Këshilli i Investimeve zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me temë diskutimi “Për Përmirësimin e Cilësisë së Shërbimeve Publike të Digjitalizuara ndaj Biznesit”. Mete informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në fazën e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2024 dhe paketës së re fiskale. Në këtë drejtim, ministri Mete ftoi biznesin që të bëhet pjesë e konsultimeve përkatëse. “Mirëpresim rekomandimet dhe sugjerimet e biznesit, për të cilat në vijimësi do të zhvillojmë takime të posaçme për të biseduar dhe për të kuptuar më mirë qasjen dhe propozimet…
Author: tirana
Plumba drejt banesës së Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit. Shtëpia e tij është qëlluar me breshëri arme ditën e sotme. Nga të shtënat nuk ka informacion për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore. Por ku po hetohet? Në Mars 2023, të njëjtës banesë iu vendos një sasi lënde eksplozive. Nga ngjarja pati dëme të shumta materiale nga shpërthimi i fuqishëm. Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu asokohe. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli (të njohur si “Piloti”) në Dhjetor të vitit…
Kryeministri hungarez Viktor Orban, thotë se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake dhe se është e pamundur. Për të qytetarët serbë dy vitet e fundit kanë vuajtur provokime të ndryshme. “Duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, tha Orban. Ai shtoi se pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan dhe se duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin. Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit…
Derbi Vllaznia-Tirana do të luhet në stadiumin e Kukësit. Bardheblutë nuk po kalojnë një formë të mirë që pas dy humbjeve radhazi ndaj Erzenit dhe Lacit, këtë ndeshje vijnë dhe me trajnerin e përkohshëm në pankinë Julian Ahmataj. Nga ana tjetër edhe tek kuqeblutë nuk është situata më e mirë por ka optimizëm se mund të marrin një rezultat pozitiv ndaj kryeqytetasve. ”Ndeshja është e rëndësishme për ne. Do doja që sfida të luhej në Shkodër ose në Tiranë. Për shkak se kemi mbjellë barin e stadiumit “Loro Boriçi”, ndeshja do spostohet në Kukës. Pritshmëria e terrenit nuk do jetë…
Babai i 3-vjeçarit Brian Spahiu që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti, ka folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ku tha se për anestezinë u pagua fillimisht 300 euro dhe se mjeku sipas tij, e ka diturë se çfarë ka bërë me djalin. “Gjendja e gruas është e rënduar. Është lehonë, se djali i vogël është 2 muajsh. Brian i kishte vënë dhe emrin. Kërkoj të drejtën që ai doktor mos të ekzistojë më. Nuk mund ta quaj më mjek, as atë as stafin që ka atje. Shqetësimi ishte mbidoza e narkozës”. Pse vendosët ta dërgonit te kjo klinikë?…
Mund të keni dëgjuar për alergjitë nga pemët, pluhuri apo nga faktorë të tjerë natyrorë apo ushqime të caktuara. Por keni dëgjuar ndonjëherë për alergjinë nga uji. Në fakt historia e 25-vjeçares Tessa Hansen-Smith është shumë e veçantë. “Nëse do të lahesha do të merrja plagë të mëdha në trup dhe skalpi i kokës mund të më rrjedhë gjak”, thotë ajo. Tessa Hansen-Smith, e cila jeton në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara, thotë se që prej moshës 8-vjeçare vuan nga një alergji shumë e rrallë, ‘urtikaria akuagjenike’: nëse bie në kontakt me ujin, shkakton plagë dhe skuqje të lëkurës, të…
Efi Dhedhes është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP 2” më të komentuara dhe të dashura nga publiku. Pas rrugëtimit të saj në reality show, ajo nuk ka qenë aktive në televizion. Por Dhedhes qëndron pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan foto e video të ndryshme. Ndërkohë së fundmi, Efi ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me mijëra ndjekësit e saj. Dikush e ka pyetur atë nëse e ka bërë hundën 2 herë. “A e ke bërë 2 herë hundën? Sa e kënaqur je?”,…
Aktorja e njohur botërore, Sharon Stone ka folur për hemorragjinë e trurit që pësoi 20 vjet më parë që gati i kushtoi jetën. ”Për një kohë të gjatë doja të pretendoja se isha mirë. Më duhen tetë orë gjumë të pandërprera që të më funksionojnë mjekimet e trurit, që të mos kem kriza. Pra, unë jam një person me aftësi të kufizuara dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk më punësojnë më shpesh. Unë jam marrë me këto gjëra për 22 vitet e fundit dhe tani, mund të flas hapur për to”,-tha ajo. Pas incidentit mjekët i dhanë një shans…
Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish-kancelarja Angela Merkel në gusht 2014 për ti dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeo-strategjik të BE përshpejtimin e ritmeve te procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Nisma e Procesit të Berlinit synon arritjen në këto vende të standardeve, normave dhe praktikave të BE-së. Me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë ndërkohë po zhvillohen bisedimet e antarësimit. Bosnje-Hercegovina konisderohet si kandidate për antarësim ndërsa Kosova si kandidate…
Dje në Kuvend pati sherr mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Gazetari Lavdrim Lita thotë se Bardhi po mbron sërish Sali Berishën të cilin pak kohë më parë po e quante vrasës, sipas tij kjo ndodh pasi Bardhi është futur në politik nga Berisha dhe nga familja e tij, ndaj edhe fillon të sulmojë çdo lëvizje të re. “Zoti Bardhi e ka kapërcyer ylberin. Ai e ka quajtur Sali Berishën si vrasës e përgjegjës për Gërdecën ka akuzuar flamur Nokën për vila e apartamente e sot ulet në krah të tyre e mbledh firmat e tyre e bën politikë. Ai…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të premte në Sanxhak të Kurbinit. Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Pak muaj më parë iu vendos edhe lëndë. Policia drejt vendit të ngjarjes. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Nipi i tij Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka shpallur këtë të premte listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 në grupin E me Çekinë, e cila luhet më 12 tetor në Tiranë dhe për miqësoren e 17 tetorit po në “Air Albania” me Bullgarinë. Pas pesë ndeshjeve në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Më pas Moldavia me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.