Janë hapur tashmë aplikimet për Lotarinë Amerikane. Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar dhe provuar fatin e tyre. Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila po ashtu ka dhënë detaje mbi aplikimin. Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.
Author: tirana
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkon mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë. “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”-është shprehur Bardhi. PS propozon që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente. Nikolla: “Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor” Çuçi: “Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të…
Policia greke ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të masakrës në Lutsa ku u ekzekutuan me armë zjarri 6 turq. Sipas Protothema.gr, është vendosur në pranga një shtetas turk, i cili u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas atentatit. Ndërsa, po ashtu një tjetër shtetas turk u arrestua pak ditë më parë në Greqi. Atentati mafioz ndodhi pasditen e 11 shtatorit dhe u raportua për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës. Më shumë se 20 gëzhoja u gjetën në vendin e krimit. Sipas mediave turke, viktimat janë anëtarë të bandës Baris Boyun. Ndërkohë 10 anëtarë…
Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Çekisë në “Air Albania” më 12 tetor, sfidë e cila në rast të një suksesi, me 90% kualifikon Shqipërinë për në “Euro 2024”. Trajneri Silvinjo ende nuk ka shpallur listën e të grumbulluarve, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet pas një viti me fanellën kuqezi. Një forcë më shumë në këtë sfidë vendimtare, për më tepër që Broja vjen në formë shumë të mirë, teksa shënoi edhe gol me Çelsin në ndeshjen e fundit. Blutë e Londrës do të luajnë të shtunën në transfertë ndaj…
Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes, pritet të takohen në gjykatë. Sipas këngëtares kanadeze emri i vërtetë i së cilës është Claire Bouchet, CEO i Tesla nuk do ta lejojë atë të shohë fëmijët e tyre. Siç dihet, fëmijët e miliarderit jetojnë me babanë e tyre. Grimes paraqiti një “peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore” më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni, sipas të dhënave të gjykatës të marra nga Page Six të martën. Ky peticion është një mënyrë ligjore për të zbuluar se cilët janë prindërit e fëmijëve kur ata janë të pamartuar, sipas…
Sekuestrohen 35 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa në Shkodër, arrestohet 30-vjeçari. Në vijim të operacioneve policore, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa. Informacioni është administruar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar për kontrolle automjeti me drejtues shtetasin Ndoj Marku. Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike…
Misioni i KFOR-it në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur rreth kërkesave që vijnë nga palë të ndryshme që kjo forcë e NATO-s ta marrë kontrollin e veriut pas sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Nga KFOR kanë thënë se si rezultat i tensioneve që ndodhen në fillim të këtij viti, në Kosovë ishin dislokuar 500 trupa turke nga forca rezervë operacionale e NATO-s për Ballkanin Perëndimor, forca të cilat KFOR tregon që në shtator janë zëvendësuar nga trupat bullgare dhe greke. Nga KFOR-i potencojnë se “forcat rezervë shtesë…
Elvis Pupa ka reaguar pas “refuzimit” të Bogdos për një ndjesë publike ndaj Beatrix. Bogdo postoi një status ku shkruante se ajo që kishte bërë nuk ishte gjë tjetër veçse ushtrim i lirisë së fjalës. “Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb. 1-Lirinë e fjalës. 2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes. 3-Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat”, shkruante Albano. Në reagimin e tij nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, Pupa ka thumbuar hapur aktorin. Duke u shprehur se: “Mënyra sesi një njeri e përdor lirinë e fjalës tregon…
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka shpallur 3 shkencëtarë fituesit e çmimit Nobel për Kimi. Fituesit janë: Mundzi G. Bawendi, Louis I. Bruce dhe Alexei Ekimov. “Çmimi Nobel i vitit 2023 për Kimi shkon për zbulimin dhe zhvillimin e pikave kuantike, nanogrimcave që janë aq të vogla sa madhësia e tyre përcakton vetitë e tyre”, theksoi akademia. Nanogrimcat dhe pikat kuantike përdoren në dritat LED dhe ekranet televizive dhe mund të përdoren gjithashtu për të udhëhequr kirurgët në heqjen e indeve kanceroze, ndër të tjera. Bawendi është profesor në MIT, Bruce është profesor në Universitetin e Kolumbisë dhe Ekimov punon…
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj burg ish efektivin e forcave RENEA Remal Rada, që u kap me snajper në makinë një vit më parë në rreth rrotullimin e Saukut. Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s. Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi u gjykuan me gjykim të shkurtuar. Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi në makina ju gjet nja snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në…
Në letër ishte një “lojë fëmijësh” për Bayern Munich, por në Champions League, në nivele të tilla, asgjë nuk vjen lehtë. Ekipi i Thomas Tuchel vuajti jo pak në transfertë përballë Copenhagen, siguruan një fitore me përmbysje duke zgjatur akoma më shumë rekordin e tyre të pabesueshëm. Kjo ishte ndeshja e 36 radhazi në fazën e grupeve që Bayern nuk pëson humbje(33 fitore dhe 3 barazime). Simboli i këtij ekipi është pa diskutim Thomas Muller, me këtë sukses sulmuesi kap Iker Casillas si lojtari i dytë me më shumë fitore në Champions, plot 101.Pas një pjesë të para të mbyllur…
Pas Gjermanisë edhe Polonia e Republika Çeke duan gjithashtu të vendosin kontrolle të përkohshme kufitare në kufirin sllovak. Shkak rritja e emigracionit të paligjshëm përmes drejtimit të ri të itinerarit ballkanik. Republika Çeke dhe Polonia kanë njoftuar kontrolle më të rrepta në kufijtë e tyre me Sllovakinë. Siç është paralajmëruar nga të dyja vendet, kjo duhet të ndalojë flukset e paligjshme të migracionit dhe të vështirësojë punën e kontrabandistëve. Masa e nevojshme ndaj bandave të kontrabandësKontrollet e përforcuara do të nisin nesër për një periudhë fillestare prej dhjetë ditësh. Megjithatë, periudha mund të zgjatet edhe më tepër. “Kjo është një…