Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan humb durimin me BE-në: Turqia nuk pret më asgjë nga unioni

16:27 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor se vendi i tij “nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili na ka lënë të presim në derën e tij për 40 vjet”.

“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha ai para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara.

Erdogani shtoi se nuk e ka ndër mend të “tolerojë kërkesa të reja, apo kushte në procesin e anëtarësimit” të Turqisë në bllok.

Zemërimi i Erdoganit e ka burimin edhe nga një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e kritikoi Turqinë të enjten e kaluar për dënimin e një mësimdhënësi pas tentim-puçit më 2016, mbi bazat se ai e kishte shkarkuar një aplikacion të koduar për dërgimin e mesazheve të ndërlidhur me puçistët e dyshuar.

Vendimi i gjykatës se të drejtat e Yuksel Yalcinkayas janë shkelur mund ta krijojë një precedent të fuqishëm, në një kohë kur gjykata me bazë në Strasburg ka para vetes mijëra raste të ngjashme.

Turqia e fajëson një grup të udhëhequr nga kleriku fetar turk me vendbanim në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, për puçin e dështuar për ta rrëzuar Erdoganin nga pushteti, duke pretenduar se aplikacioni i mesazheve i quajtur ByLock, ishte përdorur për ta bashkërenduar komplotin. Erdogani tha më 1 tetor se vendimi i gjykatës së Strasburgut “ishte goditja e fundit”.

“[Turqia] nuk do t’ia kthejë shpinën luftës kundër këtij grupi tradhtarësh”, tha ai./REL

BE Erdogan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.