Author: tirana

Nga Shenoll Muharremi Tokë e Askujt Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur. Të riut nga Tirana, iu gjet një armë e llojit “Berreta”. Pas informacioneve të marra për një të ri, që lëvizte i armatosur Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Erion Sejdinit, teksa lëvizte në këmbë në lagjen “Hajro Çakerri”. Nga kontrolli i ushtruar 38-vjeçarit iu gjet një armë e llojit “Berreta”, ndërsa në banesën e tij në Tiranë uniformat blu gjetën veshje kamuflazhi ushtarake dhe dy këllëfë pistolete.

Read More

Viti 2023 do të mund të jetë më i nxehti në histori, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për ndryshime klimatike, copernicus. Shtatori më i nxehtë në gjithë botën, ndonjëherë, është regjistruar pas një vere me rekord temperaturash të larta, ka thënë Copernicus. Temperaturat në shtator, këtë vit, kanë qenë gjysmë grade më të larta sesa në shtatorët më të nxehtë në të kaluarën dhe pothuajse një gradë më të larta sesa shtatorët në periudhat 1991- 2020. “Temperaturat e pashembullta në këtë shtator që e pason një verë me temperatura rekorde, i kanë thyer të gjitha rekordet në shkallë të jashtëzakonshme”,…

Read More

Jo vetën më Britaninë e Madhe ka banesa bari. Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Marikaj të Vorës, ku ka shpallur në kërkim pronarin, dhe po procedohet bashkëshortja. ”Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L.Sh, nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë”. Njoftimi i plotë Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vihet në pranga një punonjës i…

Read More

Këtë të enjte, afro 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent. Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian – pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit. Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit, dhe për pasojë është vrarë një polic. Në shkëmbim e sipër…

Read More

1 milion euro pasuri e dyshuar që është vënë nga veprimtari kriminale, është sekuestruar nga Policia në Elbasan. Pasuritë i përkasin një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”. Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar…

Read More

Ndërsa është vendosur në rrezik financimi për Ukrainën për shkak të paqëndrueshmërisë në Kongres, Presidenti Joe Biden thotë se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për të bindur popullin amerikan që të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit që po mbrohen ndaj sulmit të Rusisë. “Do të paraqes argumentin se është në të mirë të Shteteve të Bashkuara që Ukraina të dalë me sukses”, tha Presidenti Biden të mërkurën ndërsa po përballej me pyetjet e gazetarëve. Komentet vijnë pas largimit dramatik të martën të republikanit Kevin McCarthy nga detyra e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe pasi Kongresi nuk përfshiu në…

Read More

Gazetarja angleze Alice Taylor është diplomuar në gjuhën shqipe. Gazetarja tha se për të provimi ishte pak i vështirë, pasi gjuhën shqipe e ka mësuar në mënyrë autodidakte, por arriti të merrte notën 7. “Jam shumë e lumtur se para se të bëja provimin kisha shumë frikë se mendova se nuk do e kaloja. Por ia dola. E mora vetë jo me lekë. Pagova vetëm tarifën 5 mijë lekë”,-tha gazetarja. E pyetur se çfarë kishte më të vështirë në test, Taylor tha se shkrimi i gjuhës shqipe është shumë i vështirë për të pasi ajo e ka mësuar vetë këtë…

Read More

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e ish-presidentit Donald Trump ka rënë me 300 milionë dollarë, në 2.6 miliardë dollarë, duke bërë që ish-presidenti të zhvendoset në listës e 400 njerëzve më të pasur të botës. Veç përballjeve gjyqësore, Trump ka shpenzuar shumë edhe me rrjetin social “Truth”, platforma që u krijua prej tij, pasi u përjashtua nga X dhe Facebook, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kongres. Edhe më herët Donald Trump ka humbur pozicione në listën e Forbes, fillimisht në 1990, kur ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme Trump. Humbja më e madhe ishte ajo e vitit 2021, pasi humbi…

Read More

Sot dhe nesër, do të mbahet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë në këtë sektor. Kryeministri Edi Rama thotë se në këtë panair do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë. “Mirëmëngjes, dhe me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin…

Read More

Një shqiptar ishte dëshmitar i aksientit tragjik të ndodhur të martën e 3 tetorit në Mestre të Venecias në Itali, ku një autobus ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore në Mestre duke shkaktuar 21 të vdekur. Bujar Bucaj i cili është pronar i një lokali në atë zonë ka parë të gjithë skenën nga vendi ku punonte dhe menjëherë ka shkuar për të dhënë ndihmën e parë. “Po punoja në restorantin tim që është përballë hekururdhës. Nga vetrata e lokalit pashë autobusin që u rrëzua. Kur pashë tymin e madh vrapova. Kalova shinat e hekururdhës dhe shkova atje.…

Read More

Dashi Të enjten në dashuri ka pak pasiguri dhe gjithashtu nervozizëm. Mundohuni të jetoni gjithçka me më shumë qetësi. Në punë prisni disa probleme, sidomos nëse punoni me publikun. Do të shihni që pak nga pak gjithçka do të jetë mirë. Ju do të jeni në gjendje të merrni një kënaqësi të madhe. Demi Të enjten 5 tetor hëna nuk ju mbështet me vëmendje maksimale në dashuri. Në punë mundohuni të tregoheni më bujarë me kolegët. Binjakët Të enjten këtë mbrëmje ju shohim pak të dashuruar. Në punë ka gjithmonë shumë angazhime por nuk mungojnë kënaqësitë. Do të shihni që…

Read More