Author: tirana

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse të NATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja, janë duke u përgatitur strategji të reja mbrojtjeje. Këtu bën pjesë mbrojtja nga sulmet e mundshme të raketave ruse, nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet dhe arrin tek një konfrontim me Moskën. Pjesëmarrëse 19 vende europiane Por mburoja mbrojtëse e NATO-s për Europën ka të çara që pritet të mbyllen nga sistemi i mbrojtjes ajrore, European Sky Shield Initiative, ESSI, propozuar nga Gjermania më tetor 2022. 15 vende nënshkruan në atë kohë një deklaratë të përbashkët në kuadër…

Read More

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen e Serie A. Ai është ndalur te ecuria e dobët e deritanishme e skuadrës së Romës, e cila në 6 javët e para ka arritur të grumbullojë vetëm 6 pikë. Balotelli ka thënë se trajneri portugez duhet të marrë ndonjëherë edhe përgjegjësinë për rezultatet e dobëta, ashtu siç bën për arritjet e skuadrave të tij. “A duhet Roma të luftojë për vendin e katërt? Po, por ka edhe skuadra të tjera të pajisura mirë si Interi, Milani, Napoli, Juve, Atalanta dhe…

Read More

Kishte vetëm 3 fotografi në “ditën e zisë” që organizoi në Mitrovicë, Lista Serbe, për terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës. Por të vrarët janë katër. Atëherë pse? Arsyeja është se donin të mbanin të fshehur identitetin e personit të katërt. I vrari i katërt që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti terrorist, është Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin. Ai ka shoqëruar Vulin edhe në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013. “Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës…

Read More

Pas Nju Jorkut, Londrës dhe Milanos, ishte radha e Parisit për të nisur Javën e Modës. 107 shtëpi të modës prezantojnë veshjet e tyre për femra Pranverë-Verë 2024, gjatë 67 sfilatave, nga 25 Shtatori deri më 3 Tetor. Mes disa koleksioneve që u prezantuan, dalloi edhe ajo e Shtëpisë së Modës, Pierre Cardin që solli një risi të re sa i përket ambienteve ku u zhvillua edhe sfilata. Shumë mund të mendojnë se është e pamundur të gjesh një lidhje mes politikës dhe modës, por shtëpia e famshme emodës Pierre Cardin e realizoi diçka të tillë në mënyrë gjeniale gjatë…

Read More

Arissa Yan është vetëm gjashtë vjeç, por ajo tashmë është një përoruese e smartfonëve. Ajo lundron nëpër internet ndërsa qëndron e qetë në divanin esaj. Arissa filloi të përdorte celularin kur ishte katër vjeç, por nëna e saj është e shqetësuar për varësinë që ka krijuar nga telefoni. Megjithatë, ajo e sheh përdorimin e telefonit si një pjesë të rëndësishme dhe të pashmangshme të shoqërisë moderne. Val Jan nuk dëshiron që vajza e saj të jetë prapa moshatarëve të saj kur bëhet fjalë për zhvillimet teknologjike, por nuk është e sigurt se si të balancojë kohën mes ekranit të telefonit…

Read More

Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më shtazarake të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë. Fridmani, sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, teksa akuzohe për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu, nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin. Pas vrasjes me një plumb pistolete, Fridmani, është hedhur në ujërat e një rezervuari në Korçë, duke dalë trupi i tij i pajestë…

Read More

Vonë është njohur me emrin Artan Tafani. Sa ishte i mitur, të gjithë në Lushnjë e thërrisnin Marjus i Bashkimit. Deri kur u largua bashkë me nënën e tij, për të jetuar në jug të vendit. I penduari i drejtësisë, vjen nga një jetë traumash. Në 97-n, në lokalin e tyre, tip bilardo, në Stan Karbunarë të Lushnjës, Marjusit, apo Artanit të sotëm, një pendito që rrëfeu bandën e Laert Haxhiut, dhjetra krime, midis tyre 6 vrasje të bujshme, i vranë të atin para këmbëve të tij. Jo më shumë se 10 vjeç, autorët, atëkohë besohej të ishin nga zona…

Read More

Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikon të kryejë një vrasje tjetër. Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë në sy të Laert Haxhiut. Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares. Në fakt Elton Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të…

Read More

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka kujtuar babain e tij të ndjerë me rastin e ditëlindjes. Ersi Nishani, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale shkruan se është ditëlindja e dytë që nuk mund ta urojnë dot për së gjalli, ndërsa thekson se babai i tyre është dritë që i udhëheq. “Sot është ditëlindja jote e dyte qe nuk te urojme dot per se gjalli. Ti tani je dritë, dritë që na udhëheq ccdo dite ☀️”, shkruan djali i Nishanit. Kujtojmë se Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj të vitit 2022 në një spital në Gjermani ku…

Read More

Puna për hapjen e themeleve të Teatrit të Ri po ecën me ritme të mira. Makineritë e rënda kanë nisur punën për themelet e shtëpisë së re të aktrimit, e cila është konceptuar si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Projekti i arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, ofron një ndërtesë me dizajn modern, që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për teatrin, por edhe për publikun. Teatri i Ri do të ketë hapësira të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, një skenë teatri prej 630 metra…

Read More

Ditmir Bushati, në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, nuk ka qendrim të ngjashëm me linjën e ndjekur nga Tirana zyrtare në raport me Kosovën dhe Serbinë. Me bindjen se Kosova është çështje e interesit kombëtar dhe jo çështje klasike e politikës së jashtme, Ditmir Bushati kërkoi që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë. “Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe medhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk…

Read More

Në të kaluarën, shumica dërrmuese e fëmijëve shkonin në shtrat para orës 21:00. Sot, për fat të keq, shumica e fëmijëve refuzojnë të veshin pizhame “aq herët”. Ajo që prindërit duhet të kuptojnë është se gjumi adekuat duke filluar nga ora 21:00 rezulton të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin dhe shëndetin e tyre. Zhvillimi i fëmijëve ndodh para gjumit. Sipas ekspertëve, hormoni i rritjes, i cili është numri 1 përgjegjës për zhvillimin e fëmijëve, arrin kulmin e tij në momente të caktuara: në orën 22:00, në orën 12:00 dhe pastaj në orën 2 të mëngjesit, vetëm nëse fëmija fle.…

Read More