Një gjykatëse në Britani ka vendosur se të lësh kolegët jashtë grupit të punës në aplikacionin WhatsApp mund të jetë diskriminim, dhe caktoi 130,000 paundë dëmshpërblim për një hidraulik që ishte nxjerrë nga grupi kur kishte marrë disa ditë pushim si i sëmurë. Gjykatësja e punësimit Sarah George tha se shefat duhet të kishin një justifikim për të mos përfshirë anëtarë të stafit në grupet e përbashkëta të mesazheve, edhe nëse ata nuk janë në punë. Vendimi erdhi për rastin e 60 vjeçarit Mark Brosnan, të cilit iu akordua kompensim pasi pretendonte diskriminim në unë kur mori disa ditë pushim…
Author: tirana
Çdo muaj ka të mirat dhe të këqijat e tij sigurisht, megjithatë, meqë po flasim për shenjat e Horoskopit, ka ngjarje astrologjike që në mënyrë të pashmangshme ndikojnë tek ne me energjinë e tyre dhe ca muaj i bëjnë shumë të mirë e ca të tjerë jo edhe aq. Tani, që jemi një “frymë” përpara Hënës së Plotë te Dashim humori i ditëve është “i rëndë”, me bagazhe të mëdha emocionale, teksa priten edhe zhgënjime e tensione. Gjithsesi, nëse bëni pak durim, tetori nuk është larg dhe pas kalimit të Hënës së Plotë, gjërat do të përmirësohen ndjeshëm, sidomos për…
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e babait të tij, Fatmir Mediu. GJKKO ka pranuar sot kërkesën e SPAK që në gjyqin ndaj Mediut të thirren për të dëshmuar plot 71 dëshmitarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë familjarë të viktimave në tragjedinë e Gërdecit. Përveç Shkëlzen Berishës, në gjyq do të dëshmojë edhe Aldo Bumçi. Lidhur me tragjedinë e vitit 2008 në fshatin Gërdec, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armatimeve humbën jetën 26 persona, Mediu akuzohet veprat penale “shpërdorimi i…
Aleks Visha, personazhi i njohur i Tik Tok në një intervistë për Ora News foli për suksesin e tij në Tik Tok. Visha tha se për 5 minuta ka fituar rreth 122 mijë dollarë në Tik Tok. “Falenderues ndaj të gjithë shqiptarëve. Shqiptarëve kur i tregon të vërtetën të ndjekin më shumë. Lojërat në Tik Tok kanë edhe hile. Na kanë bllokuar edhe me hackera. Na kanë bllokuar lekët që kemi pasur në llogari. 122 mijë dollarë në 5 minuta ka qenë shuma më e madhe që kam fituar në Tik Tok. Sfidë e vështirë edhe live në tik tok.
Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim. Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me ligjin aktual është 0.05 %, propozimi i bërë është që kjo taksë të variojë nga 0.1 % -0.2%. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje. Por konkretisht sa do të jetë kjo vlerë? SCAN TV ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave për të dhënë një pasqyrë më të qartë se sa do të paguajnë qytetarët shqiptarë.…
Gazment Bardhi në një prononcim për mediat pas mbledhjes me deputetët është shprehur se Parlamenti ka rregulla dhe kush i shkel ao për të krijuar në opozitë të rreme merr përpsipër pasojat “Ka një rregullore të qartë të parlamentit. Sa kohë ka rregulla të shkruara ato duhet të zbatohen. Kush merr përsipër të shkelë rregullat për të krijuar opozitë të rremë në parlament, duhet të marrë përsipër pasojat. E kuptoj që interesi i maxhorancës do të ishte që dikush që për një vit e gjysmë nuk ka qenë në parlament të jetë.Taulant Balla e ka njohur Lulzim Bashën si kryetar…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar pas arrestimit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë, ndërsa thekson se duhet të gjykohet në Kosovë. “Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ky arrestim është një hap por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.
Ish-banorja e spektaklit televiziv, Zhaklina Gjolla, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, për të diskutuar rreth temës së pagës në Shqipëri. Ajo ka treguar historinë e saj, kur e kanë hequr nga puna në një radio pasi nuk bëri një punë shtesë. Sipas Zhaklinës, ajo paguhej për të bërë folësen në radio, ndërkohë që i kërkonin të bënte dhe punë marketingu. Në momentin kur ajo e ka refuzuar këtë gjë, ata e kanë pushuar nga puna. “Në shumicën e institucioneve që kam punuar, ka qenë shumë e vështirë që të ndahen pikërisht kufijtë e punës, cili është…
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se Milan Radoiçiç është arrestuar sot dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. “Më 3 tetor 2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë”, njofton MPB. Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrje të ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e ministrisë. Një ditë para se të paraqitej në…
Kolesteroli është një substancë yndyrore-dylli që gjendet në gjak. Trupi ynë e përdor këtë substancë për të krijuar qeliza të reja dhe për të prodhuar hormone thelbësore. Megjithatë, ndonjëherë akumulimi i tepërt i kolesterolit mund të ndodhë brenda trupit, i cili mund të jetë i dëmshëm për trupin, veçanërisht zemrën. Por çfarë ndodh saktësisht kur ka shumë kolesterol në gjak? Sasi të tepërta të kolesterolit në gjak mund të grumbullohen në muret e arterieve tuaja. Ky kolesterol i akumuluar quhet pllakë. Me kalimin e kohës, pllakat mund të ngushtojnë ose bllokojnë arteriet tuaja, duke e bërë të vështirë rrjedhjen e…
Mark Wahlberg ka shitur shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë, sipas dokumenteve të marra nga Las Vegas Review Journal dhe të publikuara nga revista People. Aktori shiti rezidencën e vendosur në komunitetin Summerlin që e kishte blerë rreth një vit më parë pasi vendosi të shpërngulej me familjen nga Kalifornia në Nevada.Wahlberg bleu rezidencën dykatëshe në gusht 2022 për 14.5 milionë dollarë, sipas Revistës Review. Rezidenca e vendosur në The Summit Club, është një komunitet privat që ofron një sërë lehtësish luksoze, duke përfshirë një fushë golfi, programe Wellness dhe rekreative, fusha tenisi dhe siguri 24/7.
Dy francezë janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi nga kontrollet e kryera iu gjet një armë sportive dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis. Policia thotë se francezët e kishin fshehur armën në një automjet kamper. Ata tentonin të largoheshin nga Shqipëri, por plani i tyre për të kaluar fshehur një armë dhe lëndën narkotike dështoi me sukses.