Teksa në foltore fliste ish-kryeministri Sali Berisha, një prej punonjësve të Kuvendit u pengua. Ndërkohë, kjo gjë nuk i ka shpëtuar dhe Berishës, i cili pyeti punonjësen nëse ishte mirë, ndërsa mes batutës tha se ishte syri i keq i socialistëve ai që rrëzoi. “Ç’a ndodhi? Je mirë? Syri i keq nga ata përpara. (deputetët e PS) Edhe syrin s’e kanë të mirë ata.”, tha Berisha.
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, për ratifikimin e të cilave nevojiten votat e së paku 80 deputetëve. Kurti ka thënë se me mosvotim, opozita po ua vështirëson punën, por se qeveria e tij mund ta çojë mandatin deri në fund edhe pa këto marrëveshje. Nga mosvotimi i tyre, Kurti ka deklaruar se po humbin qytetarët dhe se Kosova duket joserioze para partnerëve ndërkombëtarë. “Që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve, për këtë pajtohet edhe opozita, megjithatë ata nuk po i votojnë. Cila është arsyeja? Të bllokohet Qeveria? E vërtetë që…
Ka mbërritur për herë të tretë këtë verë në Portin e Durrësit, kroçera “Sirena” që ka sjellë 657 turistë nga 22 vende të botës. Sipas të dhënave nga autoriteti portual, 422 prej vizitorëve i përkasin shtetësisë amerikane, “Sirena” është një ndër anijet turistike që tashmë Shqipërinë e ka pjesë të itinerarit të saj të përvitshëm. Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh do të vijojnë lundrimin drejt Krotones në Itali. Vetëm përgjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçerë ka sjellë më…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër dhe është prioritet në punën e përditshme të Policisë. “Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri”, shkruan Ministri Balla, teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga operacioni policor në Vlorë.
Guri Spahiu gjyshi i 3-vjeçarit, Brian Spahiut që vdiq tre ditë pasi mori mjekim nga një dentist në klinikën e tij private në Tiranë, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku tregon se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan. Sipas deklaratës së gjyshit, pasi i bënë një anestezi totale, djali qëndroi 9 orë në operacion. “E çuam për të pastruar dhembet. Bëmë konsulte me mjekun dhe vajzën e tij, ku na sugjeruan operacionin dhe ne pranuam. Djalit i bënë anestezi totale…
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj sërish Lulzim Bashës, këtë herë nga jashtë sallës së Kuvendit dhe duke dhënë më shumë detaje lidhur me një kontratë porosie për dy kate një nga kullat në Tiranë. Bardhi tha se një muaj pasi Basha humbi zgjedhjet e vitit 2021, bëri një kontratë porosie për dy kate në kullën te Liqeni Artificial i Tiranës. ”E vërteta është që në 2021 demokratët luftonin të bënin Bashën kryeministër. Ai një muaj pasi humbi zgjedhjet i futi një porosi një kontrate për dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës te…
Një pjesëtare e stafit civil të Forcave Kanadeze pretendon se është sulmuar seksualisht në bazën e NATO-s në kampin Adazi në Letoni dhe për këtë akuzon një ushtar shqiptar. Gazeta vendase ‘Ottawacitizen’ ka siguruar dokumentet e dosjes hetimore të çështjes së ngritur nga Kristen Adams për sulmin në fjalë dhe i ka bërë ato publike. Kristen Adams ka kërkuar përgjigje nga lidershipi i lartë i ushtrisë kanadeze, shefin e shtabit të mbrojtjes, gjeneralin Wayne Eyre, në lidhje me sulmin me të cilin ajo u përball ndërsa punonte në mensën e drejtuar nga Kanadaja për trupat e saj në Letoni. Raportet…
Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi Çmimin Nobel për Letërsi këtë vit. Akademia Suedeze në Stokholm vlerësoi dramat dhe prozën e tij novatore, duke thënë se ai i dha zë të pathënave.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Spanjë për Samitin e Liderëve Evropianë. Nga Granada, Presidentja dha dhënë një prononcim të shkurtër përpara mediave. Ajo ka deklaruar se së pari Serbisë duhet t’i vihen sanksione, e më pas mund të ketë takim për dialog. “Ajo çfarë ka ndodhur më 24 shtator ka ndodhur me urdhrin e lidershipit të Serbisë. Shpresoj që Spanja do të kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Nuk ka arsye për ta takuar para se sanksionet të miratohen kundër Vuçiqit.…
Nga Elisa Spiropali/ Ne jemi ata shqiptarë që nuk kandidojmë nacionalist-irrendentist në bashkitë e vendit tonë. Ne jemi ata shqiptarë që për herë të parë kemi organizuar samitin BE-Ballkan Perëndimor, me të gjitha vendet e Rajonit në tryezë, në Tiranë. Ne jemi ata shqiptarë që pas pak ditësh do presim Samitin e Berlinit në mes të Tiranës për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Ne jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për Zot Kosovës në ulësen e Këshillit të Sigurimit. Një arritje historike për Shqipërinë që nuk ka rënë nga qielli, por është fryt i punës tonë…
Edhe pse në burg, Fredi Beleri fitues i bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, ka bërë një padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Në dokumente thuhet se Beleri ka hartuar një dosje që sipas tij përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë Himarë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.
Kiara Tito, një nga banoret më të komentuara në ”BB Vip Albania 2”, do ta shohim në ekranin e Top Channel. Ajo do të moderojë Fan Club ”Dancing With the Stars Albania”. Ajo dhe Luiz Ejlli janë çifti më i komentuar i momentit në showbizz. View this post on Instagram A post shared by @ejllicouple