Edhe njëherë tjetër, Rusia mbështet Serbinë kundër Kosovës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, në një intervistë për versionin ballkanik të “Russia Today”, lëshoi sulmet e zakonshme në drejtim të udhëheqësve në Prishtinë. Ajo tha se veç Beogradi është treguar palë konstruktive dhe se dëshiron një zgjidhje kompromisi paqësore. U përgjigj edhe ndaj akuzave të Kosovës se Serbia, me shtysë nga Rusia, po kërkon luftë. “Është një gënjeshtër, e cila ka për qëllim diskreditimin e Beogradit dhe largimin e vëmendjes nga spastrimi etnik që po bëhet në Kosovë dhe Metohi. Gjithashtu, është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga…
Author: tirana
Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi u kap duke vjedhur në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Pojan të Korçës Policia bën me dije se krahas ndalimit të 50-vjeçarit, bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër-mbrojtje për shkak të dhunës së psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti. “Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Z. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e vjehrrit të tij. Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, u pajis me urdhër mbrojtjeje…
Inteligjenca artificiale gjithmonë e më shumë po zë vend në fusha të ndryshme të jetës, e gjithashtu dhe në televizion. Aq sa kohët e fundit, po diskutohet dhe për zëvendësimin e spikereve tradicionale të televizioneve nga inteligjenca artificiale. Pas kësaj një pyetje që ka “zierë” në rrjet ishte ajo se në një rast të tillë, a do pranonte avokati Spartak Ngjela të fliste me një spikere të tillë. Pikërisht këtë pyetje i ka bërë Ola Bruko. “Jo me këta artificialët nuk bashkëbisedoj dot, vetëm me qenien e gjallë”, ishte përgjigjja e avokatit.
Në prangat e Policisë së Rrëshenit ka rënë një mjek ligjor, pasi akuzohet se mori 100 euro ryshfet. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale Z. P., 63 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasit Gj. S., 55 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, se një mjek ligjor i spitalit të Rrëshenit, i kishte kërkuar dhe i kishte marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor për një çështje të 55-vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve…
Avokati i njohur Spartak Ngjela, thotë se nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar për situatën në Veriun e Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç përfundon si Millosheviçi. Sipas tij, serbët që sulmuan në Banjska nuk ishin të përgatitur për atë goditje nga ana e policisë së Kosovës. “Ai ishte një sulm, për të cilin nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Vetëm një herë është rast. Nëse përsëritet është proces. Proces i krimit të organizuar. Çfarë ndodhi? Policia e Kosovës që kishte formacion ushtarak, ishte në nivel shumë të lartë. Goditja e tyre i trembi, i lanë…
Mjekët në Tepelenë kërkojnë të mos mbyllet spitali i tyre, referuar urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili nga 1 janari i vitit të ardhshëm e kthen spitalin në një qendër shëndetësore. Ky urdhër kundërshtohet edhe nga qytetarët e Tepelenës dhe veçanërisht nga mosha e tretë, të cilët janë të pamundur për shërbimet që kërkojnë që të udhëtojnë drejt spitalit të Gjirokastrës. Edhe spitali rajonal i Gjirokastrës, që pretendohet të presë vizitat e qytetarëve nga Tepelena, është në limitet e tij për sa i përket mjekëve specialistë. Në këtë spital dy prej specialiteteve janë vakante, ndërsa të tjerët kanë vetëm…
Masakra e tmerrshme e 11 shtatorit në Lutsa, ku gjashtë persona u ekzekutuan në një atentat mafioz, detajet e së cilës ende vijojnë. Nga hetimet e kryera janë vënë në pranga dy shtetas turk. Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinj nga Turqia të moshave 28 dhe 32 janë arrestuar nga policia. Nga dëshmitë dhe pamjet e kapuar në kamerat e sigurisë në zonë, rezultoi se 32-vjeçari ka çuar në vendin e mgjarjes bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar dhe më pas ka shkuar në strehën e viktimave për t’i çuar drejt vdekjes. 28-vjeçari ka mbetur në rrugën Arionos ndërsa…
Teksa pritjes së Dancing With the Stars po i vjen fundi, një tjetër surprizë është zbuluar ditën e sotme. Producentja Sara Hoxha ka treguar se në premierën e madhe do të ketë një performancë magjike. Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale. Spektakli i kërcimit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.
Këtë të mërkurë një aksident është regjistruar në Fushë-Krujë ku mjeti tip ”Benz” ka përplasur një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja. Informacioni paraprak Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, ditën e premte, më datë 6 tetor në Tiranë organizohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit. Ky takim do të mbledhë bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e samitit. AXHENDA: 9:00 – 09:30 a.m. Mbërritja e krerëve të delegacionëve *Livestream, Mediat zyrtare (pjesë e delegacioneve) 9:30- 10:15 a.m. Hapja e Sesionit I *Vetëm mediat zyrtare të…
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi. Një 13-vjeçare shkoi në spital me dhimbje të forta barku, por lindi një fëmijë pa ditur që ishte shtatzënë. Prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik. Pediatri i dha një klizmë për t’u qetësuar, siç është përshkruar në këto raste. Mjeku pasi pa vonesën e vajzës e cila kishte shkuar në tualet, shkoi dhe e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur. Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka…
Parlamenti Europian diskutoi lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës, ku disa deputetë bënë thirrje për sanksionimin e Serbisë. Më konkretisht, u kërkua nga Bashkimi Europian që të ngrijë fondet për Serbinë. Deputeti kroat, Tonino Picula, duke folur në emër të grupit socialist, kërkoi masa ndaj Beogradit pas sulmit të 24 shtatorit, të cilin e quajti agresion terrorist. “Jemi të shqetësuar për sjelljen e Serbisë edhe pas këtyre ngjarjeve”, u shpreh ai. Eurokomisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç, nënvizoi rëndësinë që autorët e sulmit të armatosur në Banjskë të vihen para drejtësisë dhe kërkoi nga Serbia bashkëpunim…