Author: tirana

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg nga Gjykata e Posaçme për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Pasuritë që i janë sekuestruar nga GJKKO, Kokës i janë lënë të lira. Përveç aksioneve në kantinën e pijeve, të cilat do të vazhdojnë të jenë nën sekuestro. Ndërkohë, Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit. Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim.…

Read More

Vrasja e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, është kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala. Gazetari Elton Qyno i “Ora News”, ka mësuar nga burime policore se Lala tashmë është larguar në Angli dhe qëndron prej disa kohë në këtë shtet. Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun. Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të…

Read More

Kreu i Konfindustrisë, Gjergji Buxhuku e quajti një aferë të përmasave të mëdha situatën me çmimet e karburanteve në vend. “Është një aferë vjedhje e përmasave të mëdha. Kjo është një nga disa pikat që u diskutua në takimin me kryeministrin. Nuk është histori e re, të gjithë jemi në dijeni të faktit për problematikat që ka karburanti në Shqipëri. Mund të jemi një nga vendet e para në botë për karburantet. Një pjesë e karburantit vidhet në pikat e karburantit. Kemi të bëjmë me një aferë të madhe financiare, deri në 80 miliardë lekë në vit. Qytetarët, nga një…

Read More

Familjet në kryeqytet kanë buxhet shumë më të madh se në qarqe për të shpenzuar gjatë një muaji, por në vitin 2022 u pa një tendencë e re, ku njësitë familjare në qytetet e Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës panë rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve. Sipas të dhënave të Anketës për Buxhetin e Familjeve, të publikuara së fundmi nga INSTAT, vërehet se shpenzimet e një familje në Durrës vitin e kaluar u rritën me 7.1% në krahasim me vitin 2021, niveli më i lartë në rang vendi. Një familje në Durrës shpenzoi mesatarisht 83,473 lekë në vitin 2022 nga…

Read More

Ka shumë vende që nuk janë në Bashkimin Evropian (BE), qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Zonën Shengen të BE-së pa pasur nevojë për vizë.Konkretisht, aktualisht janë 59 vende që nuk janë në BE, por janë pa viza. Shtetasit e këtyre vendeve lejohen të shkojnë në vendet e zonës Shengen për qëllime biznesi ose udhëtimi deri në 90 ditë. Gjatë këtyre 90 ditëve, këta vizitorë nuk mund të punojnë apo studiojnë, por mund të angazhohen në aktivitete biznesi dhe turistike. Për më tepër, shqetësimet e fundit të sigurisë me terrorizmin dhe krizën e emigrantëve kanë kërkuar një menaxhim më të…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në parlament solli një propozim të ri për ndryshimin e Ligjit për Asistencën Sociale, ligj i cili rregullon mënyrën dhe kriteret e shpërndarjes së bonusit të bebes. Ministrja Koçiu theksoi se bonusi i bebes është një prej politikave më të suksesshme. Ky program që ka hyrë prej datës 1 janar të vitit 2019, ofron mbështetje për të gjitha familjet që kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe përfitojnë në masën 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për të dytin, 120 mijë lekë…

Read More

Pas Apple dhe Samsung, rivalë të përjetshëm kur flasim për telefonat e mençur, tashmë në treg konkurron edhe Google. Kompania ka publikuar, pas pritjes së gjatë, telefonin e mençur Pixel 8 dhe një orë të re, me teknologjinë e inteligjencës artificiale, të integruar në to. Dhe kjo është risia më e fundit e teknologjisë. Ekspertët parashikojnë që Pixel 8, të sfidojë hapur e të kërcënojë shitjet e iPhone në të gjithë botën dhe është dizenjuar enkas për të treguar sesi produktet Andriod, mund të tejkalojnë limitet e teknologjisë, që ne sot njohim. Telefonat PIXEL janë vërtetë popullorë, sidomos për ata…

Read More

Ish-deputeti Spartak Braho, ka propozuar një penalitet të ashpër për ata që guxojnë të kërcënojnë prokurorët apo njerëzit e drejtësisë. “Plumb kokës kush kërcënon prokurorët dhe njerëzit e drejtësisë!”, tha Braho në një intervistë televizive. Dy prokuroret janë marrë në mbrojtje pasi u vunë në shënjestër të një grupi kriminal që sipas të dhënave drejtohej nga Laert Haxhiu. Braho vë theksin tek domosdoshmëria për të ndihmuar SPAK të luftojë krimin dhe organizuar dhe propozon ndëshkim të rëndë për kërcënuesit e drejtësisë “Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi…

Read More

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do ta ndërtojë një pjesë të murit në jug të Teksasit, teksa rriten përpjekjet për ta bllokuar rritjen e numrit të emigrantëve. Muri rreth 32 kilometra do të ndërtohet në qarkun Starr, përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët janë duke raportuar për numër të madh të kalimeve kufitare. Ndërtimi i murit ka qenë plan i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është kritikuar ashpër nga demokratët. Më 2020, Biden është zotuar se nuk do ta ndërtojë as një pjesë të murit, nëse i fiton zgjedhjet. Mirëpo, rritja e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare, e…

Read More

TikTok po teston një abonim të ri mujor, i cili do të eliminojë reklamat në faqen kryesore të shfaqjes së videove. Firma kineze po provon shërbimin në një treg anglishtfolës jashtë SHBA-ve, por ka refuzuar të komentojë saktësisht se ku. Abonimi po testohet me 4,99 dollarë (4,13 £). Ndërkohë, Meta thuhet se po shqyrton abonimet pa reklama për njerëzit në BE për të naviguar rregullat e reklamimit të faqes. TikTok, aktualisht shfaq reklama të personalizuara për të gjithë përdoruesit mbi moshën 18 vjeç. TechCrunch, raportoi se testi është në shkallë të vogël dhe nuk ka siguri që një abonim do…

Read More

BINJAKËT Duket një paradoks, por Binjakët shumë të shoqërueshëm janë më të dobëtit në të kuptuar. Një keqkuptim i zakonshëm është se ata janë bifacizë, mashtrues dhe u tregojnë njerëzve vetëm atë që ata mendojnë se duan të dëgjojnë për t’i manipuluar më tej. Besohet se binjakët gjithmonë mbajnë një maskë dhe janë rrallë të sinqertë. Në realitet, kjo është shumë e ekzagjeruar. Binjakët rrallë gënjejnë, ndoshta kjo është vetëm një gënjeshtër e mirë dhe ata janë shumë të hapur. Në realitet ata janë shumë më të besueshëm dhe më të përgjegjshëm se sa mendoni. VIRGJËRESHA Shumë njerëz kanë një…

Read More

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së takimit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës, ka folur për mediat. Ai ka cekur tensionet në Kosovë, ndërsa bëri thirrje për vijimin e dialogut me Serbinë, duke nënvizuar faktin se duhet të merren masa sa nuk është vonë. “Lufta është një fjalë shumë e madhe, por para se të jetë vonë, masat duhen te merren dhe ne po ndjekim me detaje është shumë e rëndësishme që ka dëshira dhe lëvizje që NATO të forcojë misionin e KFOR në veri.Kufiri aty është transparent dhe ka mjete dhe trafik kriminal…

Read More