Author: tirana

Ministria e Arsimit ka rihapur për herë të fundit aplikimet për në universitet nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z. Të gjithë ata maturantë që vijnë nga jashtë vendit me diplomë të huaj të shkollës së mesme që patën vonesa me njehsimin e dokumentacionit shkollor, apo ata maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë mundur të aplikojnë në dy raundet e para do të kenë një mundësi të fundit ditën e nesërme më datë 4 tetor. Maturantëve ju jepet afat kohor nga ora 9:00 deri në 14:00 të aplikojnë on line në portalin u-albania. Ky është vendimi që ka hyrë në…

Read More

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur se qëllimi i sulmeve serbe në Veri ndaj Policisë ishte pushtimi i Veriut. Komentet Gërvalla i bëri gjatë një interviste për “The Guardian”, ku tha se pas këtyre sulmeve qëndron Serbia. Ajo u bëri thirrje qeverive perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë, duke shtuan se ky përshkallëzim i situatës është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. “Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi terrorist në veri lidhet me liderët serbë. Në një intervistë për CNN, ajo u shpreh se në ditët në vijim do të publikohen dëshmi të reja që tregojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç qëndron prapa kësaj dhe ka dhënë urdhra. Presidentja tha se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën. “Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatët tanë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN. Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Krime”. “Fillimisht…

Read More

Meta Platforms do të përgatisë për përdoruesit e BE-së një tarifë abonimi mujor prej 14 dollarësh për të hyrë në Instagram nga telefonat e tyre, përveç nëse e lejojnë kompaninë të përdorë informacionin e tyre personal për reklama të synuara. Gjiganti i teknologjisë amerikane do të paguajë gjithashtu 17 dollarë për Facebook dhe Instagram së bashku për përdorim në desktop, thanë dy persona me njohuri të drejtpërdrejta për planet, raporton Financial Time. Masa vjen pas diskutimeve me rregullatorët në bllok, të cilët kanë kërkuar të frenojnë mënyrën se si kompanitë e mëdha të teknologjisë përfitojnë nga të dhënat që marrin…

Read More

Javën e kaluar, gjatë takimit me Herisonin, Enisa tha se ka nje sekret, por nuk do ta zbulojë. “Është një bekim”, tha konkurrentja dhe menjëherë Herisoni nisi dyshimet për një fëmijë. Një javë më pas, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe në numrin e saj të celularit, nga njerëz që e akuzonin se po mohon vajzën e saj. Enisa tregoi se është nënë e një vajze katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë. “Para dy ditësh, mora vesh se një familjar imi kishte…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 1-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati në Strada Nazionale per Carpi Sud, në kryqëzimin me Via Cervi, në zonën Madonnina të Modenës. Sipas burimeve nga mediat italiane, ngjarja ndodhi teksa nëna e saj, një 25-vjeçare shqiptare, ishte në shtëpi me të. Vajza e vogël po ulej nga dritarja e papafingos ku ndodhej dhoma e gjumit dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash. E mitura është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi pak para orës 10:30 të mëngjesit të së martës,…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se edhe hotelet do të taksohen me çmim reference nga viti i ardhshëm. Në bilancin e sezonit turistik, Rama tha se dhomat e strukturave akomoduese kanë qenë plot, por në fakt biznesmenët nuk i kanë deklaruar. Rama tha se s’do të tolerohen as ata që nuk deklarojnë çmimet reale të dhomave. “E kemi vënë me bindje TVSH 6% për hoteleri. Ju keni fituar shumë më tepër, ne s’kemi marrë atë që na takon si shtet në arkën e atë ardhurave që na duhet për këto gjërat e tjera. Me çfarë do t’i bëjmë deri në fund…

Read More

Gjovalin Guri, i cili kërkohet nga policia për atentatin ndaj baba e bir, Zef dhe Gjin Guri, ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje. Nga arratia, ai rrëfeu për News24 se nuk është ai autor i krimit ku vdiq xhaxhai i tij dhe u plagos kushëriri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin. Gjovalin Guri u shpreh se kur ndodhi vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate. Në një njoftim, Policia e Shkodrës, deklaroi se Gjovalin Guri ishte i dyshuari kryesor për shkak të…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tregoi planet infrastrukturore për një mbarëvajtje sa më të mirë të turizmit. Balluku tha se një nga prioritetet e saj është korridori blu, i cili do të lehtësonte qarkullimin në pjesën e Krujë – Fushë Krujës dhe të gjitha akseset për hyrjen në Lezhë. Ajo deklaroi se akualisht të gjitha kontratat janë aktive pavarësisht se ndodhen në faza të ndryshme. “Ne kemi nisur një punë, e cila është e domosdoshme dhe shpresoj që të gjitha kontratat të ecin me të njejtën shpesjtësi që ecin kantieret në 5 vitet e fundit dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të dhjetorit Shqipëria mund të arrijë 10 mln turistë. Në fjalën e mbajtur në aktivitetin ku u fol për bilancin e turizmit, Rama u shpreh se deri në gusht Shqipëria u vizitua nga 7 mln turistë, ndërsa shtatori u mbyll me 1,1 mln turistë të huaj dhe nëse dhjetori ecën me ritme të mira mund të arrihet shifra e pabesueshme e 10 mln turistëve. Sipas kreut të qeverisë, suksesi i këtij sezoni është arsye për t’u ndjerë krenarë, por edhe për t’u vënë para përgjegjësisë që kërkesat e lartë që do të…

Read More

Republika e Çekisë është një nga skuadrat më të fortë në grupin E të kualifikueseve të Euro 2024. Pas pak ditësh, kjo kombëtare do të përballet me Shqipërinë, në Tiranë. Mbrojtësi i çekëve, Vladimír Coufal ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të Përfaqësueses, ku është shprehur se skuadra duhet të bëjë të pamundurën për t’u kualifikuar sa më shpejt në Europian. “Do ta ndihmonim shumë veten duke fituar në Shqipëri. Pastaj ne duhet të mposhtim Ishujt Faroe në shtëpi. Dhe nëse nuk humbasim në Poloni në nëntor, jemi në Europian. “Do të doja që të arrijmë sa më shpejt…

Read More