Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qëndrimet për Kosovën, Berisha: ”Krim-ministri” është në sintoni me Vuçiç. NATO i ka përçmuar deklaratat e Ramës

11:05 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KUVENDI 0008 frame 22473 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për veriun e Kosovës dhe thirrjen e një konference të re ndërkombëtare. Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit dhe akuzoi Edi Ramën si antishqiptar për qëndrimet e tij pas ngjarjeve në veri të Kosovës dhe e quajti ”krim-ministër”.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata skandaloze se veriu i Kosovës është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, më të shpifur se kjo deklaratë. Pse e fali jetën Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, që aty të sundojë ligji. Çfarë mund t’i quash këtij “krim-ministër” të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij Aleksander Vuçiç dhe tani kërkojnë ta mbulojnë këtë me deklarata të turpshme”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha tha se deklaratën e Ramës që kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës dhe ta kthejë në protektorat të NATO-s, aleanca e ka përçmuar, teksa e cilësoi sërish kryeministrin si argat të Vuçiç.

”Nuk e zhbëni dot, nuk e maskoni me asgjë, me asnjë skenar, me asnjë skllav, me asnjë peng, me asgjë tjetër, deklaratën që kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës dhe ta kthejë në protektorat të NATO-s. NATO ka përçmuar me refuzim të plotë një deklaratë të tillë të Vuçiçit dhe pengut të Vuçiçit, argatit të tij. Nuk e zhbëni dot kërkesën e tij për të thirrur konferencë ndërkombëtare me Lavrovin”, tha mes të tjerash Sali Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026

Shqipëria zyrtarizon pjesëmarrjen në misionin për Gazën

09:51 / October 24, 2026

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.