Author: tirana

Askush nuk është i sigurtë në disa grupeve në rrjetin social “Telegram”. Bëhet fjalë për disa persona që kanë krijuar llogari të ndryshme, me një pjesëmarrje deri në 55 mijë anëtarë, ku çdo orë të ditës shpërndahet material pornografik, porositen baste, kërkohen punonjëse seksi dhe eskorta. Në grupe dërgohen materiale të paimagjinueshme: porno me fëmijë; pedofilë të ardhshëm që kërkojnë të flasin dhe të komunikojnë me fëmijë, njëri prej tyre ndan një bisedë në SnapChat me një vajzë 8 vjeç, pamjet e të cilës, siç mund ti shihni të mbuluara në video, shpërndahen për anëtarët e etur të grupit që…

Read More

Për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas mori trajtimin kirugjikal tek klinika private ”Splendent”, bën që Prokuroria e Tiranës të nis hetimet. Pas referimit të bërë nga Policia, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT, por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja. Me hetimin e rastit po merret prokurorja Alma Felaj.

Read More

“Sulmi me raketa ruse që vrau 51 civilë ka prekur çdo familje në fshatin verilindor të Ukrainës, Hroza”, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës. Në momentin që një kafene u godit nga raketat, në mesin e viktimave ishte dhe një fëmijë 6-vjeçar. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka fajësuar Rusinë teksa tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në atë zonë. Nga ana tjetër, Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin, por Agjencia Shtetërore e Lajmeve ruse, “Ria Novsti”, raportoi se ushtria ruse kishte kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie ndaj objektivave ukrainase në rrethin Kupyansk, ku ndodhet fshati Hroza. Nuk…

Read More

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit zhvillojnë sot (06 tetor) një takim përgatitor në Tiranë për samitin e radhës së këtij procesi. Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije për DW se në takimin e së premtes marrin pjesë përveç Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe ata nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit. Në takim pritet të marrin pjesë ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit…

Read More

Pallati që shihni në foto ndodhet në rrugën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet dhe është një prej shumë pallateve të para viteve ‘90, ku banorët janë bërë bashkë dhe kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës për vendosjen e ashensorit. Falë këtij bashkëpunimi banorë-Bashkia e Tiranës, sot ata kanë një ashensor që plotëson të gjitha standardet e sigurisë dhe të komoditetit, duke ua lehtësuar jetesën, veçanërisht të moshuarve dhe nënave të reja. Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë…

Read More

Babai i 3-vjeçarit Brian Spahiu, thotë se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho, se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë. Pas deklaratës së mjekut Xhahxo, i cili tha se i mituri kishte probleme me zemrën, babai mohon dhe thotë se fëmija nuk kishte probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër Albert Koja ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë. Ai kërkon sekuestrimin e kamerave, ndërsa ngre pretendime se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar 3-vjeçarit organet e tjera jetësore, si veshkat…

Read More

Anestezisti i njohurAlban Beltoja ka folur për vdekjen e 3-vjeçarit Spahiu, ku thotë se nuk mendon se anestezisti Roland Xhaxho ka gabuar në dozën e anestezisë. Ai tha se në bazë të eksperiencës që vetë doktori ka nuk mund të ketë gabuar në zbatimin e protokollit, megjithatë ai shtoi se nuk e di se pse erdhi vdekja e fëmijës 3-vjeçar. “Anestezia gjenerale është e vetmja mënyrë me të cilën mund të trajtohej një fëmijë kaq i vogël. Absolutisht kjo anestezi nuk është e gabuar. Një fëmijë në këtë moshë, nuk mund t’i hapësh gojën që të punojë, atë duhet ta…

Read More

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës në një plan “të stilit të Krimesë”, siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon. Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama ishin në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian. ”MIRËMËNGJES dhe me momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Këtë të premte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në Juglindje. Temperaturat minimale do luhaten 10-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 21 -24°C në veri, 27-29°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim perëndim me shpejtësi 5-7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të premten megjithëse jeni duke përjetuar një fazë shumë të favorshme nga pikëpamja astrologjike, dita që ju pret do jetë shumë kërkuese dhe stresuese. Aftësia juaj për të vepruar është në krye, ashtu si dhe efikasiteti juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për biznesin dhe punën. Demi Të premten Jupiteri në shenjën tuaj gjatë orëve në vijim do t’ju japë një kapacitet më të madh për veprim. Shumë prej jush do të gjenden në një situatë drejtuese ose në krye të një ekipi pune. Kjo do të përfshijë edhe sakrifica të konsiderueshme dhe stres më të madh, por ju keni…

Read More

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ngriti në Parlament shqetësimin për miratimin e amendamenteve në ligjin për shtetësinë me 77 vota, në një kohë që ky ligj kërkon 84 vota. Sipas Bylykbashit, ky precedent mund te sjellë pasoja të rënda pasi parlamenti mund të miratojë edhe nene të Kodit Zgjedhor me më pak se 84 vota. “Në seancën e kaluar, pati një votim këtu të një ligji që kërkon shumicë të cilësuar, ligji për shtetësinë, i cili kërkon 84 vota. 84 votat i kërkon në leximin e parë, në votimin në parim, i kërkon në leximin e dytë pra në votimin nen…

Read More