Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për DRSHTRR Mat. Punimet kanë nisur një muaj më parë, ku po ndërtohet një qendër e re për shërbimet e transportit publik, kontroll fizik e linjë Kolauidimi. Sipas Ramës, kjo qendër do t’i shërbejë Bashkive Burrel dhe Klos, ku janë rreth 6,000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti. “Një Qendër e re, e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Linjë Kolaudimi për gjithë shërbimet lidhur me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori tjetër rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi…

Read More

Policia ka përmbyllur fazën e 18 të operacionit kundër kultivimit të kanabisit në zonën e Shkodrës. Prej nisjes së operacionit në prill të këtij viti deri sot më 4 tetor janë asgjësuar në total 75 903 bimë kanabis, ndërsa janë arrestuar 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 të tjerë. Në këtë aksion kanë marrë pjesë forca të shumta policie, të cilët krahas kontrolleve në terren kanë përdorur edhe mjete teknologjike dhe dronë për të survejuar dhe identifikuar hapësirat malore të mbjella me kanabis. Prokuroria nga ana tjetër vijon hetimet për identifikimin…

Read More

“Kam parë babanë të ma vrasin para syve në Lushnjë dhe u betova se do të marr hak”, kështu e nisi dëshminë para hetuesve 39-vjeçar Artan Tafani, i cili mban edhe emrin Marius. Ai tregoi se gati një dekadë më parë hyri në kontakt me Laert Haxhiun për t’u bërë partnerë në krim. Në emër të gjakut, Tafani bashkëpunoi me Laert Haxhinë për të vrarë cilindo që prej tij cilësohej si kundërshtar nga Çajup Selimi, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun por edhe të përgatiste vrasje apo të vendoste eksploziv për interes të tij. Sipas tij ndërkohë që shteti i kërkonte…

Read More

Mediat spanjolle, njëra pas tjetrës, i kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Si një vend me çmime të lira, vendi ynë sipas të përditshmes “El Cronista”, është një nga destinacionet turistike që mund të përfitoni. Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve evropiane më të përballueshme për pushime në vjeshtën e 2023. Artikulli: Nëse dëshironi të njihni Evropën me një kosto të ulët, Shqipëria është opsioni ideal për ju. Ajo ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik, gjuha e saj është shqipja dhe monedha vendase quhet LEK. Shqipëria është një destinacion pak i njohur, krahasuar me vende të tjera si Franca, Italia apo…

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Përmet, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.M , i cili akuzohet sa në muajin qershor ka abuzuar seksualisht të miturën. Ndaj 28-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Moderatoren Dojna Mema tashmë e shohim çdo të premte tek emisioni ‘Piranjat’ në krah të Florjan Binës. Por e ftuar në programin “Natën me Aulonën”, Dojna foli për largimin jo dhe aq miqësor nga Top Channel. E pyetur nga Aulona Musta se si ishte e mundur që Dojna u largua nga shtëpia mediatike ku u rrit profesionalisht, moderatorja u përgjigj: “Ka shumë për të thënë [për largimin nga Top Media], por unë do të zgjedh që të mos them shumë, për dy arsye. Së pari, sepse jam njeri shumë mirënjohës nga natyra dhe ka qenë kompania që mua më dha…

Read More

Prej muajsh tashmë, pas gjithë zhurmës nga BBV, Lorenc Hasrama ka treguar se është në një lidhje dashurie. Por duket se kjo lidhje paska kaluar në një tjetër nivel. I ftuar në “Wake Up”, Lorenci pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtazuar lidhjen në një fejesë. I pyetur nëse e dashura e tij është fansja e tij më e madhe, këngëtari shprehet: “Ajo thotë që është fansja më e madhe. Mendoj që mund të jetë një nga këngët e preferuara të saj. Nëse…

Read More

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë sot një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të shtohet siguria në kufi. Në Komisionin e Çështjeve Europiane, Kodheli tha se shqiptarëve iu duhet të rrinë me orë të tëra në aeroportet e shteteve të tjera, për të bërë verifikime, qoftë edhe ata me pasaporta diplomatike. “Nuk kemi pasur shumë ministra në tryezë, kjo ua rrit dhe juve vlerat. Dua t’ju komplimentoj për punën tuaj edhe pse keni pak kohë në postin e ministrit. Ne jemi të tentuar që të kërkojmë gjithçka nga forcat e rendit dhe çdo hall tonin duam ta…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Albert Halilajt si kryebashkiak i Kukësit për zgjedhjet që u mbajtën më 24 shtator. Kujtojmë se, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albert Halilaj ka siguruar 13025 vota, ndërsa Emri Vata 7431 vota. Në këto zgjedhje të pjesshme socialistët arritën të marrin 1393 vota më shumë se katër muaj më parë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku fitues doli Safet Gjici, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas skandalit seksual në zyrën e tij në bashki.

Read More

Tragjik ishte aksidenti i mbrëmshëm në Itali, ku 21 persona humbën jetën në mbikalimin e Mesrtes në Venecia. Ndërkohë 15 persona kanë mbetur të plagosur. Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia. Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra. Është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres.

Read More

Kosova rikthehet në fushë gjatë muajit tetor, me dy përballjet e eliminatoreve të Euro 2024: kundër Andorrës në transfertë (12) dhe Izraelit në “Fadil Vokrri” (15). Dardanët kanë zhgënjyer me performancat e tyre në grupin I, aty ku renditën në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 takime.

Read More

Hulumtimet e reja nga SHBA dhe Londra tregojnë se të bërtiturat ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi seksual ose fizik. Autorët e studimit zbuluan se toni negativ dhe përmbajtja kishin një ndikim negativ. Baballarët, nënat dhe mësuesit janë personat që kanë më shumë ndikim në sjelljen e fëmijëve. Disa nga efektet e abuzimit verbal mund të zgjasin gjithë jetën e një fëmije. Abuzimi mund të krijojë “efekte themelore emocionale dhe psikologjike”, të cilat përfshijnë obezitetin, rritjen e zemërimit, keqpërdorimin e substancave, depresionin dhe vetëdëmtimin. Studiuesit thonë se duhet të ketë një mënyrë më të mirë…

Read More