Author: tirana

Kharkiv është një nga qytetet martire të luftës në Ukrainë. Më shumë se 500 ditë pas bombave të para, banorët e qytetit më të madh në verilindje të Ukrainës, vetëm 15 milje nga kufiri rus, po përpiqen të gjejnë një ekuilibër mes tmerrit dhe jetës. Sirenat e sulmit ajror shkaktojnë terror dhe panik. Sot ata kanë mësuar të jetojnë me apo edhe të injorojnë tingujt e luftës. Tani është kolona zanore e jetës së tyre të përditshme. Ndër bizneset që vazhdojnë të operojnë është edhe një strip club. Flash Dancers është i vetmi në Kharkiv në pronësi të grave, raporton…

Read More

Trajneri i shahut Kristaq Andoni ngriti shqetësimin për mungesa e një hapësire ku bëhen stërvitje apo ku mund të organizohen konkurse për shahistët pa dallim moshe. “Nëse më pyesin sot se çfarë i mungon shahut në Shqipëri, do thosha një ambient për t’u stërvitur…Aktualisht të gjithë shahistët stërviten në kushte shtëpie, pasi nuk kanë një vend për të ndjekur talentin e tyre” shtoi ai, edhe pse në Kampionatin e Klubeve të Shahut që po zhvillohet tani në Durrës, për herë të parë në Shqipëri, ku kanë ardhur rreth 700 shahistë nga e gjithë bota, ne u përfaqësuam me 5 ekipe…

Read More

Presidenti Volodymyr Zelensky, thotë se Ukraina do të bëjë gjithçka për të fituar luftën kundër Rusisë. ”Ka lodhje, por ne do të bëjmë gjithçka për të mposhtur armikun tonë dhe kundërsulmi ynë po përparon madje po bëjmë gjithçka për të zmbrapsur armikun”, tha ai. Zelensky tha se SHBA po mbështet Ukrainën në këto momente të vështira dhe se është i bindur se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Read More

Ish-presidenti Donald Trump po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai ka dhënë informacione të rreme mbi vlerën e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ngriti padi kundër zotit Trump, dy djemve të tij të rritur dhe kompanisë së tij. Ish-presidenti Donald Trump është kthyer në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Këtë radhë ai po përpiqet që pasuritë e paluajtshme të mos bien në zotërim të shtetit të Nju Jorkut. Zoti Trump akuzohet se ka ekzagjeruar në miliarda dollarë vlerën e pronave…

Read More

Tashethemeve për një marrëdhënie jo të mirë mes Dua Lipës dhe Selena Gomez i ka sqaruar kjo e fundit. Fansat aluduan për një mosmarrveshje mes dyshes kur këngëtarja e njohur hoqi Dua Lipën nga rrjetet sociale në muajin qershor. “Ishte një aksident”,-sqaron ylli i filmit “Only Murders in the Building” në një intervistë të re. Gomez që atëherë e ka rindjekur krijuesen e hitit “Levitating”, por nuk ka shtuar më të famshëm të tjerë që më parë i kishte në listën e personave që ndiqte, duke përfshirë Zayn Malik, Gigi dhe Bella Hadid. Pavarësisht vendimit për të hequr ish-anëtarin e…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë konferencës për shtyp tha se aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, ndërsa inflacioni ka ardhur në rënie. “Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Me gjithë ngadalësimin e përkohshëm, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në të ardhmen ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Inflacioni vijoi të shënojë rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive prej 4.2% dhe…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi u nderua me titullin “Kalorës i Meritës” nga presidenti i Italisë. Titulli i lartë iu dorëzua Agaçit nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, në një ceremoni të zhvilluar pranë Ambasadës italiane në Tiranë. Vetë Agaçi, shprehu në gjuhën italiane, domethënien dhe rëndësinë që ka për të ky titull. Titulli sipas tij, është shenjë “përkatësie”, në frymën e pastër të urdhrave kalorësiakë nga të cilët vetë “Urdhri i Meritës” ka zanafillën e vet. “Titulli i nderit ka për mua një vlerë të pamasë, jo vetëm pasi shoh të vlerësohen me…

Read More

Djemtë në Tiranë janë bërë më tërheqës, po kujdesen më shumë për pamjen e tyre dhe sipas një vëzhgimi nga Zogu i Tiranës, i cili pretendon se ka marrë edhe shumë ngacmime nga ta shumica prej tyre janë gay. Ai thotë se gjysma e shqiptarëve janë gay. Sipas Zogut të Tiranës, kjo vjen pasi gjithmonë e më shumë meshkujt po bëhen më të kuruar, më të palestruar, me tatuazhet, të depiluar gjithnjë e më shumë dhe së fundmi po frekuentojnë edhe qendrat estetike.

Read More

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shënvasil, Lukovë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë gjetur të kultivuara në një sipërfaqe toke 244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin…

Read More

Deputeti i grupit të PD-së vulës, Kreshnik Çollaku ka quajtur të paprecedentë rrëzimin e kërkesës për interpelancë lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për marrjen nën kontroll të veriut të Mitrovicës nga KFOR. Çollaku thotë se Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe PS-ja rrëzuan kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij lidhur me situatën në veri të Kosovës. ”Shqetësues është se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç. Ka disa arsye se pse Vuçiç e bën këtë kërkesë. Marrja nga ana e…

Read More

Fero i kërkoi falje Arbenitës me anë të një letre publike. Reperi i kërkoi një mundësi të fundit për t’u rikthyer bashkë, por mesa duket modelja nuk ka pranuar. Nga ana e Arbenitës, nuk ka pasur asnjë reagim, kësisoj Fero ka vendosur të fshijë postimin dhe çdo foto me modelen. Letra e Feros: Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet… Eh sa merzitem kur nuk…

Read More

Një mësues në fshatin Zall Bastar në Tiranë është kërcënuar ditën e djeshme nga një 50 vjeçar. Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se autori është arrestuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Zallbastar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur një mësues, për shkak të detyrës”, njofton policia.

Read More