Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë përplasur në Kuvend. Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD-së për kreun e grupit parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar dhe në këtë postë është Flutura Açka. Sakaq, Bardhi e akuzoi se është pikërisht Basha ai që ka përfituar dy kate nga një kullë në në nga zonat më të shtrenja të tiranës. Basha i ftoi të votojnë Vetting-un e politikanëve dhe sipas tij gjithsecili prej deputetëve do të duhet të japë llogari. Kurse Bardhin e quajti shpifës dhe gojë çorap i pistë.…
Author: tirana
Aktori i famshëm me dhjetëra role ikonike në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është larguar nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh sukses dhe karrierë të shkëlqyer si artist. Veleshnja është blerë nga televizioni “MCN”, ku pritet të shfaqet me programin e tij. Me largimin e tij u plotësua kollona e treshes së aktorëve që konsideroheshin shtylla e “Portokalli”-së, përkatësisht Rezart Veleshnja, Florian Binaj e Renada Caci. Për fansat e shoë-t më jetëgjatë të humorit lind pyetja: E tani kush ngelet në “Portokalli”?!
Se kush është në krye të Partisë Demokratike është sërish temë e diskutimit në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të Kuvendit, sipas së cilit nuk po i njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur prej tij. “Sot është data 5 tetor, me 4 tetor ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD, u bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme, injorohen dhe nëpërkëmben nga ana juaj, faktoi është që ju nuk keni bërë publik asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur…
Sherri brenda PD-së, sot u bë live në seancën plenare në Kuvend. Si kurrë më parë, Lulzim Basha lëshoi lum akuzash ndaj grupit të Berishës dhe Bardhit. Irritimi i Bashës erdhi pas Kuvendi i Shqipërisë, njohu si kryetar grupi të PD-së, Gazment Bardhin dhe jo Flutura Açkën, të deleguarën e Bashës në këtë post. Ai i kërkoi Bardhit para Kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave, të dalë dhe ta thotë publikisht. “U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëparshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Ju thatë se do bënit publik…
Një ngjarje e frikshme është denoncuar në Greqi. Një nënë ka denoncuar bashkëshortin pasi tentoi të përdhunonte djalin e tyre 9-vjeç në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Halkida, ku nëna 49-vjeçare ka raportuar në polici se bashkëshorti teksa po e priste në shtëpi, tentoi të përdhunonte të birin. 39-vjeçari akuzohet për tentativë përdhunimi, akte seksuale me të mitur dhe shkelje të ligjit për dhunën në familje, ndërsa i mituri pritet të kontrollohet nga mjeku.
Këtë të enjte ka Kuvend dhe deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar me bukë me vete. Një bukë masive në sqetull, teksa është ndalur për mediat dhe ka folur për rritjen e pensioneve. Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke.Për të është e turpshme, duke nisur nga vetja, që ka atë rrogë. “Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë. Luks i shfrenuar për…
Këtë të enjte, kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në SPAK. Pak ditë më parë përmes juristëve të tij Alfed Belerit, në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzimet e konstatuara nga KLSH në periudhën 2019 -2021 kur ky institucion drejtohej nga Jorgo Goro. E pikërisht për këtë kallëzim, Goro është thirrur ditën e sotme në SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët. Goro vijon të jetë në detyrë, për shkak se Fredi Beleri nuk është betuar ende, ndonëse ia doli të fitonte në zgjedhjet e…
Dj Geek pas ndarjes nga Dafina Zeqiri dhe grupi i saj “Moneyz”, do të nis një rrugëtim të ri me Loredanën. Ai ka treguar publikisht mbështetjen e tij ndaj reperes duke ndarë në Instagram këngën e saj të fundit shoqëruar me emojin e një kupe. Deri tani nuk ka ende detaje mbi bashkëpunimin e tyre. Vlen të theksohet se kjo vjen në një moment kur Dafina dhe Mozzik kanë paralajmëruar një bashkëpunim bashkë. Deri tani kanë zbuluar vetëm se projekti do titullohet “Pahiri” por nuk ka një datë se kur do publikohet.
Më 16 tetor, Tirana pret Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, e para herë jashtë kufijve të BE-së. Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa prej emrave të liderëve europianë që marrin pjesë, teksa deklaron se po bëhen përgatitjet e fundit. “Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkon Kuvendit që të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit. Po ashtu ai thotë se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë me deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.
Nga Shenoll Muharremi Tokë e Askujt Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë…
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur. Të riut nga Tirana, iu gjet një armë e llojit “Berreta”. Pas informacioneve të marra për një të ri, që lëvizte i armatosur Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Erion Sejdinit, teksa lëvizte në këmbë në lagjen “Hajro Çakerri”. Nga kontrolli i ushtruar 38-vjeçarit iu gjet një armë e llojit “Berreta”, ndërsa në banesën e tij në Tiranë uniformat blu gjetën veshje kamuflazhi ushtarake dhe dy këllëfë pistolete.