Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian. Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent”. Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “Duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”.
Author: tirana
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Rrok Gjoni ka ndërruar jetë në via Lago di Bolsena në lagjen Matigge di Trevi. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, teksa 66-vjeçari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor, kur ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit dhe ka ndërruar jetë në vend. Shqiptari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Nëse grekët zbulojnë naftë në det dhe burimi shtrihet edhe në vendin tonë ka rregulla ndërkombëtare që bëjnë ndarjen e fitimit, pavarësisht marrëveshjes së ndarjes së kufinjve detarë. Drejtori i drejtorisë së hidrokarbureve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilia Gjermani, tha në SCAN, se në aspektin e kërkimeve të naftës në tokë dhe në det grekët janë prapa nesh. “Unë nuk e di se në cfarë faze kërkimi janë grekët. Por ne jemi shumë përpra tyre në kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, madje edhe në burimet e hidrokarbureve. Greqia bazohet në rezultatet e kërkimeve tona për të kryer punimet…
Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se ndihet i turpëruar për situatën brenda familjes politike që zhvendoset dhe në Parlament. Ndërsa pati edhe një këshillë për deputetët e PD, ku u kërkoi të jenë më të rezervuar me sulmet dhe akuzat, pasi ndodh që atij që i thonë peng, e marrin dhe e bëjnë kryetar grupi pastaj. “Por ju prej një ore keni të drejtë. Ne ju kemi ofruar një spektakël gratis. Dhe unë jam personalisht i turpëruar që nuk kam mundur ta ndalë këtë situatë brenda familjes tonë politike dhe i turpëruar edhe para atyre që…
Një 20-vjeçar, i cili posedonte kallashnikov dhe gjatë ndjekjes nga policia e Mirditës nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar është vënë në pranga. Në kuadër të operacionit “Start” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pavlin Truci, 20 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.
Më shumë se 75,000 punonjës të rrjetit të kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente në mbarë Shtetet e Bashkuara filluan një grevë tre-ditore të mërkurën, e cila ka të ngjarë të shtyjë vizitat mjekësore, rezultatet e testeve dhe marrjen e recetave për medikamente në të gjithë vendin. Kaiser Permanente, një kompani spitalesh, farmacish dhe klinikash me qendër në Kaliforni, u shërben afro 13 milionë amerikanëve. Koalicioni i Sindikatave Kaiser Permanente, i cili përfaqëson rreth 85,000 punonjës të kompanisë, njoftoi një grevë tre-ditore në Kaliforni, Kolorado, Oregon dhe shtetin e Uashingtonit, si dhe një grevë njëditore në Virxhinia dhe në Uashington, D.C., pasi…
Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale. E pyetur nga moderatori se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj. “Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave…
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha sot u pa ndryshe në Kuvend, ku pati përplasje verbale me grupin Bardhi-Berisha, ku edhe jashtë Kuvendit iu është përgjigjur sërish akuzave të Gazment Bardhit. Në sallën e Kuvendit, Bardhi tha se kreu i PD ka përfituar dy kate në një kullë shumë të shtrenjtë në Tiranë Basha i cilësoi si shpifje, që vijnë nga ai që tashmë e quajti si avokat të babait të Shkëlzen Berishës, që deri e dje e sulmonte. Sa i takon akuzave, Basha u shpreh se familjarët e tij kanë transparent çdo transaksion. “Është një shpifje e pastër…
Një fëmijë 3-vjeç humbi jetën pak ditë pasi iu nënshtrua mjekimit të dhëmbëve me ndërhyrje kirurgjikale në klinikën private ”Xhaxho”. Doktori që ka bërë ndërhyrjen mësohet se është Roland Xhaxho. Familjarët e kishin dërguar fëmijën tek klinika pasi kishte dhimbje dhëmballe. Tek klinika u kanë thënë se fëmija kishte nevojë për rregullim të 13 apo 14 dhëmbëve. Në një prononcim për median gjyshi i të ndjerit kërkon drejtësi. “Duam drejtësi. S’ka pas asnjë problem djali. A mund të ndërhyhet me një fëmijë për të mbushur 14 dhëmbë. Kjo s’ishte gjëja më e rëndë që na ka ndodhur. Shkuam në shtëpi…
Ish-finalistja e ”BB Vip 2”, Efi Dhedhes duket se thumboi disi me lezet spektaklin e kërcimit, “Dancing with the stars”. E pyetur nga një ndjekës/e në Instagram: “Pse nuk more pjesë në ‘Dancing with the stars’?”, Efi u përgjigj: “Sepse Bigu ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh”. Nga 15 konkurrentë të DWTS, 3 janë ish-banorë të “Big Brother VIP Albania 2”. Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa dhe Ronaldo Sharka. Fifi nga “Big Brother VIP 1” dhe Juliana Nurën nga “Big Brother Vip Kosova”. Ndërkohë, Olta Gixhari (BBVA-2) dhe Ilir Shaqiri (BBVA-1) janë anëtarë jurie.
KF Tirana ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Orges Shehi. Klubi e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë deri më tani dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës. Orges Shehi nuk do jetë më trajner i Tiranës, largohet pas dy humbjeve. Drejtuesit e Tiranës me në krye drejtorin Tefik Osmani kanë pritur në nje takim trajnerin Orges Shehi dhe ndihmësin e tij Artan Karapici.
Deputetja britanike, Alicia Kearns ka dhënë një reagim të ashpër ndaj lirimit të Milan Radojçiçit, duke kujtuar sesi Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga BE-ja, por ndaj Serbisë nga ana tjetër, ndërkombëtarët nuk marrin masa tha ajo. “Radojçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, apo rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e Bashkimit Europian. Çfarë është kjo, diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo në platformën “X”.