Elon Musk kryeson listën e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë, “Forbes 400”. Musk ka rreth 90 miliardë dollarë më shumë se personi i dytë më i pasur në Shtetet e Bashkuara, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos (59 vjeç), i cili zotëron 161 miliardë dollarë. Anëtarë të tjerë të përsëritur në krye të listës janë manjati i Microsoft, Bill Gates dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.
Author: tirana
Turqia do të marrë komandën e KFOR në Kosovë, në një kohë kritike dhe tensionesh pas sulmit serb në veri ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Bloomberg raporton se Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas SHBA, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më datë 10 tetor. Këtë e bëri me dije Ministri i Mbrojtes së Turqisë, Zeki Akturk. Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkoh ka furnizuar Kosovën me dronë luftarakë.
Sllovakia filloi sot të kryejë kontrolle kufitare me Hungarinë, për shkak të asaj që e quan, një rritje dramatike të numrit të emigrantëve që kalojnë në territorin e saj. Numri i emigrantëve që hyjnë në Sllovaki, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, është dhjetëfishuar duke regjistruar afro 40,000 emigrantë këtë vit. Sipas të dhënave të qeverisë sllovake, emigrantët synojnë të kalojnë nga Hungaria në Sllovaki dhe më pas të shkojnë në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore. Vetëm gjatë muajit shtator, migrimi i paligjshëm në Sllovaki ishte aq i lartë sa gjatë gjithë vitit 2022. Për këtë…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Spanjë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Në pritje të nisjes së Samitit, Rama ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë. Ashtu siç e kemi parë të ulet në stolat e parqeve apo bordurat në Nju Jork, këtë herë Rama është ulur krah tre fotografëve të Samitit. “3 fotografë dhe 1 piktor në pritje të rifillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian”, shkruan Rama në Instagram.
Policia greke ka arrestuar katër të mitur grekë në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të një 17-vjeçari shqiptar. Siç rezultoi nga hetimet, autorët i kërkuan të dhunuarit pagesën e një shume parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur. I dëmtuari më pas ka shkuar në spital për ndihmën e parë dhe u largua. Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast mëngjesin e djeshëm, u kryen kontrolle banesash, ku u gjetën dhe u sekuestruan 2 pistoleta, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6…
Katër të mitur grekë janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të një 17 vjeçari shqiptar. Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18.09.2023, në zonën e Thermit në Selanik, kanë kryer një sulm me armë ndaj viktimës dhe e kanë plagosur me dhunë fizike, ndërsa me armë kanë kërkuar pagesën e një shume të parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur. I dëmtuari më pas ka shkuar në spital për ndihmën e parë dhe ishte larguar. Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast mëngjesin e djeshëm,…
Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë. Para gjykatës, kanë dalë çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjeç, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjeç, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjeç nga Vlora. Sipas mediave greke, Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar…
Orges Shehi u shkarkua nga Tirana pas dy vitesh e nëntë muajsh në drejtimin e skuadrës. Tanimë drejtimin e skuadrës përkohësisht e merr Julian Ahmataj, ish-trajneri i ekipit që mban postin e drejtorit të Akademisë bardheblu. Pritet që Ahmataj ta drejtojë skuadrën për sfidën e radhës kundër Vllaznisë, të shtunë në 14:00 në “Kukës Arena”.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK, që shkarkoi nga detyra Gjyqtarin e Tiranës, Kreshnik Omari më 6 korrik 2021. Gjatë rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa të mëdha financiare për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve, ndërsa u ngritën dyshime se një pjesë e këtyre të fundit mund të ishin prona të fshehura në emër të subjektit. Njoftimi i plotë Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.…
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar pas ndarjes nga jeta të një 3-vjeçari pas ndërhyrjes që kishte bërë në një klinikë dentare. Familjarët kanë denoncuar në polici ngjarjen e ndodhur, ku deklaruan se fëmijës i ishte injektuar sasi e madhe narkoze gjë që kishte shkaktuar dhe humbjen e jetës së tij. Pitarka rrëfeu se para një viti në këtë klinikë kanë dërguar nipin e tyre dhe pas narkozës së injektuar në këtë klinikë atij iu desh 5 orë që të zgjohej. Ajo thotë se pengu i saj më i madh është që nuk e ka bërë publike atë rast. “Para një…
Deputeti demokart Flamur Noka ka goditur paraditen e sotme me librin e rregullores së Kuvendit, operatorin e “Vizion Plus”, Parid Dado, me pretendimin se po filmonte telefonin e Sali Berishës. Pas kësaj ngjarjeje, Noka ka reaguar në “Facebook”, ku i ka kërkuar ndjesë, duke thënë se ishte një keqkuptim. “Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.
49 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me raketa nga forcat ruse në një dyqan ushqimesh në Ukrainë. Raportohet se një djalë gjashtë vjeçar është në mesin e atyre që janë vrarë në sulmin në Kharkiv. Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov tha se një kafene dhe një dyqan ishin sulmuar në fshatin Hroza në rrethin Kupyansk ndërsa shumë civilë kishin qenë atje në atë kohë.