Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ftuar në CNN, tha se Serbia gjithmonë i respekton të gjitha raportet nga Shtëpia e Bardhë dhe institucionet e tjera nga SHBA, por se raporti i ri nuk ishte plotësisht i saktë. Ai përkujtoi marrëveshjen me NATO-n që Serbia mund të ketë trupa në zonën afër vendkalimit administrativ me Kosovën. Vuçiç thotë se nuk ka pasur arsye për t’u shqetësuar dhe se Serbia nuk ka nevojë për konflikt me NATO-n, por e kundërta. “Dëshirojmë një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës . Kjo është një nga mënyrat për të rritur…
Author: tirana
Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ishte një nga anëtaret e jurisë në “Miss USA 2023”, kompeticionin që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada. Në rrjet është duke qarkulluar një videomesazh, përmes së cilës Emina përcjell një mesazh shumë inkurajues për vajzat shqiptare. “Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse endrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E…
Spikerja e njohur gjermane në kanalin ARD Susanna Daubner, e cila drejton lajmet prej 24 vitesh, e ka pasur e qeshura gjatë transmetimit live. Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë. Shpërthimi i lezetshëm i të qeshurave ka zgjatur për një minutë të tërë dhe, duke gjykuar nga reagimet, ka gëzuar edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale. Më pas, Susana u përpoq t’i shpjegonte Bild se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim,…
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar. Ai ka publikuar këngën e tij të re që është kolona zanore e “Në kuadër të dashurisë”. Kjo këngë mban titullin “Pa ty”. “Më keni pyetur vazhdimisht për filmin dhe ju e dini që unë gjërat e bukura mezi pres t’ua tregoj i pari dhe sot po ndaj një copëz nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. Kaq kisha në dorë, sepse filmin për herë të parë do e shoh bashkë me ju në 9…
Ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve për të dalë në protesta të fuqishme dhe theksoi se PD po bën përgatitjet. Në ambientet jashtë Kuvendit, Berisha theksoi se qëllimi kryesor është rrëzimi i qeverisë. “Thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë që refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor të vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Thirrje ime për shqiptarët është kurrë mos përligjini një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota në preson…
Partia Socialiste ka propozuar hartimin dhe miratimin e një rezolute, që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit. Propozimi i mazhorancës do të diskutohet të mërkurën në Konferencën e Kryetarëve. Seanca plenare e kësaj të henë nisi me po të njëjtën çështje, ku Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nder të rreshterit të vrarë nga sulmet në veri të Kosovës. Shqipëria ka shprehur qartë pozicionimin e saj krah Kosovës, ndërsa ka dënuar sulmin terrorist dhe qëndrimin e Beogradit, duke e konsideruar si të papranueshme shpalljen e zisë kombëtare për terroristët e vrarë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq. Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë. Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Deputeti gjerman Adis Ahmetoviç dhe Kryetar i Nënkomitetit për Politikë Ndërkombëtare të Klimës dhe Energjisë, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e destabilizimit në Evropë. Në një deklaratë për shtyp, Ahmetoviç ka theksuar se loja e rrezikshme e forcave autokratike në Ballkanin Perëndimor po sjell një dimension të ri në këtë krizë të përgjithshme. Sipas politikanit socialdemokrat mobilizimi ushtarak i forcave serbe në kufirin verior të Kosovës dhe deklarata e presidentit të “Republika Srpska-s”, Milorad Dodik, për shkëputje, janë sulme të qarta ndaj Evropës liberale demokratike. Këto veprime synojnë të shtyjnë kufijtë dhe kështu të shkaktojnë konflikte të mëtejshme në Evropë. Ahmetoviç…
“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregon unë. Bëni përgjithësime ju. kush ia mban të dalë me mua?” Këto ishin fjalët e deputetit demokrat, Helidon Bushati i cili, para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë është ndeshur me protestuesit e “Lëvizjes Bashkë” për minimumin jetik. Protestuesit i kanë kujtuar edhe rritjen e rrogave të deputetëve, teksa debati më pas debati ka agravuar.
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë se ka tentuar përçarjen e Kosovës. Berisha thekson se kryeministri Rama mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur, në dëm të Kosovës. “Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më…
Një i ri është qëlluar me armë zjarri nga një person, të cilit po i bënte një kamera të fshehtë. 21-vjeçari Tanner Cook bezdis Alan Colie, shihet në video duke i luajtur pranë fytyrës një frazë ofenduese me celular. Personi të cilit po i bëhej shakaja i thotë 3 herë të riut që ta lërë të qetë, por ai vazhdon me të tijën. Në këtë moment, Alan Colie nxjerr një pistoletë nga xhepi dhe e qëllon YouTuber-in në gjoks. Cook kaloi disa ditë në reanimacion, por tashmë po rekuperohet, ndërsa Colie u shpall fajtor vetëm për të shtëna me armë…
Është pritur me ankth nga matjanët ndeshja e javës së gjashtë në Kategorinë e Parë. Në pesë ndeshjet e para ishte siguruar vetëm një pikë dhe kjo pati shqetësuar tifozët, drejtuesit e klubit dhe zyrtarët vendorë. Pikërisht në përballjen me Besën erdhi kthesa e shumëpritur, siç u shpreh dhe kryebashkiaku Malaj. Një “silurë” e Stanës në 26′, nga një distancë afro 30 metra ka ngritur peshë pjesëmarrësit e shumtë në “Liri Ballabani”. Në 43′ Farruku e dyfishon rezultatin, Burreli 2 e Besa 0. Sapo nis pjesa e dytë janë vendasit që përsëri me Farrukut e thellojnë rezulatin dhe e dominojnë…