Studentët e Mjekësisë së Përgjithshme këtë vit të ri akademik, e kanë nisur me bojkot. Prej 5 ditësh tashmë auditorët e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh. Studentët kanë zgjedhur të protestojnë për anulimin e ligjit të ri, që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite pas përfundimit të studimeve, e më pas të pajisen me diplomë. Kurse këtë të premte u është bashkuar edhe viti i parë, me rreth 400 studentë që duhet të nisnin mësimin rregullisht. Studentët kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore dhe do të bëjnë padi në…
Author: tirana
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar për sjelljen nacionaliste e fashiste të tifo-grupit serb “Delije”, gjatë ndeshjes mes Crvena zvezdas dhe Young Boys. Gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Crvena zvezdas dhe Young Boys, tifo-grupi serb “Delije” shfaqën mesazhe fashiste si “vrisni shqiptarët, që ata mos të ekzistojnë”, “Kosova është Serbi”, si dhe brohorisnin emrat e terroristëve serb të vrarë në incidentin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. “”Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League. Çdo sjellje e…
U nënshkrua sot në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës. Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërtesë që po merr një pamje të re, për t’u shndërruar në qendrën e teknologjisë dhe informacionit për Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, u shpreh mirënjohës për faktin se Tirana…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime sipas tij tërësisht skandaloze që lidhen me Kosovën, që dëmtojnë Shqipërinë. Ai thekson se këto qëndrime të kreut të qeverisë shqiptare, shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte. “Kryeministri Edi Rama është shquar gjithmonë për qëndrime tërësisht skandaloze, të dëmshme dhe provokuese, të cilat jo vetëm që nuk reflektojnë qëndrimin që ka dhe që duhet të ketë Shqipëria dhe qeveria e saj, por përkundrazi janë qëndrime që shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve…
“Arrest me burg pa fat” është masa e miratuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për avokatin Alban Bengasin, i akuzuar nga SPAK-u se ka ofruar rreth 120 mijë euro për të dhunuar dhe vrarë ish-gruan e tij. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani u rrëfeu hetuesve se avokati ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar. Bengasi ka mohuar të këtë lidhje me çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmangur hetimit. SPAK ka kërkuar…
Këtë të premte, avokatët e Dritan Goxhajt ankimojnë vendimin e Gjykatës Penale që lejoi dërgimin e Goxhajt në Gjykatën Speciale. Ai akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Mbrojtja e Dritan Goxhajt e ka bazuar ankimin në 3 pika, dhe konkretisht e konsiderojnë çështjen me natyrë politike. Mbrojta pretendon se mungon nënshkrimi i ministrit të Drejtësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë ekstradimit dhe së fundmi kundërshtohet ekstradimi drejt Hollandës, duke e konsideruar si një vend me të cilin, Shqipëria nuk ka marrëveshje. Në Hollandë ndodhet Gjykata…
Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte ky parashikuar në qershor të këtij viti. “Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme kundrejt goditjeve të njëpasnjëshme gjatë periudhës 2019-2022, duke nisur me tërmetin, pandeminë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ekonomia shënoi rimëkëmbje të fortë, me një rritje në masën 8.9% në vitin 2021 dhe 4.8% në vitin 2022. Normat e varfërisë vijuan trendin rënës edhe përgjatë vitit 2022. Faktor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë vlerësohet të jetë afërsia me Bashkimin Evropian,…
Tirana pret sot Ministrialin e Ministrave për Punët e Jashtme të Procesit të Berlinit. Komisioneri i Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor. “Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një ka vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeminsitri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide dhe tha që ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Europës. Jo…
Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka sqaruar për ndjekësit deklaratën për Kiara Titon në një nga primet e dikurshme të ”Big Brother Vip Albania 2”. Ajo ka replikuar në Instagram, pas një komenti në lidhje me ofendimin që ju bë Beatrix Ramosajt nga Albano Bogdo!
Ministeriali i Ministrave të Jashtëm do të mbahet këtë të premte në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock në një prononcim për mediat, foli edhe për sulmin serb në Kosovë. Ajo tha se tensionet Kosovë-Serbi vënë në rrezik procesin e Berlinit. Ajo u shpreh se këto janë hapa pas drejt integrimit dhe iu bëri thirrje palëve që të ulen sa më parë të dialogojnë për të zgjidhur problemet. “Ne jemi këtu në mes të Europës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt Bashkimit Europian.…
Në Pallatin e Brigadave, ku do të mbahet Ministeriali ka mbërritur një pjesë e mirë e delegacioneve të vendeve të Procesit të Berlinit. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani po pret një e nga një krerët e delegacioneve në hyrjen e Pallatit të Brigadave.Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte me të cilin folën për situatën e sigurisë në Kosovë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Gjatë këtij takimi, Osmani theksoi domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për agresionin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. “Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, tha Osmani. Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar që të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përpara se…