Ekspertët të Ballkanit Perëndimor, shprehin shqetësim nga shtimi i fundit i tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, përfitues nga të cilat është Vladimit Putini. Sipas tyre, në mungesë të besimit mes palëve, vetëm shtimi i trysnisë ndërkombëtare nga Brukseli dhe Uashingtoni mund të sillte një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Hulumtuesja Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, thotë se pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup i armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, që çoi në shtimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, përfiton Rusia, e cila është angazhuar prej kohësh të krijojë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën. Nga Granada e Spanjës, ku po merr pjesë në takime me liderë të BE, Rama u shpreh se Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës, me zërin e vet. “Unë vazhdoj të bëj timen, vazhdoj t’i qëndroj një për një bindjeve të mia. Janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon, dhe i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, në funksion të cilës, Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë, por Shqipëria nuk…
Moderatorja Argjira Spanca ka folur për jetën e saj personale. E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, ajo u pyet për planet për t’u bërë nënë, dhe Argjira u përgjigj se akoma nuk e sheh veten në këtë rol. “Nuk po e mendoj veten ende me fëmijë. Kam pak frikë që t’i futem. Jo e kam pak ‘tricky’ këtë pjesë, normalisht që do vijë dita që do e bëjmë”, u shpreh Argjira, e cila prej vitesh është në një lidhje me Graciano Taganin.
Ndoshta të gjithë njerëzit në botë në një moment mendojnë se çfarë do të bënin nëse do të fitonin çmimin e lotarisë. Disa do të shpenzojnë para për makina luksoze, pushime ekzotike apo veshje të reja, ndërsa të tjerë mendojnë të paguajnë hipotekat ose të blejnë një shtëpi apo apartament. Shtatë herë fituesi i lotarisë Richard Lustig ndan këshillat e tij se si të rritni shanset tuaja. Ky burrë nga Orlando, Florida, SHBA fitoi fitime të mëdha në shtatë lojëra llotarie, që kapin vlerën e më shumë se një milion dollarëve. “Tri gjëra që mund të bëni për të rritur shanset…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ngriti shqetësimin nga foltorja e Kuvendit se ekonomia e vendit po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe të ardhurat nga trafikimi i drogës. “Mua më rri çekani te inceneratori, sepse ajo është edhe pika që qeveria është kapur me presh në dorë. Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë. I thonë 8 biznese bujqësore në ditë apo 2000 në vit. Ekonomia shqiptare po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe paratë e drogës. Gjithë ndërtimet këtu janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave. Edhe ekonomia kontrollohet në 5 duar dhe bekimin…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke folur për mediat spanjolle rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës, deklaroi se Serbia e ka ulur prezencën e saj ushtarake pranë kufirit në 4.4 mijë ushtarë. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se duhet të jetë Serbia ajo që duhet të vendosë sanksione dhe nuk po e bën këtë gjë. “Është çështje e standardeve të dyfishta ndaj Serbisë. Neve na takon të flasim, nuk duam sanksione ndaj askujt. Ne duam që serbët në Kosovë të kenë një jetë normale, për zhvillim, për më shumë investime. Ndërsa për disa të tjerë, jeta dhe politika bazohet…
Muaji shtator i këtij viti ka shënuar temperaturat më të ngrohta të regjistruara gjatë këtij muaji në histori, duke thyer nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, sipas shërbimit klimatik të Bashkimit Evropian, raportoi të enjten BBC-ja. Shtatori i 2023-tës ishte 0.93C më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit midis viteve 1991-2020 dhe 0.5C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020. Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazeve ngrohëse, përveç ngjarjes së motit El Nino, janë faktorët që po e nxisin nxehtësinë.Disa shkencëtarë kanë thënë se janë të tronditur nga shkalla e…
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se nëse Rusia hakmerret me sulm bërthamor, asnjë armik nuk ka shanse të mbijetojë. Sipas Putin, doktrina ushtarake ruse ofron dy arsye për përdorimin e armëve bërthamore: si përgjigje ndaj ndonjë rakete të lëshuar në territorin rus dhe nëse ekzistenca e shtetit kërcënohet. “Deri më sot, nuk do të ketë asnjë shans që agresori të mbijetojë në rast të përgjigjes sonë… Unë nuk e shoh nevojën për ta ndryshuar këtë. Asnjë person i arsyeshëm nuk do të mendonte të përdorte armë bërthamore kundër Rusisë”, tha lideri rus në një takim të Klubit Diskutues Valdai në…
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Caserta të Italisë, pasi u rrëzua nga kati i pestë i një pallati. Dyshohet se ai kishte hyrë në një apartament për të grabitur dhe u rrëzua teksa tentoi të arratisej. Sipas autoriteteve, rezultoi se hajduti ishte me një bashkëpunëtor, i cili arriti të arratisej. Ndërkohë policia po heton përfshirjen e një bashkëpunëtori të tretë, i vendosur në një makinë jashtë parkut, i cili dyshohet se ka qenë në pritje të dy personave të tjerë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në samitin e Komitetit Politik Evropian. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe disa pamje nga samiti, teksa shihet duke takuar disa nga liderët e BE-së. Rama diskuton në një moment me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe ka një shtrëngim duarsh edhe me presidenti Emmanuel Macron. Një takim e ka edhe me shefi i Diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell. Kryeministri Rama pati një takim të përzemërt edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.
Elon Musk kryeson listën e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë, “Forbes 400”. Musk ka rreth 90 miliardë dollarë më shumë se personi i dytë më i pasur në Shtetet e Bashkuara, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos (59 vjeç), i cili zotëron 161 miliardë dollarë. Anëtarë të tjerë të përsëritur në krye të listës janë manjati i Microsoft, Bill Gates dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.
Turqia do të marrë komandën e KFOR në Kosovë, në një kohë kritike dhe tensionesh pas sulmit serb në veri ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Bloomberg raporton se Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas SHBA, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më datë 10 tetor. Këtë e bëri me dije Ministri i Mbrojtes së Turqisë, Zeki Akturk. Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkoh ka furnizuar Kosovën me dronë luftarakë.