Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo takime me Balliun e Baren në Spanjë

15:42 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
silvinjo zabaleta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e 12 tetorit me Çekinë në “Air Albania” ka shumë rëndësi për kombëtaren shqiptare, në mënyrë që të realizohet misioni, kualifikim në finalet e “Euro 2024”.

Për të qenë gjatë gjithë kohës në kontakt, por edhe për të parë nga afër ecurinë dhe gjendjen e lojtarëve të Kombëtares, trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, ka zhvilluar takime pune në fundjavën e shkuar me dy lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu dhe Keidi Bare.

Sipas FSHF-së, trajneri ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rajo Vajekano-Majorca, që mbaroi me rezultatin 2-2 dhe ku mbrojtësi shqiptar Balliu luajti për 90 minuta.

Pas ndeshjes, Sylvinjo dhe Zabaleta janë takuar me mbrojtësin kuqezi që luan me Vajekanon dhe kanë diskutuar për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Më pas, dy teknikët kanë udhëtuar drejt Barcelonës, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare, i cili aktivizohet me Espanjol dhe kanë diskutuar gjithashtu me të për anagazhimet e ardhshme të Kombëtares në kualifikueset e “Euro 2024”.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

silvinjo zabaleta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.