Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, bojkotit të studentëve të mjekësisë kundër ligjit të sapomiratuar, që u kërkon punësim të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve për t’u diplomuar, i është përgjigjur duke argumentuar se qeveria nuk po u cënon të drejtat. Manastirliu tha se krahas punësimit të garantuar në sistemin shëndetësor, ligji u ofron studentëve edhe disa facilitete të tjera si strehim me kushte preferenciale apo kredi të butë me interes zero. Por sa funksional është ligji në ndalimin e shpopullimit të mjekëve, dhe pse të “penalizohen” pikërisht studentët e paspecializuar kur më urgjente është trajtimi i…
Author: tirana
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin largim të reshjeve, por shtim të lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C. Era…
Gazetarja Ola Bruko ditët e fundit ka qenë si asnjëherë, kryefjalë e mediave rozë. Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me Endri Priftin, këngëtarin korçar i cili bashkë me të vëllain janë prej kohësh pjesë e emisionit të saj televiziv. Ola Bruko ka qenë e martuar me Andi Papaproko, babi i dy fëmijëve të saj. Ndërkohë sot, e ftuar në “Shije Shtëpie”, Ola Bruko shprehet se kohët moderne kanë shkaktuar një ndryshim jo të mirë te baballarët pasi duket sikur “i kanë prishur pak nga mendtë” dhe “i vret e mira”. Përsa i përket burrave korçarë, moderatorja…
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel thotë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, mund të ketë takime joformale të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për situatën në Kosovë. Ai tha se shpresonte se takimet në margjinat e samitit të Granadës do të ndihmonin në zgjidhjen e çështjes. “Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për të përcjellë një mesazh të qartë se nuk ka kohë për kriza dhe turbulenca të reja. Tani është koha për të shfrytëzuar shansin për përparim drejt BE-së. Ekziston një mundësi e hapur për një përparim më…
Analisti Sadri Ramabaja thotë se qëllimi i Serbisë pas aneksimit të një pjese të veriut të Kosovës, ishte të shkaktonte tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë. Sipas tij, aksioni i njësisë paramilitare, i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë dhe dështoi falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Një 65-vjeçar slloven ka humbur jetën pasi dyshohet të jetë rrëzuar teksa vizitonte kalanë e Rozafës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Sipas informacioneve, 65-vjeçari është dërguar në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Thesi me vrasje që ka hapur i penduari i drejtësisë, Artan Tafani është e madhe. Ai ka treguar edhe për vrajen e Alban Semakun, alias Elton Mermali, i njohur edhe “Kinezi”, që për grupin e Laert Haxhiut, ishte ushtar i bandës së Aldo Bares. Ekzekutimin e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun pasi e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnje. Tafani tashmë i penduar, ka pohuar se për këtë…
Tre shoqëri rajonale dhe një shoqëri ujësjellës-kanalizime kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave që aplikojnë ndaj abonentëve. Dosjet janë depozituar nga shoqëritë e rajonit të Durrësit, Fierit dhe Lezhës, që përfshijnë një total prej 12 qytetesh pas reformës së bashkimit të ujësjellësve. Më konkretisht, aplikimi i Durrësit përfshin edhe Krujën, Shijakun, Kavajën dhe Rrogozhinën, tek kërkesa e Fierit bën pjesë edhe Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra, ndërsa për Lezhën, përfshihet edhe Mirdita e Kurbini. Ndërkaq, paralelisht me këto shoqëri rajonale ka aplikuar edhe shoqëria e ujësjellës –kanalizime Vlorë, që aktualisht operon si e vetme, duke e…
Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala, u trajtuan dëshmitë e të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit në lidhje me urdhrat e dhëna nga Laert Haxhiu për disa nga ekzekutimet më të bujshme të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë. Pas vrasjes demostrative të Kleanthi Koçit në vitin 1999, Skerdilajd Konomit, në vitin 2021 dhe Ravik Gurrës në 2019, askush më tej nuk kishte guxuar të ngrinte dorë ndaj njerëzve të drejtësisë. Ose të paktën krimi nuk ishte afruar kurrë më kaq pranë një magjistrati deri aty sa të kërcënonte seriozisht jetën e tij dhe të familjes, deri në…
Ish-ministri i Drejtësisë, avokati Ylli Manjani, në një shënim në rrjetet sociale vë theksin te drejtësia që duhet të jetë e bazuar në prova. Ai thekson se gjykata nuk bën dot drejtësi nëse detyrohet të plotësojë dosjen me prova që nuk e ka bërë prokurori apo edhe avokati. Gjykata është mbi palët dhe jo në shërbim të njërës palë. Postimi i plotë Ajo që po përpiqem të them është se standardi që duhet të arrijë një drejtësi e drejtë e bazuar në prova e fakte është: Hetime të gjata dhe gjykime të shpejta, në vend të hetimeve të shpejta dhe…
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ”Financial Times” në lidhje me Kosovën, ku ai shprehej se Kosova është kthyer “në tokën e askujt”. Vasili tha se tashmë Rama që konsideron tokën shumë shekullore të Kosovës tokë të askujt duhet bojkotuar, përçmuar dhe dënuar nga çdo shqiptar kudo që ai ndodhet. Sipas tij rezoluta e sjellë në Kuvend nga “Rilindja” mund të votohej pa asnjë siklet edhe nga parlamenti i Aleksandar Vuçiç.
Ministrja e Brendshme britanike, Suela Braverman flet për një stuhi emigrantësh drejt Britanisë, gjatë një fjalimi në Konferencën e Partisë Konservatore, fjalim që është cilësuar nga kundërshtarët si fjalim populist. Për ta bërë më të fortë deklarimin e saj për stuhinë e pritshme të emigrantëve drejt ishullit, Braverman e cila vetë është fëmijë emigrantësh indian të Afrikës, tha se ”era e ndryshimit që solli prindërit e mi nga ana tjetër e globit shekullin e kaluar ishte thjeshtë një puhizë e krahasuar më stuhinë e pritshme”. Mes të ardhurve ka edhe shqiptarë, edhe pse në numra shumë më të vegjël se…