Një depo plastike në qytetin kroat lindor të Osijekut është përfshirë nga një zjarr masiv, i cili më pas u përhap në një ndërtesë fqinje ku ruhen kimikatet. Për shkak të tymit të dendur raportohet se shkollat në vendbanimet fqinje Antunovac, Ernestinovo, Ivanovac, Lasllovo, Cepin dhe Vuka u mbyllën. Djegia e plastikës prodhoi një sasi të madhe tymi dhe gazra toksikë që u përhapën për shkak të erërave të forta.
Author: tirana
Stilistja Klodi Mengri ndau për herë të parë kujtime me mikeshën e saj të ndjerë Rudina Dervishi. Ato njiheshin prej 26 vitesh dhe ruanin një miqësi të ngushtë, vitet e fundit në distancë pasi Rudina ishte zhvendosur në SHBA për shkak të punës. Shumë e prekur, Klodi kujtoi vizitën e fundit në Amerikë, një vizitë jo ashtu siç ato të dyja e kishin imagjinuar. “Nuk e pranonte në asnjë mënyrë, nuk e pranonte vdekjen. Nuk donte ta pranonte. Unë isha aty në ato 10 ditë që ishte prezent se çfarë do të ndodhte. Të gjitha faktet shkencore thoshin që duhet…
Për David dhe Victoria Beckham, çifti ikonë për të cilin koha duket se nuk ka kaluar aspak, gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. Janë përballur me akuza për tradhti dhe thashetheme të ndryshme, që vite më parë mund t’i kishin çuar drejt ndarjes. Në një rrëfim tejet të sinqertë, Victoria Beckham ka folur për trazirat emocionale që kaloi 20 vite më parë për shkak të tradhtisë së supozuar të David me Rebecca Loos. Gjatë kohës kur Davidi luante me ekipin e Realit, pati thashetheme se ai e kishte tradhtuar Victoria-n me modelen holandeze. Ish-Posh Spice e përshkruan atë periudhë si…
Analisti Sadri Ramabaja, thotë se kapja e Milan Radoiçiç dhe më pas lirimi i tij ishte një skenar i përgatitur me variante të ndryshme. Sipas tij Radoiçiç nuk e kishte parashikuar dështimin e terroristëve serbë. “Aksioni i njësisë paramilitare, natyrisht i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë. Ndërkaq dështoi, falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Është e qartë se në vijnë vertikale nëse e shohim çdo gjë ka shkuar sipas marrëveshjes paraprake, jo thjesht të Aleksandër Vuçiçit, por edhe të mentorit…
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë ka përcaktuar fushën e përgjegjësisë që do të ketë ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: a) Ndjek hartimin dhe realizimin e zbatimit të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore; b) Bashkërendon punën për propozimin, përmirësimin dhe hartimin e projektakteve ligjore e nënligjore në fushën…
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shkak të luftës në Ukrainë municioneve “po u vjen fundi”, tha të martën kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer. NATO ka ushtruar trysni për nxitje të prodhimit në fushën e mbrojtjes për të përmbushur kërkesat në rritje për armë dhe pajisje ushtarake që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo sepse vendet aleate jo vetëm që po nxitojnë të furnizojnë Kievin, por gjithashtu po kërkojnë të mbushin depot e tyre. Duke folur në ditën e parë të Forumit të Sigurisë në Varshavë,…
Një adoleshente iraniane, Armita Geravand, pas një përplasjeje me autoritetet në metronë e Teheranit për një shkelje të ligjit të hixhabit, ka përfunduar në koma prej dhunës barbare. Zyrtarët e Republikës Islamike mohojnë se ka pasur një takim mes policisë dhe Geravand, duke pretenduar se 16-vjeçares i ra të fikët “për shkak të presionit të ulët të gjakut”. Lajmi për shtrimin në spital të Geravand filloi të përhapet të dielën kur gazetari iranian me bazë në Londër, Farzad Seifikaran, shkroi në rrjete sociale se adoleshentja dhe miqtë e saj u ndaluan nga policia pasi dyshohet se nuk mbanin hixhab. Ajo…
Kupa e Botës 2030 do të jetë e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi i 100-vjetorit të turneut (që filloi në vitin 1930, në Uruguaj), tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Amerikën e Jugut (Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj) dhe pjesa tjetër do të ndahet midis tri vendeve që hodhën kandidaturën e përbashkët për Kupën e Botës: Portugali, Spanjë dhe Marok. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, presidenti Gianni Infantino deklaroi: “E para nga këto tri ndeshje sigurisht që do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka. Në stadiumin mitik…
Pas SHBA-së, BE, edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate në Facebook, lidhur me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të drejtësisë në vend. Ambasada ka shprehur shqetësimin lidhur me kërcënimet, ndërsa shton se të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Reagimi i plotë: Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në reagim të lajmeve të publikuara nga disa medie lidhur me mbylljen e Spitalit të Tepelenës sqaron se nuk ka asnjë plan për të mbyllur Spitalin e Tepelenës. Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, në përputhje me sëmundshmërinë, demografinë, gjeografinë dhe nevojat e paplotësuara. Në kuadër të këtij Plani, janë analizuar aktivitetet e spitaleve, burimet njerëzore, aparaurat dhe distancat. Spitali i Tepelenës ka 72 shtretër dhe në vitin 2022 ka kryer gjithsej 160 shtrime, 35 EKG, 7 Echo, asnjë egzaminim roentgenografik.…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke folur për aksionin opozitar dhe bashkimin e deputetëve të grupimit Bardhi-Berisha, thotë se opozita duhet të rakordojë veprimet e saj. Për të grupimit duhet ti bashkohet edhe Lulzim Basha. Sipas Dukës, duhet të bëhen dy formacione politike, që të bëhen më pas bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025. ”Ne jemi shumë shpejt që të bëjmë aleancë për 2025. Ajo është që kemi në qendër të vëmendjes është ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nëse ndryshon Kodi Zgjedhor çdo parti politike mund të ndryshojë. Duke shkuar tek Rithemelimi i japim jetë Berishës. Ne edhe votimet…
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka dënuar kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë, duke iu referuar dëshmive të të penduarit Artan Tafani. Në reagim theksohet se mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. “BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës.”