Aurela Basha feston sot datëlindjen. Kreu i PD-së vulës, Lulzim Basha e ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto në të cilën shihen së bashku të përqafuar. Aurela Basha ka zgjedhur të mos shfaqet shumë publik dhe rastet kur ajo del në krah të bashkëshortit janë të rralla.
Author: tirana
Në Shqipëri sistemi shëndetësor vijon të përballet me probleme edhe pse vitet e fundit janë bërë përparime. Pagesat e qytetarëve nga xhepi megjithëse kanë paguar kontribute shëndetësore, janë mbi mesataren e vendeve të BE, dhe rëndojnë buxhetin e familjeve. Disa ekspertë po nxisin diskutime për një model të ri të ofrimit të shërbimeve që parashikon rritjen e sigurimeve shëndetësore, dhe rimburisimin e shërbimeve mjekësore edhe në spitalet private me qëllim për të përmirësuar sasinë dhe cilësinë e tyre. Autoritetet kanë rezerva për këtë model, ndërsa thonë se po shtojnë kontratat me strukturat private për shërbime që mungojnë në ato publike.…
Gjyqtari që ka nën kontroll procesin civil në dëm të Donald Trump lëshoi një urdhër për heshtjen e tij, pasi ish-presidenti bëri komente përçmuese për një nëpunëse të gjykatës. Trump kishte sulmuar asistenten e gjyqtarit Arthur Engoron përmes një postimi në rrjetin e tij social, “Truth Social”. Vetë gjyqtari paralajmëroi me “sanksione serioze” nëse urdhri i tij shkelej. Trump ka bërë vazhdimisht sulme personale ndaj gjyqtarit duke e quajtur atë një “të çmendur” dhe një “gjykatës mashtrues”. Por urdhri i dhënë të martën kufizon dhe ndalon komentet kundër institucionit të drejtësisë dhe stafit të tij. Trump postoi një foto të…
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa pas përfundimit të seancës për Butrintin në Gjykatën Kushtetuese, tha se Avokati i Popullit nuk i ndryshoi parashtrimet e tij. Zhupa u shpreh se nga ana tjetër se KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) ka ndryshuar qëndrim, sipas saj, pas presioneve dhe një komunikimi me Elva Margaritin. Ajo shtoi se gjykimi për Butrintin do të vazhdojë dhe se kjo çështje do të fitohet në Gjykatën Kushtetuese. “Avokati i Popullit i qëndroi qëndrimit të vetë dhe nuk i ndryshoi parashtrimet e tij. Jam e zhgënjyer dhe dua të di presionet që janë ndërmarrë ndaj KLSH që…
Juristi Romeo Karaj vlerëson se procesi për çështjen “Gërdecit” ka ecur shumë ngadalë. Në një intervistë për ABC News, Karaj u shpreh se Shkëlzen Berisha duhej të ishte i pandehur, e jo të thirrej si dëshmitar. “I gjithë procesi po shkon me shumë ngadalësi, është peng i një perceptimi që, është arritje e madhe që personat që quhen të paprekshëm si familja Berisha, një prej tyre, Shkëlzen Berisha, më në fund po shkon dëshmitar. Ndërkohë që e gjithë bota, në mjaft artikuj, në gjithë këto vitet e fundit, e kanë përmendur atë si kokën e korrupsionit, që qëndron pas kësaj…
Kanë kaluar 24 orë nga aksidenti tragjik në Venecia, edhe ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat. Pritet që autoritetet të përdorin mostrat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e disa prej pasagjerëve që nuk ishin pajisur me dokumente identifikimi. Autobusi elektrik u përplas përmes një pengese të martën në mbrëmje në Mestre dhe u zhyt pothuajse 15 metra. Mestre lidhet me Venecian përmes një ure. Tre fëmijë, përfshirë një foshnjë, ishin në mesin e viktimave, sipas zyrtarëve. Autobusi po transportonte 39 turistë nga qendra e Venecias për në një kamping. Ngjarja është cilësuar si një tragjedi e madhe nga…
Michael Jordan është atleti i parë profesionist që renditet në mesin e 400 njerëzve më të pasur të Amerikës, sipas Forbes. Legjenda e NBA-së hyn në listën e Forbes 400 në numrin 379, pasi ka shitur shumicën e aksioneve të tij në Charlotte Hornets në fillim të këtij viti. Ai fitoi statusin e miliarderit në vitin 2015, pjesërisht përmes marrëveshjes së tij të miratimit me Nike, por edhe përmes kontratave fitimprurëse me Hanes, Gatorade dhe Upper Deck. Jordan është bërë i njohur për filantropinë e tij, duke bërë një donacion rekord prej 10 milionë dollarësh për Make-A-Wish America për nder të ditëlindjes…
Pirja e kafesë përpara se të hani diçka mund të ketë efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës. “Ne e dimë që gati gjysma prej nesh do të zgjohet në mëngjes dhe para se të bëjë ndonjë gjë tjetër, do të pijë kafe. Në mënyrë intuitive sa më shumë të lodhur të ndjehemi, aq më e fortë është kafeja,” thotë profesori James Betts, profesor dhe bashkë-drejtor i Qendrës për Ushqyerjen. Për studimin e tyre, studiuesit në Universitetin e Bath morën 29 burra dhe gra të shëndetshëm për të marrë pjesë…
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me nëntë shtete të reja, përfshirë Ukrainën, do t’u kushtonte anëtarëve ekzistues më shumë se 256 miliardë euro. Kostoja e madhe e zgjerimit është zbuluar ndërsa 51 liderët evropianë zbresin në Granada të Spanjës për një takim të komunitetit politik evropian dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për nëntë fqinjët në radhë për t’iu bashkuar BE-së. “Të gjitha shtetet anëtare duhet të paguajnë më shumë dhe të pranojnë më pak nga buxheti i BE-së. shumë shtete anëtare që aktualisht janë pranuese neto do të bëhen kontribuues neto”, thuhet në dokumentin e sekretariatit të Këshillit të…
Nga Ylli Pata Kush e mban mend kohën e sherrit që shastisi deri edhe Merkelin e Makronin, e këtu dogji panelet e darkës, shikon se thuajse e njëjta skemë po rikthehet. Por këtë radhë me aktorë të ndryshëm: në Prishtinë nuk është Ramushi kryeministër, por Albin Kurti. i cili, duket se po orienton një sulm politik ndaj Edi Ramës, duke i dhënë natyrisht ngjyrimin e kush është armiku apo vëllai i Vuçiçit në këtë rast. Kur shikon hyrjën në fushë të disa personazhe politikisht irilevantë në Kosovë si Edita Tahiri, që njihet në Shqipëri vetëm si kundërshtare e Ramës, kuptohet…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner nënshkruan pasditen e kësaj të mërkure marrëveshjen “Programi infrastruktura bashkiake V, pjesa e dytë”, i cili ka në fokus përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të përdorur dhe trajtimit të tyre në disa bashki të vendit. “Ky program është një ndër më të mëdhatë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjatë festës së Gjermanisë dje, theksova se sa mirënjohës jam me bashkëpunimin me Shqipërinë. Roli i Shqipërisë është i shumëfishtë, qoftë edhe në kontekstin në BE. Ngjarje të tilla…
Nga Mero Baze Ka dy tendenca të dëmshme në raportet politike mes Shqipërisë dhe Kosovës për krizën e fundit. Një tendencë është “policimi” i Edi Ramës dhe përpjekja për të demonizuar dhe keqpërdorur çdo fjalë dhe lëvizje diplomatike të tij, deri në bezdi. Kur ngre zërin në Këshill të Sigurimit i thonë e teprove se nuk i takon Shqipërisë të bëj fletërrufe Rusisë, kur bën thirrje të mbështetet politika e Perëndimit për Kosovën, i thonë i shitur tek Boreli e Lajçaku, kur sulmon Borelin dhe nuk linjëzohet me Evropën i thonë po dëmton Kosovën, kur thotë të shtohet prania e…