Duket se politika shqiptare, të majtët dhe të djathtët janë angazhuar për hartimin e një rezolute për sulmin në Veri të Kosovës, duke dënuar kështu veprimet e Serbinë. Pas bërjes publike të projektrezolutës së PS për këtë çështje, mësohet se edhe PD-ja ka hartuar një dokument të tillë. Në orën 12:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Në këtë mbledhje do të diskutohen dy projektrezolutat, ndërsa nuk dihet nëse pas diskutimeve do të arrihet në një dakordësi mes palëve, për të pasur në finale një dokument.
Author: tirana
Anulimi i të gjitha paraqitjeve të planifikuara të Rexhep Tajip Erdogan për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore për sot, të mërkurën (4/10) dhe nesër të enjten (5/10) është njoftuar nga presidenca turke. Sipas palës turke, siç raporton SKAI, Recep Tayyip Erdogan ka një të ftohtë të rëndë. Për ditën e sotme presidenti turk kishte planifikuar të drejtohej para Grupit Parlamentar të partisë së tij. Nesër ai kishte planifikuar të shkonte në Granada për takimin e Komunitetit Politik Evropian, ku Turqia do të merrte pjesë së bashku me rreth 45 vende. Në Sinod do të marrë pjesë edhe kryeministri…
Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, mjeku i njohur Ahmet Kamberi. Mësohet se kardiologu i njohur do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.
Partia Socialiste ka miratuar një rezolutë për dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë. Për pasojë nga sulmi mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në rezolutën në fjalë shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit. Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse. “Serbia të hapë hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve”, citohet në rezolutë. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI REZOLUTË PËR DËNIMIN E SULMIT TË ARMATOSUR TERRORIST NË VERI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE MBËSHTETJEN E PËRPJEKJEVE PËR GARANTIMIN…
Gjykata në Beograd e ka liruar Millan Radoiçiçin nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje. “Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin Millan Radoiçiçin për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për burgosjen e tij, duke iu referuar nenin 211 paragrafi 1 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk rrezikohet që ai të largohet nga vendi.”, shkruan b92.
Pas përfundimit të rikonstruksionit në dy shkolla të qytetit Burrel, në dy të tjera po investohet aktualisht.Në shkollën e mesme “Pjetër Budi” Burrel dhe në shkollën 9 vjeçare Frankth, njësia administrative Komsi do të krijohen kushte më të mira për frekuentimin e mësimit.Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj thotë se punimet në shkollën e Frankthit vijojnë me intensitet:”Vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e shkollës së re “Rexhep Kërtuka” e cila do shërbejë për 100 nxënës të fshatit Frankth.Ne e kemi prioritet investimin në objektet arsimore me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët dhe të…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë raportimit të tij sot në komisionin e Çështjeve Europiane theksoi se SPAK po vijon hetimet, duke iu referuar dhe të dhënave nga Europol, për një tjetër aksion policor. Sipas Ballës, të përfshirë ka gjasa të jenë dhe punonjës policie, ndërsa shtoi se kështu do të mundësohet dhe pastrimi i kësaj strukture. “Me Kosovën kemi kaluar në një kufi të lehtësuar kontrolli. Sa i përket çështjeve që u prekën nga zonja Gjonaj, për detyrimet e kapitujve 23-24, do të doja të vija për këto çështje një herë tjetër. Është bindja ime që të kemi lëvizje…
Punimet për ndërtimin e rrugës Korçë-Tiranë po vazhdojnë me intensitet. Aktualisht ndërtimet po bëhen në lotin e 3 të aksin Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që kalon përmes Mokrës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për këtë rrugë që do të shkurtojë distancën mes Korçës dhe Tiranës. “Nga puna e përditshme në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri në postimin e tij në Facebook.
Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim, morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës. 13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë. Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut. Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka garantuar qytetarët shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar në kufinjtë e Shqipërisë se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura. “Lidhur me pretendimet për rrjedhje të informacionit në sistemin TIMS, garantoj çdo shqiptar dhe të huaj se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që ka rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar, falë asistencës së partnerëve tanë të huaj. Sistemi është 100% funksional, pretendimet për një çështje të operimit të brendshëm, nuk ka shqetësim për rrjedhje të dhënash. Jam informuar në kohë reale nga vetë personat…
Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Profesor Doktor, Ahmet Kamberi. Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90. Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për familjen dhe miqtë.
Çmimi Nobel për Letërsinë 2023 do të shpallet të enjten, më 5 tetor në orën 13:00. Parashikuesit rrallë kanë pasur të drejtë për shkrimtarët, të cilët mund të fitojnë çmimin e lakmuar të Akademisë Mbretërore Suedeze. Me rregullore, emrat janë sekret dhe lista e ngushtë, duke u shqyrtuar nga juria, është e blinduar. Pra, të hamendësosh se kush do të fitojë do të mbetet një detyrë e pamundur. Ndërsa ka filluar numërimi mbrapsht, thuhet se fitues mund të jetë një autor ukrainas si Andrej Kurkov, i cili së fundmi publikoi ”Bletë gri”. Në vorbullën e të preferuarave janë edhe shkrimtari…