Pas përfundimit të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Ministri Hasani u shpreh se ka një vullnet të mirë politik për t’u përballur me sfidat me të cilat është duke u përballur rajoni i Ballkanit Perëndimor. “Situata aktuale gjeopolitike me agresionin rus dhe me tensionet në rajonin tonë ka krijuar sfida që kërkojnë angazhim dhe reagim të…
Author: tirana
Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do mbahet në Shqipëri më 16 tetor, në Tiranë janë mbledhur sot 24 delegacione nga vendet e BE dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendet pjesëmarrëse përfaqësohen në nivel të ministrave të Jashtëm. Burimet raportojnë se ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç kanë qëndruar larg njëri tjetrit, për të shmangur kështu ndonjë konflikt të mundshëm verbal, sidomos pas ngjarjeve të fundit në veri. Një tjetër detaj ishte veprimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili nuk mori pjesë në fotografinë zyrtare. Përfaqësuesit e 24…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimin tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, (dhoma civile) dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, për periudhën 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022. Nga inspektimi ka rezultuar se në periudhën e inspektimit shtator-dhjetor 2022, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, 93.5% e totalit të vendimeve të shpallura janë arsyetuar dhe depozituar në sekretari brenda afatit ligjor 7 ditor. Vendime të tjera janë dorëzuar brenda 10, 18 ditëve dhe 1 vendim është dorëzuar brenda 107…
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi ndodhen në konferencën e përbashkët për median. Konferenca vjen pas takimit të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. Një takim përgatitor në Tiranë, i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor. “Presim nga qeveria serbe të hetojë sulmin e 24 shtatorit! Situata është e tensionuar. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit…
Në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama këtë të premte do të takojë ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrin e Jashtëm grek, George Gerapetritis.
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar moment historik të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian, nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë. “U finalizua sot nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen në Tiranë të Kampusit të Kolegjit të Evropës, një moment historik, në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Rama.
Deputeti Tritan Shehu, anestezist- reanimator dhe kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezisë dhe Reanimacionit ka reagur sot lidhur me vdekjen e një tre vjeçari pak ditë më parë në një nga klinikat private në Tiranë ku kishte shkuar për të pastruar gurëzat e 14 dhëmbëve. Në një status në faqen e tij në facebook, Shehu bën thirrje që gjykimi për rastin të bëhet pasi të dalin përgjigjet laboratorike si dhe konkluzionet e anatomo-patologjisë, teksa shton se mjeku Roland Xhaxho është një nga anestezistë-reanimatorët më të mirë në vend. Reagimi i Shehut Humbja e jetes se femijes tre vjeçar, refleksion. Si…
Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të…
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri në drejtim të banesës së Skënder Likajt në Kurbin. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve. “Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë ngritur pika…
Muaji rozë, siç është pagëzuar tetori, që është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka nisur të japë efektet e veta pozitive edhe në qytetin e Kukësit. Para pak vitesh, në këtë qytet numri i grave që bënin testimin falas me mamografi ka qenë mjaft i ulët. Por vit pas viti ndërgjegjësimi është rritur dhe në ditët e para të tetorit të këtij viti është vërejtur një dyfishim i testeve krahasuar me një vit më parë. Silvana Krasniqi 74 vjeçe ka 5 vjet që lufton me kancerin e gjirit dhe falë kapjes në kohë të sëmundjes dhe forcës që…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot sërish se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, teksa foli për protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse siç i quajti ai për rikthimin e votës së lirë. Në konferencën e përjavshme për shtyp, ku u komentua edhe raporti i OSBE-ODIHR, ai tha se Rama tenton të emërojë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Si do ti bindni qytetarët për manipulimet në 14 maj? Ne vlerësojmë se çështje themelore që paraqiten në librin e zi të manipulimeve në respekt të mbrojtjes së votës së qyetarëve janë pasqyruar në raportin…
Një fëmijë 8 muajsh ka humbur jetë rreth dy javë më parë në spitalin e fëmijëve në kryeqytet, teksa prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë. Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën. Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë. Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës. Ngjarja…