Në shtëpinë e Blendi Fevziut ka patur festë pasi më e vogla e familjes ka mbushur 8 vjeç. Në ditën e saj speciale, babi Blendi ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet në një përqafim me të bijën dhe i uron ditëlindjen. “Gëzuar 8 vjetorin Alis”, shkruan Fevziu krah fotos ku shohim edhe shtëpinë e zbukuruar me tollumbace. Alis është motra e vogël e Mishelit, vajza e madhe e familjes dhe të dy motrat kanë 13 vjet diferencë.
Author: tirana
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se terroristi i dytë që ka kryer sulmin terrorist para ministrisë u përcaktua se është Özkan Şahin, anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK. Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se përpjekja për sulmin tradhtar të kryer ditën e diel më 1 tetor nga 2 terroristë ndaj Ministrisë së Brendshme u parandalua si rezultat i kundërpërgjigjes së menjëhershme të policëve heronj dhe se terroristët u neutralizuan. Si rezultat i hetimeve të kryera më parë dhe të analizave të ADN-së, u përcaktua se njëri prej terroristëve ishte anëtari i organizatës terroriste Hasan Oğuz me emrin e koduar…
Mbrëmjen e djeshme një aksident tregjik ndodhi në Venecia, Itali, ku si pasojë e një rrëzimit të autobusit nga ura, humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 18 të tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje së fundminka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave. Sipas informacioneve deri më tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që humbën jetën. Reagimi i MEFA: Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në #Mestre, . #Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e…
Tragjik ishte aksidenti i mbrëmshëm në Itali, ku 21 persona humbën jetën. Ndërkohë, tragjedia thellohet edhe më shumë, pasi në autobus udhëtonin turistë të rinj, ndërsa mes viktimave janë dhe dy fëmijëve. Aksidenti ndodhi në mbikalimin e Mesrtes, provincën Venecias. Ndërkohë 15 persona kanë mbetur të plagosur. Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia. Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra.Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë problemet…
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Si rezultat i patrullimeve përreth çdo shkolle të qarkut, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në këto ambiente, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Bashkëpunëtorë për shitjen e dozave cannabis sativa, në afërsi të një gjimnazi, vihen në pranga 2 shtetas.Njëri prej të arrestuarve, 15 vjeç, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të…
Nocioni i “kundërshtimit të shëndetshëm”, bazuar mbi argument, konsiderohet nga psikologia Eksena Qirici si një nga sjelljet që u duhet mësuar fëmijëve. Nisur nga shpjegimi i psikologes, edhe nutricionistja Diola Dosti shprehet se njerëzit e suksesshëm janë ata që nuk kanë frikë të jenë “delja e zezë”. Ajo ndau eksperiencën e saj në “Shije shtëpie” në Tv Klan, lidhur me këtë koncept dhe thotë se e ka përjetuar në familjen e saj. “M’u kujtua një shprehje që unë, në fakt, çdo 8 Mars e postoj dhe ua dedikoj vajzave të mia dhe u them: “Uroj të mësoni artin e mosbindjes”.…
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në mesdite në zonën veriperëndimore. Temperaturat minimale do të luhaten 10-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 22 -26°C në veri, 29 -31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim perëndim me shpejtësi 6-7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.
Tensionet dhe sulmi i fundit në Kosovë ka angazhuar të gjitha strukturat për veprim dhe reagim. Kështu Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i kanë dërguar dje një letër Presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që SHBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të…
Dashi Ka të ngjarë të krijohen ndjenja ambivalente mes jush dhe të dashurit tuaj sot. Kjo ju duket mjaft shqetësuese, pasi nuk është mënyra juaj e zakonshme në marrëdhënie. Megjithatë, mund të jetë mundësi e mirë për të sqaruar disa keqkuptime. Demi Ndjenja juaj e vetvetes tronditet falë atyre që po përpiqen të përdorin fuqinë e tyre për t’ju kontrolluar. Jini të sigurt dhe mos lejoni që të tjerët të kenë përparësinë – veçanërisht pasi e dini se keni të drejtë. Mos u tërhiqni edhe pse presioni do jetë i madh. Binjakët Fuqitë tuaja detektive do t’ju vijnë në ndihmë…
Treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 2.4% në shtator. Indikatori që mat pulsin e ekonomisë goditjen më të fortë e mori nga sektori i ndërtimit, ku bizneset raportuan volum më të ulët punimesh, por edhe porosish. Sipas aktorëve të tregut, faktor kryesor ishte ndryshimi i çmimeve të referencës për banesat në kryeqytet. “Nuk ka të bëjë shumë me besimin e ndërtuesve apo ritmet e ndërtimit që nuk kanë rënë madje vazhdojnë me të njëjtin intensitet, ose edhe më të lartë. Ka të bëjë me faktorë që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin, por me besimin e njerëzve për momentin aktual…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se po krijohet brenda Policisë së Shtetit një forcë kombëtare e sigurisë publike, e cila sipas tij, do të jetë e gatshme të përballojë nevojat e Shqipërisë turistike. Komentet Balla i bëri gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, qeveria po prezantonte bilancin turistik të sezonit veror. Balla tha se kjo forcë që po krijohet, është e nevojshme pasi Policia në zona të caktuara, për shkak të familjarizimit, nuk ndërhyn me efikasitet. Ai tha gjithashtu se hedhjes së fishekzjarreve në çdo cep të Shqipërisë, do u vijë fundi, pasi sipas tij,…
Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.