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara, duke lënë të plagosur dy policë. Grupi militant i jashtëligjshëm i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë. Kurse autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra të arrestuar. Ministria e Mbrojtjes tha se shumë militantë u “neutralizuan”, një term që përdoret kryesisht për të nënkuptuar të vrarë, në sulmet ajrore që shkatërruan 20 objektiva shpella, strehimore dhe depo të përdorura nga PKK në rajonet Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara të Irakut. Turqia ka rritur veprimet ushtarake kundër PKK-së në Irakun verior gjatë viteve të fundit në operacionet…
Tre stadiume kanë mbyllur dyert për punime, edhe pse jemi vetëm në startin e sezonit. Impianti më i fundit është “Elbasan Arena”, ku do të nisë puna për rinovimin e tapetit të gjelbër. E para që mbylli dyert ishte Arena Kombëtare. Stadiumi më i madh dhe më modern në vend nisi punimet për fushën, përpara ndeshjes së fituar me Poloninë. Ai do të qëndrojë i mbyllur deri për ndeshjen kualifikuese të 12 tetorit, ku Shqipëria pret Republikën Çeke. Kjo solli edhe spostimin e derbit Partizani-Tirana, që do të luhet më 19 tetor. Pak ditë më parë u vendos edhe mbyllja…
Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tij dhe vendimit të gjykatës, për të dhe bandën. Ai tha se i biri është akuzuar dhe për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë i burgosur në Greqi. “Po kam kontaktuar me Laertin. Do flasë përmes avokatit të tij për të sqaruar pozicionin e tij. Ai ka qenë me dokumente fallco. Laerti nuk ka armiq. Janë këta që po e kërkojnë pa prova. Janë njerëz që janë marrë me politikë dhe që rrënjët i kanë akoma në…