Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet përdorimi i katër teknologjive kritike si armë lufte, mes tyre gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale. Blloku do të vlerësojë përdorimin e teknologjisë nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe do të marrë masa vitin që vjen për ta trajtuar këtë çështje, tha të hënën një zyrtar i BE-së. Masa është pjesë e strategjisë për sigurinë ekonomike të Bashkimit Evropian, të shpallur në qershor, dhe i bën jehonë masave të ngjashme të marra nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe vende të tjera përballë shqetësimeve që paraqet qëndrimi i Kinës. Dy teknologjitë e…
Author: tirana
Policia greke ka zbuluar një plantacion me 110 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar me bimësi të dendur, në Loutra Nea Apollonias, jashtë Selanikut, duke arrestuar dy persona. Dy të arrestuarit, 36 dhe 34 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, kanë mbërritur në vendngjarje me makinë për të “trajtuar” fidanët dhe më pas policia i ka vënë në pranga. Në plantacion u gjetën pajisje dhe mjete për kultivimin e fidanëve si lopata, sëpata, dalta etj.
Papa Françesku ka sugjeruar se ai mund të jetë i hapur që ta bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike. Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”. “Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai.Megjithatë, Papa ka thënë se Kisha ende e konsiderohen marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave. Kjo ka qenë një prej shumë…
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, deputetët e opozitës, janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit. Deputetë që mbështesin ish-kryeministrin Berisha po mbajnë takimin e tyre të katërt, me grupimin e Gazment Bardhit. Padyshim që të pranishëm në këtë takim janë edhe Berisha me Bardhin. Deputetët opozitarë kërkuan ngritjen e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.
Klajdi Jaupi është vënë në prangat e policisë së Gramshit, pasi dhunoi dhe grabiti një të moshuar në qytet. 19-vjeçari i grabiti 55 000 lekë të moshuarit 82-vjeçar banues në fshatin Gjerë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Pas malit me krimet dhe vrasjet, Artan Tafani ka treguar edhe për aktivitetin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, që është marrë Laert Haxhiu. Bëhet fjalë për linjën e trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në Portin e Pireut, një nga portet më të mëdha në Greqi. I penduari Tafani ka treguar dhe Laert Haxhiu ka qenë një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të kësaj linje trafiku. Ai ka treguar dhe për grupet kriminale nga Fieri, Tepelena dhe Saranda dhe aktivitetin kriminal të këtyre grupeve.
Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, deputeti i PD-së Ervin Salianji ngriti alarmin për rendin dhe sigurinë, nisur dhe nga ngjarjet e fundit. Salianji i kërkoi kreut të Komisionit Nasip Naço të japë mbështetjen për institucionet e sigurisë, teksa përmendi kërcënimin dhe përndjekjen e prokurorëve nga kriminelët, duke iu referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për qëllimet e Laert Haxhiut. ”Është në detyrën tuaj si kryetar komisionit dhe të komisionit që ta nisnit mbledhjen duke dhënë mbështetje për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend duke kërkuar pa diskutim që për ngjarje të rënda të vijë dhe…
Gjatë parashikimit të horoskopit, astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar shenjën e Luanit që të mos i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor. Madje pas datës 15 kjo shenjë do përjetojë një dramë ekonomike ose personale. “Luanët e kanë Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe të ekonimisë deri në datën 9, pastaj kjo ikën nga shenja e tyre dhe merr më shumë ekonomi. Por do përjetojnë një dramë ekonomike ose personale pas datës 15. Luanët një takim do ta kenë shumë të rëndësishëm me eklipsin e diellit në datën 14 tetor, ndoshta një udhëtim, takim i rëndësishëm, ndonjë…
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të bëjë publike emrat e personave që janë të shpallur “non grata” nga aleatët e rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë. Për të Rama duhet të distancohet prej tyre duke nënvizuar se numri një i qeverisë duhet të ketë një raport të pacenueshëm në raport me ndërkombëtarët. ”Aleatët strategjikë i kemi shumë të rëndësishëm por nuk janë të shumtë. Detyrimi i qeverisë është të bëjë publike rastet e personave që janë të sanksionuar dhe te distancohet nga këto raste që janë të “Non Grata’ nga aleatë të rëndësishëm. Nuk…
Fatmir Hoxhaj është prej 3 vitesh i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier. Ai u kthye nga Itali ku jeton prej 30 vitesh, pasi u njoftua se banesa e tij në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ishte kontrolluar nga policia. Motra e të dyshuarit, në një intervistë që ka dhënë për emisionin Uniko, thotë se vëllai i saj është i pafajshëm. Ajo shprehet se vëllain ia akuzojnë për vrasje me paramendim, ndërsa në dosjen e Prokurorisë nuk evidentohet asnjë motiv për krimin. Po ashtu ajo pyet si mund të mbahet një person i pafajshëm…
Sali Berisha po zhvillon këtë të martë takimin e rradhës me deputetët e Rithemelimit dhe me grupin e Gazment Bardhit. Në fokus të diskutimeve priten të jenë ndryshimet e fundit ligjore në seancën e ardhshme plenare, si dhe çështje të rendit të ditës.
Nobeli në Fizikë për vitin 2023 i është ndarë tre shkencëtarëve, për punën e tyre në krijimin e atyre që janë quajtur pulse jashtëzakonisht të shkurtra të dritës. Falë punës së tyre, u gjet një mënyrë për të krijuar impulse jashtëzakonisht të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset ose momentet e shpejta në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë. Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier ndajnë çmimin prej 11 milionë koronash suedeze të shpallur të martën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Çmimi i këtij viti është çmimi i 117-të Nobel që…