Bashkia e Tiranës ka rehabilituar infrastrukturën sportive në shkollën “Kolë Jakova”. Projekti përfshin një rikonstruksion të plotë të fushës së volejbollit dhe basketbollit, duke sjellë kështu një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar këto dy sporte të preferuara. Po ashtu, fusha e minifutbollit është riparuar dhe vijëzuar për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të përshtatshëm për lojë. Ky investim është realizuar në fillim të vitit të ri shkollor dhe është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të aktiviteteve sportive në këtë komunitet. Përmes projektit Shkollat si Qendër Komunitare, Bashkia e Tiranës synon promovimin dhe masivizimin e…
Author: tirana
Papa Françesku ka deklaruar se do jetë i hapur që të bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike. Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”. “Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai. Papa tha se Kisha ende e konsiderohen marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave. Kjo ka qenë një prej shumë kërkesave që i…
Policia e Kosovës informon se ka arrestuar një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës së ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Pasi ministrja bëri denoncimin në polici, u arrestua shtetasja me iniciale N.K. “Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”. Raportohet se në banesën…
Në Luginën e Preshevës nuk ka qetësi pas ngjarjeve në Banjskë. Familja Muharremi nga Medvegja është kërcënuar nga serb të maskuar, kjo mbrëmjen e së shtunës. Sulme verbale dhe gjuajte me gurë janë hedhur në drejtim të shtëpisë së kryefamiljarit Ruhan Muharremi nga Medvegja. Djali i Muharremit, Besarti për Telegrafin ka thënë se për këtë kërcënime e sulme janë lajmëruar organet e sigurisë. Ai thotë se pas këtij raportimi prindi është ftuar për deklaratë në polici. “Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste…
Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë dy adoleshentë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi vidhnin monopatina dhe më pas i shisnin. Hetimet janë kryer nga Komisariati Nr.2 dhe ai Nr.6. Të arrestuarit janë D.Sh. 18 vjeç dhe S.H. 19 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një 17-vjeçar. Një person i katërt është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Nga hetimet ka rezultuar se 2 të arrestuarit dhe 17-vjeçari në kërkim kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës më datë 1 Tetor. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. H. siguronte sendet e vjedhura…
Këtë të martë, Parlamenti Europian do të mbajë një seancë ku do të diskutojë lidhur me sulmin terrorist më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Po ashtu pritet edhe miratimi i një rezolute. Në njoftimin e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se debati për Kosovën pritet të nisë pas orës 15:00. Eurodeputeti Tonino Picula, njëri ndër iniciatorët e debatit në një postim në X tha se dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës.
Këtë të martë, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën Perëndimore. Në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuar do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.
Afro një vit nga samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar se që prej 1 tetorit tashmë, çmimet e internetit ‘Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë uljur mesatarisht 99%. Kjo marrëveshje, e firomosur në samitin historik të 6 dhjetorit, është në fakt një risi dhe ndihmë për qytetarët. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Kujtojmë se vendimi…
Dashi Të martën nga pikëpamja financiare ka ende diçka për të rishikuar. Ndoshta nuk po i menaxhoni mirë paratë ose keni bërë një investim të rrezikshëm dhe tani po paguani pasojat. Për ju, ekuilibri i brendshëm është gjithashtu thelbësor për të menaxhuar më mirë marrëdhëniet me të tjerët. Demi Të martën energjia dhe krijimtaria juaj po arrijnë kulmin. Jeni më të etur se kurrë për të arritur qëllimet e rëndësishme që i keni vendosur vetes. Ndoshta ju duhet të përdorni më shumë aftësitë tuaja sociale dhe komunikuese për të arritur një qëllim të rëndësishëm në punë. Binjakët Të martën po…
Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”, ku nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1, rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, të cilat në 7 javët e para nuk kanë arritur të ngjiten në nivelin e pritshmërive. Në një atmosferë të vakët në shkallët e “Elbasan Arenës”, u zhvillua një 45-minutësh i parë me ritëm të ulët dhe pa gola, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 51-të me Bekim Balajn që ekzekutoi saktë një penallti dhe u dha avantazhin shkodranëve. Dinamo reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 84-t me anë të Patrik Bardhit,…
Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me 4 shqiptarë të komunitetit rom, të cilët u arrestuan nga policia helene si autorë të vrasjes së një 54-vjeçari grek, roje në një park fotovoltaik, në muajin korrik. Në fotot e publikuara nga protothema.gr disa nga autorët e dyshuar shfaqen të ulur në një kafene në Patisia pak orë pas krimit. Në këtë kafene njëri prej tyre ka bërë gabimin fatal. Ai ka marrë vendimin që të hedhë celularin e viktimës në rrugë. Disa orë më vonë pasi ata ishin larguar nga dyqani, celulari u pikas nga një burrë që…
Ish-fotoreporteri i New York Times, Wade Goddard ka treguar përjetimet dhe kujtimet e tij nga koha kur shërbeu në terren në luftën e Kosovës. Ai kujton 23 anëtarët e familjes Deliu nga Abria e Drenasit që u vranë e u masakruan nga forcat serbe 25 vjet më parë ku në mesin e tyre, ishte edhe 7-vjeçarja Donjeta Deliu. Në një intervistë për Euronews Albania, ish-fotoreporteri tha se në karrierën e tij ka mbuluar shumë luftëra, por ajo në Kosovë ka qenë me e tmerrshmja që ka përjetuar.