Author: tirana

Qeveria propozon ndryshimin e ligjit për turizmin, pas mos deklarimit të numrit real të dhomave të dhëna me qira dhe fshehjes së të ardhurave. Me ndryshimet e reja propozohen gjoba për këto shkelje në vlerën 150 mijë lekë. Asnjë subjekt nuk do lejohet të japë dhomë apo apartament me qira për turistët nëse s’ka licence të posaçme nga Ministria e Turizmit. Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje…

Read More

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën ‘arrest me burg’, për Aldi Mustafën, mikun e “Rrumit të Shiajkut” dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu. Kujtojmë se ata u arrestuan teksa po planifikonin të kryenin një vrasje. Sipas policisë, në momentin e arrestimit 37-vjeçari Aldi Mustafa ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person. Mustafa u ndalua teksa po drejtonte automjetin në kohën kur ka ndërhyrë policia dhe fillimisht ka tentuar të largohet, por kjo tentativë e tij nuk ka rezultuar e suksesshme. Bashkë me të u arrestua edhe 27 vjeçari Klevis…

Read More

Gjykata e Apelit në Itali, ka lënë në qeli 30-vjeçarin shqiptar nga Shënkolli i Lezhës, Gëzimi Gjini, i cili akuzohet për vrasjen e kundatit të tij. Në seancën e ditës së sotme Gjykata e Apelit la në fuqi masën e dënimit me burg, të vendosur më herët, duke i refuzuar kërkesën për liri 30-vjeçarit. Gëzim Gjini u arrestua nga policia shqiptare në muajin gusht, pasi ishte shpallur në kërkim prej 13 dhjetorit të vitit, 2022, ku akuzohej për vrasjen e burrit të motrës Petrit Cara, ngjarje e ndodhur në zonën e Rocca Prioria të Italisë. Gjini u lokalizua në një…

Read More

Një kërcënim i paprecedentë ka ndodhur brenda burgut të Bradasheshit në Elbasan, pasi Arben Spahiut, i arrestuar për arsenalin e armëve të zbuluar tek BMW X6 në muajin Shkurt 2023, i ka mbërritur në qeli një pako postare brenda të cilës ishin futur tre kumbulla dhe tre dardha. Pakoja vinte nga një person anonim dhe i adresohej jo vetëm Arben Spahiut, por dhe një banori tjetër të asaj qelie, shtetasit Xhafer Deliu. Ky i fundit njihet në Elbasan si lidhje e ngushtë e Erjon Alibej i arrestuar për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të heroinës.…

Read More

Nga Shenoll MuharremiEdi Rama është bërë një figurë kontraverze në Kosovë dhe Ballkan. Por ai është mesiguri shqiptari më i informuar në botë rreth gjeopolitikës dhe kërcënimeve të sigurisë në Europë dhe Ballkan. Ne njerëzit e Ballakanit jemi emocional dhe shkurtëpamës ndoshta. Fokusohemi në simbolika më shumë sesa substancë. Nuk jemi të mirë për fokus në solucione të qëndrueshme afatgjate. Shumica e ballkanaseve në pozita të rëndësishme duket që ende nuk e kanë kuptuar mirë një faktor tepër esencial: Benefitet e Paqës dhe Stabilitetit. Përatë rajoni njifet me konflikte entike dhe luftëra. Përate kemi ajrin më vrasës në botë dhe…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka mirëpritur raportin e ODIHR për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada i bën thirrje qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomendimet që përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Gjithashtu në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar…

Read More

Aktori i humorit Albano Bogdo bëri një deklaratë shokuese mbrëmjen e së premtes, në emisionin e tij “Albano Show”, i cili transmetohet çdo javë në Vizion plus. Albano në hyrje të emisionin me një gjuhë të shthurur ofendoi rëndë Alabn Ramosajn dhe motrën e tij, Beatrix. Gjuha e përdorur nga Albano dhe sulmi i tij ndaj familjes Ramosa, bëri që të vinin me qindra komente kritikuese ndaj qendrimit të tij. Ndërkohë që Albano ka reaguar për herë të parë ditën e sotme, pas një lumi kritikash në rrjet. Albano, përmes një postimi në “Story” në Instagram shkruan se e ka…

Read More

Momente tensioni dhe përplasjesh fizike me policinë kanë shoqëruar protestën e studentëve italianë kundër Giorgia Melonit, në pritje të mbërritjes së kësaj të fundit në qytet për konferencën Shtet-Rajone. Mediat italiane raportojnë se studentët u mblodhën para Palazzo Nuovo për të protestuar kundër rritjes së çmimit të qirave dhe njëkohësisht kundër pjesëmarrjes së kryeministres Giorgia Meloni, në Festivalin e Rajonit. Synimi i protestuesve ishte të arrinin te Teatri Carignano, ku Giorgia Meloni do të mbante një fjalim në orën 12:00, teksa marshonin me pankarta në duar dhe brohorisnin thirrje kundër Melonit. “Ky është qyteti ynë, le të kalojmë”, thërrasin studentët.…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një masë më të ashpër sigurie ndaj këngëtares së njohur Ruensa Haxhia, e cila akuzohet për kultivim kanabisi. Por kjo kërkesë, është refuzuar nga ana e Gjykatës së Apelit, e cila ka caktuar për këngëtaren vetëm “detyrim paraqitjeje”. Kujtojmë se Enca u la e lirë më 14 Shtator të këtij viti me vendim gjykate. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa. Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.…

Read More

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, e ka theksuar se fitorja e sotme e skuadrës së tij ndaj Tiranës, ishte meritë e një motivimi të lojtarëve që kërkonin me çdo kusht që të tregonin vlerat e tyre. “Të themi të drejtën nuk kemi ndryshuar gjë taktikisht, thjesht lojtarët ishin më të motivuar, jo se nuk ishin në të tjerat. Unë kam ndjekur skuadrën gjatë gjithë kohës, jo vetëm Laçin, por të gjithë kampionatin. Nuk mund të vazhdohet përherë të fitosh, ne duam të fitojmë të gjitha, por problemi është që duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këto momente se një…

Read More

Të dhënat zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor tregojnë se në sistemin e drejtësisë më të rrezikuar ndihen prokurorët se gjyqtarët. Gjatë vitit 2022, përballë Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve janë paraqitur 8 kërkesa nga magjistratët të cilët kanë argumentuar se i rrezikohej jeta për shkak të detyrës. Mes tyre, 1 kërkesë ishte për herë të parë, 7 të tjera për zgjatje të afatit të mbrojtjes, pasi e kishin përfituar atë më herët. Në 8 rastet e shqyrtuara nga anëtarët e KLP, një prej tyre ka qenë vlerësim me urgjencë, duke konstatuar se rreziku për jetën…

Read More