Author: tirana

Më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe qindra ministra, diplomatë, përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë, po mblidhen në New York për sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, cila fillon të hënën. Përpara një prej ngjarjeve të profilit më të lartë në botë, Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD) ka forcuar sigurinë, ndërsa disa rrugë në Manhattan janë mbyllur me barrikada për arsye sigurie. Komisari i NYPD-së Edward Caban tha të enjten se burime do të vendosen në gjithë qytetin për të garantuar sigurinë e ngjarjes. “Çdo aspekt i departamentit tonë do të përfshihet”,…

Read More

Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre. Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe…

Read More

Zbulohet një pikturë e re nga Raffaello Sanzio. Vepra është një Magdalene me fytyrën e Chiara Fancelli, gruas së Peruginos. Piktura, mbi një panel plepi me përmasa 46 cm me 34 cm, nga viti 1504, u zbulua në një koleksion privat jashtë vendit, dhe i atribuohet artistit nga Urbino, sipas një grupi studiuesish. Vepra artistike u paraqit për publikun në Pergola (Pesaro Urbino) gjatë konferencës ndërkombëtare “Bukuria ideale – vizioni i përsosmërisë së Raffaello Sanzio”, nën titullin “Magdalena e Raffaelit”. Midis ekspertëve që folën në konferencë ishin Maria Cecilia Visentin, profesoreshë pontifikale e specializuar në ikonografinë fetare të urdhrit të…

Read More

Autoritetet policore në Torino të Italisë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh, pasi këta të fundit u kapën me më shumë se 2 kilogramë heroinë. Mësohet se policia italiane ka arrestuar një 56-vjeçare shqiptare dhe partnerin e saj 61-vjeçar, pasi të dy dyshohen se shisnin lëndën narkotike nga apartamenti i tyre. Brenda banesës së tyre u gjetën edhe disa gramë kokainë, si edhe mjetet përkatëse për ndarjen e drogës dhe përgatitjen e saj për shitje. Sakaq, të dy shqiptarët janë arrestuar dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e tyre.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Rotondo e Savrës në autostradën Fier- Lushnje. Mësohet se një kamion u përplas me një autoambulancë. Si pasojë, ka humbur jetën pacienti një 77-vjeçar, i cili po transportohej për në spital. Ndërsa, drejtuesi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar dëmtime të lehta. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti./

Read More

Qeniet njerëzore janë bërë nga energjia; energjia është ajo forcë që na lejon të arrijmë qëllimet tona dhe të përmirësojmë veten duke e tejkaluar ditë pas dite. Për këtë arsye, është thelbësore të kujdesemi për gjendjen tonë energjike, duke e rinovuar atë çdo ditë dhe duke forcuar çdo talent unik natyror që kemi. Duke u bërë versioni më i mirë i vetes për ata që duam I vetëdijshëm për fuqinë që ka energjia mbi ne dhe forcën që vjen prej saj për rritjen personale të secilit prej nesh, Dalai Lama ka vendosur pesë faktorë që na vjedhin energjinë. Duke vepruar…

Read More

Në Shëngjin pushimet vazhdojnë. Shumë shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në plazh. Disa i janë drejtuar detit pasi kanë mbyllur punët e verës. Të tjerë kanë zgjedhur të pushojnë në shtator për shkak të çmimeve më të ulëta. Temperaturat e larta kanë ndikuar që Shëngjini të jetë plot pushues dhe dy javët e para të vjeshtës. Operatorët turistikë flasin për numër të lartë prenotimesh dhe gjysmën e dytë të shtatorit. Shqiptarët e Kosovës janë turistët më të shumtë në bregdetin e Shëngjinit dhe përgjatë këtij sezoni.

Read More

Pesë civilë u vranë dhe një tjetër u plagos në granatimet e rënda nga artileria ukrainase në rajonin e Donetskut, tha Denis Pushilin, guvernatori i tij rajonal i vendosur nga Rusia. Granatimet në rrethet Kirov dhe Kuibusevsky vranë pesë civilë, ndërsa një grua u plagos në rrethin Svetlandarsk, tha Pushilin përmes Telegramit. Rajoni i Donetskut, si pjesët e tjera të Ukrainës lindore, është pjesërisht i kontrolluar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet ukrainase.

Read More

Largimi i Paul Pogba nga Juventus është shumë afër pasi mesfushori rezultoi pozitiv ndaj testeve anti-doping. Për këtë arsye drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë për një talent për mesfushën. Nga një francez te tjetri, por me motivime të ndryshme, moshë dhe mbi të gjitha karakter. Sepse bardhezinjtë janë lodhur duke marrë lojtarë që kanë dhënë gjithçka në fushë, tani duan lojtarë që janë shumë të uritur. Në këtë rast objektivi është një lojtar i datëlindjes 2004, për të cilin flitet shumë që tani. Po flasim për Habib Diarra të Strasbourg-ut. Bardhezinjtë po kërkojnë të përparojnë në negociata, duke e kuptuar…

Read More

Një kamion i ngarkuar me 300 kg kanabis, u ndalua mbrëmjen e së shtunës në një prej pikave doganore në kufirin shqiptaro-malazez. Lënda narkotike ishte paketuar në mbi 180 pako dhe u gjet gjatë kontrollit të kamionit të mallrave me targa shqiptare. Droga u zbulua nga doganierët në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Policisë, mësohet për “Vijesti”. “Treguesit e rrezikut dhe alarmi i shfaqur në sistemin e brendshëm doganor kanë rezultuar në prerjen e zinxhirit të kontrabandës nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Veprimi i sekuestrimit është nisur në bazë të autorizimit dhe analizës doganore të kryer të të dhënave…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për sekuestrimin e 300 kg kanabis në doganën malazeze gjatë kontrollit në kamionin me paleta druri që u fut nga Shqipëria. Ai shkruan se krenohet me rezultatet e drejtorisë së doganave dhe të policisë. “Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave. Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, tha ai.

Read More