Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës në seancën e sotme plenare në Kuvend ku pati edhe sherr dhe debate, tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën. ”Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për të miratuar një qëndrim, i cili në atë rezolutë që unë kam parë në grupin tonë parlamentar, është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë sot Shqipëria në atë situatë, ku të dënojë sulmin dhe natyrshëm t’i gjendemi pranë Kosovës. Këtë presin edhe kolegët tanë në parlamentin e Kosovës, të cilët edhe ata janë të mbledhur në Kuvend.…

Read More

Tensionet nuk kanë të sosur në seancën plenare. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon çështjes së Kosovës. Tabaku i kërkoi Spiropalit që të pushonte, ndërsa i sugjeroi që mos të bëhej një garë se cila rezolutë për Kosovën ishte më e mirë. “Elisa më dëgjo, pusho! Kjo lufta që rezoluta ime më e mirë se e jotja, duhet të marrë fund. Zonja kryetare, dua t’ju informoj se PE pati debat për Kosovën. Njeri është ajo që bën dhe jo ajo çfarë thotë. T’iu lëmë debatet se kush rezolute…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku i është vënë eksploziv lokalit në pronësi të një gruaje. ”Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”-informon Policia.

Read More

Përveç sherrit brenda PD-së, sot në Kuvend u shënua dhunë. Një operator i mediave të akredituara është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të Berishës. Në momentin që po filmohej, Berisha po shihte një video denoncim që i kishte ardhur në Whatsapp. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë. “Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka,…

Read More

Mbështetësit e Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se po pret urdhrin nga kryeministri Edi Rama për të njohur kryetarin e Partisë Demokratike. Luan Baçi thotë se Nikolla po mban peng parlamentin dhe po pengon punën e tij. Sula: Je thjesht formale aty, the ia dërgove kërkesën këshilltarëve, ka një muaj dhe akoma nuk keni marrë përgjigje. Nuk keni marrë akoma urdhrin se çfarë duhet të bëni. Jemi republikë kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga Kryeministri. Nuk ka…

Read More

Deputetja e PD-së Flutura Açka, së cilës Basha i ka deleguar postin e kryetares së grupit të PD-së, i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i fundit tha sot në foltore se Bashën e ndjekin tre vetë. Açka tha se anatemohet pasi mëkati i vetëm është se nuk ka qarë dot babën në PD. Deputetja e krahasoi situatën në PD me KPD-në e famshme të Fatos Nanos, por tha se janë tre B të lënduar që po e bëjnë ose më mirë dy B pak të tërbuar dhe një B i vaksinuar me Europë, duke iu referuar Berishës, Bardhit e…

Read More

Një 3-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pas vizitës te një klinikë dentare. Prindërit kanë denoncuar vdekje e vogëlushit në polici. Ai shkoi në klinikë për të mbushur një dhëmbë për shkak të dhimbjes. Pasi i ka bërë mjeku grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka nevojë për 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve është vendosur të ndërhyhet me narkozë. Pasi ka mbaruar, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por…

Read More

Sali Berisha dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kanë replikuar së seancën e kësaj të enjte në Kuvend për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt”. Spiropali: Sot më kujtuat një film realist që doktori duhet ta dijë se e ka bërë karrierën e tij, si në këto filma. Disa diversantë dhe sigurimsa, ju jeni në rolin e sigurimsit, dhe merren me njëri tjetrin. Saliut mund t’i shkojë për shtat ajo shprehja; memecit i erdhi goja. Në këtë rast zotit…

Read More

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për veriun e Kosovës dhe thirrjen e një konference të re ndërkombëtare. Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit dhe akuzoi Edi Ramën si antishqiptar për qëndrimet e tij pas ngjarjeve në veri të Kosovës dhe e quajti ”krim-ministër”. “Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata skandaloze se veriu i Kosovës është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, më të shpifur se kjo deklaratë. Pse e fali jetën Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, që aty të…

Read More

Nën prezencën e 55 Bashkive në Shqipëri, u zhvillua sesioni dedikuar Punës Rinore nëpërmjet Sipërmarrjeve Bashkëpunuese dhe rolit te Kongresit Rinor Kombëtar. Drejtoresha Ekzekutiv e KRK, Dafina Peci, prezantoi rrugëtimin dhe sfidat e 10-vjeçarit të KRK.Ajo u ndal në punën dhe nismat e realizuara me 12 Bashkitë mbi krijimin e Planeve Socio-Ekologjike dhe bashkëpunimet e ndërtuara në këtë drejtim. Peci theksoi gjithashtu se programi Tirana EYC 2022 ishte një shembull i rëndësisë dhe impaktit që bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile solli për të mbështetur dhe fuqizuar projekte rinore në të gjithë Shqipërinë. “Puna jonë vijon për…

Read More

Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, sot po tregon një sjellje agresive në Kuvend. Ai i është përgjigjur ministres Elisa Spiropalit, duke i thënë se kanë varrosur kërkesën e PD-së për interpelancë me Ramën, sa i takon deklaratës së këtij të fundit për të marrë në kontroll veriun e Kosovës. ”Zonja ministre, ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD e varrosët bashkë me kryetaren e kuvendit në konferencën e Kryetarëve sepse nuk doni që Rama të vijë e të japë llogari. Të japë llogari se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim…

Read More

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare, tha se Lulzim Bashës i erdhi goja dhe u kërkoi opozitës të zgjidhin hallet brenda familjes pasi po ndikojnë në çëshjet politike të brendshme por dhe përtej kufirit. “Lulzim Bashës i erdhi goja në Kuvend. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështje e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësit në çështjet tona në reformën zgjedhore por po doni ta eksportoni dhe në Kosovë”,-tha Spiropali.

Read More