Largimi i Igli Tares nga Lacio ka lënë pasoja në klubin bardhekaltër, i cili është në kaos të plotë dhe shumë larg pretendimeve që kishin në startin e këtij edicioni. Eksperimenti i drejtimit nga dyshja Lotito-Sarri, pa shqiptarin që koordinonte merkaton dhe situatat brenda klubit, po sjell një atmosferë kaotike dhe divorci mes palëve duket shumë afër. Humbja e fundit përballë Milanit ka thelluar edhe më shumë hendekun mes presidentit dhe trajnerit, i cili ankohet për gjithçka e tashmë nuk ka Taren që të mund të fajësojë. Kështu, Lotito po mendon realisht largimin e trajnerit, edhe pse një kontratë prej…
Author: tirana
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, mohoi të hënën akuzat e zyrtarëve në Prishtinë se ushtria serbe kishte planifikuar pushtimin e Kosovës, ndërsa nënvizoi se tashmë është ulur prania e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Beograd së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, në të cilën mohuan përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. “Forcat e Armatosura të Serbisë janë një organizatë serioze, e fortë që nuk lejon asnjë improvizim apo gënjeshtër.…
Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi. Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes. Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve. Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes.
Gjuha fyese që aktori Albano Bogdo përdori si ‘komedi’ në emisionin e tij në televizionin ‘Vizion Plus’, po bën xhiron e rrjetit dhe po komentohet gjerësisht. “A e dini kush është Alban Ramosaj? Është ai tipi që i * motrën Donaldi në “Big Brother”, tha ai. Reagimi që prisnim ishte ai i Albanit dhe Trixës, e ndërkohë që nga Albani s’kemi ende asgjë, një TikTok i Beatrix-it duket se i dedikohet pikërisht Albanos. ‘Kryefjala.com’ ka siguruar këtë video për të cilin duket se është një përgjigje për deklaratën fyese të aktorit. “Ti po flet për mua? As nuk më intereson…
Artan alias Marjus Tafani, bashkëpunëtori i prokurorisë e përkufizon Laert Haxhiun si një person të pamëshirshëm dhe të gatshëm për të vrarë këdo që mendon se e ka kundërshtar, i sjell probleme apo qoftë dhe nëse Haxhiut, i ka lindur dyshime mbi besueshmërinë e personit. Një gjë e tillë ka ndodhur me kushëririn e tij, Fridman Xhaferaj të vrarë dhe hedhur në rezervuar, vetëm se pse Fridmani kishte thyer besimin e të afërmit të tij, Laert Haxhiu. Një fakt të tillë e kishte nuhatur dhe Artan Tafani, i cili i ka treguar prokurorit Kreshnik Ajazi, se kishte kuptuar që…
Policia ka proceduar në gjendje të lirë një person, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Kashar. Autori i zjarrvënies akuzohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe me bimë të ndryshme. Policia ka proceduar e arrestuar vazhdimisht zjarrvënës, të cilët kanë rrezikuar ekosistemin.
“Në Radio Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht”, shkruan Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në faqen e saj. Ky vendim vjen në kuadër të takimit të 3 korrikut 2023 në Senatin e Republikës italiane, në Romë, në Pallatin “Giustiniani”, ku u mbajt veprimtaria studimore mbi Arsimin dhe Komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave gjuhësore historike arbëreshe në Itali. Në këtë takim ishte e pranishme edhe prof. Diana Kastrati, drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Kjo veprimtari e promovuar nga Fondacioni “Crucitti”, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë së Rai…
Deputeti demokrat Sajmit Korreshi, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se bujqësia është në ditët e saj më të zeza. “U reklamua rrushi po e mira është të mos dalin vetëm nga anët e PS-së. Bujqësia është në dotën e saj më të zezë. Mund të shohim në Lushnjë se sa dramatike është situate. Zgjidhja e bujqësisë bëhet vetëm me selfi. Nuk vaditet toka. Ata ngelën me telefon në dorë. Dhe grurin dhe misrin nuk po i shesin dot.” Ai nuk i ka kursyer ironitë me qeverinë kur tha se përfaqësues të PS kanë shkuar dhe kanë takuar fermerët, por…
Lorenco Insinje u kthye në protagonist i një ngjarje të turpshme në sfidën e Torontos në MLS, me sulmuesin italian që u përplas me një tifoz në tribunë. “Hej, ik q**” ishin fjalët e Insinjes, të cilin e tradhtuan nervat. Ishte bashkëshortja e sulmuesit ajo që e mori me vete italianin për t’u larguar nga tribuna. Lorenzo Insigne getting heated with a TFC supporter during today's matchHe had to be pulled inside before things got worse… #TFCLive #MLS pic.twitter.com/F1KvZUYEPa— Daniel Ayik (@ayik_daniel) October 1, 2023
Arbana Osmani publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej e veshur shumë elegante me një fund të zi të çarë në njërën këmbë dhe një këmishë lejla. Por, mes komentuesve kishte edhe nga ata që e kritikonin. Një ndjekëse madje i vendos në dukje faktin që që tashmë është nënë e 3 fëmijëve. “Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”, i shkruan dikush Arbanës. “Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë…
“Lëvizja Bashkë”, është mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar për minimumin jetik, ndërsa paralelisht, deputetët e parlamentit kanë nisur diskutimet në Kuvend. “Lëvizja Bashkë” e konsideron minimumin jetik “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre. Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe theksoi se duhet të bëhet presion maksimal mbi autoritet greke për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve të cilët punojnë në vendin fqinj. “Javës që shkoi ishte Zvicra që njoftoi se është në prag të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore. E vetmja që nuk bën asnjë hap është Greqia, edhe pse shqiptarët që jetojnë atje kanë kontribuar për ekonominë greke. Ata presin e presin që të përfitojnë nga një marrëveshje. Unë mendoj që kjo nuk mund të jetë çështje qe qeverisë, por është themelore për të kuptuar që duhet të bëhet çështje e parlamentit, e komisioneve…