Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Balla ka zbardhur disa nga çështjet më të rëndësishme që janë diskutuar në takim. Ministri shkruan se është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë publike. “Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin…

Read More

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin e Disiplinës kërkesën për marrjen e masave ndaj deputetëve të opozitës që të enjten bllokuan foltoren e Kuvendit dhe penguan votimin në seancë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vendosi të ndërpresë punimet e seancës dhe të shtyjë votimin e rendit të ditës për një herë tjetër. Tensionet në Kuvend nisën pasi mazhoranca refuzoi të votojë ndryshimet e propozuara nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, për përbërjen e komisionit për Reformën Zgjedhore. Sipas Bardhit, ka një tentativë të grupit të PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision dhe për të…

Read More

Shiste afër një shkolle, produkte ushqimore të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit, procedohet penalisht pronarja e dyqanit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin me përgjegjësi të çdo veprimtarie apo fenomeni, që cenon sigurinë e nxënësve, kanë vijuar intensifikisht kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit. Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60…

Read More

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ligjvënësi i CDU, Knut Abraham kanë paraqitur në tavolinën e Këshillit të Europës një draft rezolutë që dënon sulmin dhe vrasjen e një efektivi të policisë në veri të Kosovës. “Së bashku me Jorida Tabakun kemi dërguar një mocion për një rezolutë në Këshillin e Europës në lidhje me sulmin e dhunshëm në veri të Kosovës. Jetike për Asamblenë Parlamentare të KE që të gjejë fjalët e duhura për të dënuar këtë sulm terrori” Mocioni dhe projektrezoluta do të pasohet dhe me një debat në Këshillin e Europës ditën e hënë”, shkruan deputeti i…

Read More

Artan Gaçi, burri ish-ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të premte në SPAK. Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro. Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Read More

Këtë të premte ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë, në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit. Pas takimit, ministrat janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane. Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, zv/kryeministrja Donika Gërvalla, që si duket ka ndikuar në zgjedhjen e Dacic për të mos…

Read More

Sarah Berisha dhe Dj PM po shijojnë prej më shumë se një viti lidhjen që nisën në “Big Brother VIP 1” dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Së fundmi blogerja e njohur ka zbuluar se çfarë dhuratash i bën të dashurit të saj. Sarah ka ndarë me ndjekësit një foto në Instastory ku shfaqen këmbët e Dj PM, i cili mbante veshur një palë shapke me gëzof në formë lope. “Çfarë dhuratash i bëj unë të dashurit tim”, shkruan Sarah.

Read More

Një 31-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me qëllim ekstradimin në drejtim të Austrisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Serbia. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht…

Read More

Narges Mohammadi ka fituar Çmimin Nobel për paqe për luftën e saj për pavarësinë e grave në Iran. Por ajo është në burg për shkak të aktivitetit të saj për ta luftuar shtypjen e grave në Iran. Komiteti Norvegjez i Nobelit e ka bërë publik lajmin në paraditen e së premtes në Oslo.

Read More

Kanë dalë në dritë detaje në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një ndërhyrje dentale në një klinikë private në Tiranë. 3-vjeçari kishte mbushur 14 dhëmbë në klinikën private, ndërhyrje që më pas i solli edhe vdekjen. Prindërit pretendojnë se gabimi ishte i mjekut për shkak të mbidozës së narkozës, por mjeku pohoi për mediat se djali vuante nga problemet e zemrës. Ka edhe një rekomandim të mjekut kardio-pediatër në QSUT, Albert Koja, ku thuhej se nuk kishte asnjë problem nëse bëhej një ndërhyrje e tillë te dentisti.

Read More

Moderatorja e njohur Bora Zemani, ka qenë e ftuar në “Wake Up” për të treguar surprizat në natën e parë të spektaklit “Dancing With the Stars”, i cili nis sot në Top Channel, në orën 21:00. Përveç këtij spektakli, ajo është pyetur edhe për prezantuesen e re që e ka zëvendësuar në “Për’puthen”, Megi Pojani. Sipas Zemanit, Megi është zgjedhja e duhur për këtë format dhe ka një stil sportiv që sipas saj i shkon shumë. Blendi Salaj: Ke mundur ta shikosh “Për’puthen”, ndërkohë që Megi ka marrë përsipër drejtimin? Bora Zemani: E kam ndjekur pak, më pëlqen shumë, edhe…

Read More

Studentët e Mjekësisë së Përgjithshme këtë vit të ri akademik, e kanë nisur me bojkot. Prej 5 ditësh tashmë auditorët e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh. Studentët kanë zgjedhur të protestojnë për anulimin e ligjit të ri, që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite pas përfundimit të studimeve, e më pas të pajisen me diplomë. Kurse këtë të premte u është bashkuar edhe viti i parë, me rreth 400 studentë që duhet të nisnin mësimin rregullisht. Studentët kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore dhe do të bëjnë padi në…

Read More