Kryeministri Edi Rama thotë se brenda këtij mandati, do të kemi një sistem te revolucionarizuar të prokurimeve publike. Gjatë një diskutimi me sipërmarrjen për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit, kreu i qeverisë tha se për dhënien e prokurimeve publike do të ketë shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet. ”Sot në këtë fazë duke pasur parasysh se tani janë bërë disa vite që është ecur…
Author: tirana
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në këtë ambasadë. Vizita ishte në kuadër për të çuar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin solid të deritanishëm, ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit. Drejtori i Përgjithshëm falenderoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës për vizitën, si dhe për mbështetjen dhe besimin.…
Çekia dhe Shqipëria kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e 12 tetorit në Tiranë, e cilësuar si një nga përballjet më të rëndësishme në Grupin E për eliminatoret e Euro 2024, që mund të përcaktojë fatin e një prej ekipeve. Federata Çeke e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për sfidën me Shqipërinë, ku bie në sy mungesa e yllit të ekipi, çka do të thotë një lajm i mirë për Kombëtaren tonë. Patrik Schick prej disa muajsh vuan nga një dëmtim i rëndë dhe për këtë arsye trajneri Jaroslav Šilhavý nuk do të rrezikojë me ftesën e tij.…
Edhe faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike ka rënë pre e një sulmi kibernetik, përgjegjës për të cilin mendohet të jetë grupi rus i hakerëve “Killnet”, të cilët ndanë një postim në Telegram duke pretenduar se qëndronte pas sulmit. Royal.uk, faqja zyrtare në internet për informacione rreth Mbretit Charles, Mbretëreshës Camilla dhe familjes së tyre, nuk funksionoi për rreth 90 minuta të dielën në mëngjes (1 tetor), duke filluar nga ora 10:00. Në faqen zyrtare të familjes mbretërore u shfaq mesazhi “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit. Më vonë, ajo u kthye në…
KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri, kështu thanë nga KFOR-i në një përgjigje për RTV21. ”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. Me tej ritheksohet se qëllimi i KFOR-it është ruajtja e një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. ”Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i…
Gjovalin Guri thotë se nuk është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të viktimës, Gjin Guri. Nga arratia, ai rrëfen për ”News 24” se në momentin kur ka ndodhur vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate. Ngjarja kriminale ndodhi në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator Policia e Shkodrës tha se Gjovalin Guri është i dyshuar kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore. I dyshuari mohon këto akuza duke thënë se prej 12 vitesh…
Edhe 19 ditë kanë ngelur nga Maratona e Tiranës 2023. E kthyer tashmë në një traditë, Maratona rikthehet më 22 tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota. Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani në këtë link www.tiranamarathon.com. Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar. Të gjithë ata që do të duan të…
Vëmendja gjatë kësaj fundjave në Spanjë ishte te Myrto Uzuni, që u aktivizua i dëmtuar dhe shënoi në La Liga, trajneri i kombëtares, Sylvinho takoi Ivan Balliun dhe Keidi Baren. Gjatë vizitës në gadishullin Iberik, tekniku kuqezi i shoqëruar nga ndihmësi, Pablo Zabaleta, u ndal fillimisht në Madrid dhe më pas në Barcelonë. Ata ndoqën përballjen e Rajo Vallecano me Mallorca dhe më pas ndeshjen e Espanyol. Pas lojës, Sylvinho takoi Balliun dhe Baren, duke diskutuar rreth formës së lojtarëve për sfidën me Republikën Çeke dhe miqësoren me Bullgarinë. Përpara grumbullimit të kuqezinjve më 8 tetor, trajneri ka zhvilluar një…
Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin që do të zhvillohet sot (3 tetor) për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë. Mes listës, dallohen dy emra të rëndësishëm, ish-drejtuesit e kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Diveroli dhe David Packouz, dëshmia e të cilëve mund të jetë shumë e vlefshme për gjykatën, pasi ata mund të rrëfejnë rolin e Shkëlzen Berishës në atë krim shtetëror që i mori jetën 26 personave të pafajshëm. Vetë Fatmir Mediu kërkon që të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes…
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletëarrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiçit, i cili mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici, Afrim Bunjaku. “Që nga momenti kur ka ndodhur sulmi terrorist, institucionet e Kosovës, në këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë, për hir të transparencës, kanë mbajtur konferenca, ku në hollësi kanë shpjeguar se…
Prej 8 ditësh, vijon beteja për të shuar zjarrin në masivin pyjor të Pishëporos dhe Darëzezës në Fier. Përgjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar në terren ndërsa rreth orës 01:00 një vatër zjarri është aktivizuar duke dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka rrezikuar edhe një banesë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri. Vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët ndërsa avionët Canadair të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri. Në terren që në orët…
Brenda një jave, 12 607 drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia rrugore e Tiranës. Kontrollet janë fokusuar te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti. ”Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për…