Është pritur me ankth nga matjanët ndeshja e javës së gjashtë në Kategorinë e Parë. Në pesë ndeshjet e para ishte siguruar vetëm një pikë dhe kjo pati shqetësuar tifozët, drejtuesit e klubit dhe zyrtarët vendorë.
Pikërisht në përballjen me Besën erdhi kthesa e shumëpritur, siç u shpreh dhe kryebashkiaku Malaj. Një “silurë” e Stanës në 26′, nga një distancë afro 30 metra ka ngritur peshë pjesëmarrësit e shumtë në “Liri Ballabani”. Në 43′ Farruku e dyfishon rezultatin, Burreli 2 e Besa 0. Sapo nis pjesa e dytë janë vendasit që përsëri me Farrukut e thellojnë rezulatin dhe e dominojnë lojën në çdo aspekt. Në këto momente presidenti kavajas Bizhdili i shqetësuar largohet nga stadiumi. Në fund të lojës kavajsi Bubeqi (djali i teknikut Dorian Bubeqi) shēnon golin e katërt për Burrelin dhe Shehu për Besën shënon golin e nderit në 90′.
Pas ndeshjes kryetari i bashkisë Mat, njëkohësisht President i KF Burreli Agron Malaj do të shkruante në facebook: “Moment kthese për djemtë matjanë të cilët treguan disiplinë dhe bënë lojë të bukur duke na dhuruar këtë fitore.”
Edhe me dy vite më parë, pikërisht me 2 Tetor 2021 matjanët e mundën Besën në Burrel 5-1.
