Vitet e fundit ka pasur dyshime se 5G mund të ndikojë negativisht në baterinë e pajisjes, por një test i fundit nga Wall Street Journal i jep edhe më shumë arsye këtij pretendimi. Vlen të përmendet se duke qenë se spektri i 5G në Amerikë është i ndryshëm nga ai në Evropë, është e arsyeshme të jemi të kujdesshëm, pa domosdoshmërisht kjo që nuk ka gjasa të vërehet e njëjta rënie në baterinë e iPhone dhe në rrjetet evropiane. Testi i Wall Street Journal, i cili pranon çdo të metë që mund të ketë, konsistoi në shikimin e videove në YouTube me cilësinë…
Author: tirana
Një kopshtar i Guernsey-t e çoi qepën e tij prej gati 20 kilogramësh në një event lulesh në Angli, ku organizatorët thanë se besonin se ishte një rekord i ri botëror. Panairi i luleve në Harrogate Autumn zbuluan se qepa prej 19,77 kilogramësh e Gareth Griffin tejkalon rekordin e mëparshëm botëror, një qepë 18,68 kilogramësh e sjellë në panairin e luleve të vjeshtës Harrogate nga Tony Glover në 2014. Qepa është e ekspozuar në pavijonin ushqimor të panairit, së bashku me perime të tjera gjigante që përfshijnë një lakër, kastravec dhe karotë. Organizatorët e eventit thanë se statusi i qepës…
Miqtë e Kiara Titos ditët e fundit kanë informua mediat për një shtatzëni të mundshme të moseratores. Lajmi u përhap menjëherë në rrjet, duke u shprehur se miqtë kanë zbuluar se ajo është vetëm 5 javëshe shtatzënë, si dhe lajmi po mbahet sekret nga të gjithë të afërmit. Megjithatë, duket se lajmi i shtatzënisë e ka trazuar jo pak çiftin. Panorama plus ka mësuar se fakti se ky thashethem ka dalë nga miqtë e Kiarës, e ka bezdisur jo pak moderatoren, që i është dashur të gjejë “spiunin” mes miqve që informon portalet me lajme rreth jetës së saj private.…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë pasdites së sotme një pjesë toke pranë fshatit Koçaj, në afërsi të Bulqizës. Gazetari Enver Doçi ka raportuar se flakët janë ndihmuar edhe nga era e fortë, duke sjellë që dhjetëra hektarë pyje dhe kullota të digjen. Sakaq, mësohet se ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur në këto momente për shkak të terrenit të vështirë, ndaj edhe kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Është mbajtur sot në gjykatën e Durrësit seanca për 30 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit anti-drogë “Tempulli”. Gjykata ka rikonfirmuar ndaj 26 të akuzuarve masën e sigurisë “arrest me burg”. Sakaq, dy prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë në masën “arrest shtëpie”.
Bujarja është sulmuar disa herë me fjalë publikisht nga motra e saj për situatën ligjore që rëndon mbi të. Siç shpjegoi gjatë “Shihemi në Gjyq”, Bujarja dhe familja e saj kanë qenë 4 vite nën hetim sepse janë kryer transferta në shuma të mëdha parash nën emrin e saj në një hark kohor prej 7 ditësh. Ajo mendon se e motra ka patur gisht në këtë ngjarje, por disa gjëra ende mbeten të paqarta. Ardit Gjebrea: Cili është motivi që motra është sjellë kështu me ty? Bujare: Në vitin 2009 më thoshte mos i fol këtij, mos i fol atij se ky…
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen prezantoi një plan me dhjetë pika për t’u marrë me situatën e jashtëzakonshme në Lampedusa, të cilën e vizitoi më herët sot e shoqëruar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe komisionerja Ylva Johansson. Plani, i prezantuar në një konferencë për shtyp, parashikon rritjen e mbështetjes për Italinë nga Agjencia e Azilit të Bashkimit Evropian (EUAA) dhe Frontex me qëllim menaxhimin më të mirë të numrit të madh të emigrantëve si dhe transportimin e emigrantëve jashtë Italisë. Frontex do të ndërmarrë gjithashtu koordinimin për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë…
Ata mund të jetojnë në një pallat dhe e gjithë bota të kopjojë çdo pamje të tyre, por familja mbretërore ka një gjë të përbashkët me pjesën tjetër të botës, ata e duan TV dhe filma. Sidomos anëtarët më të rinj, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Princi William dhe Kate kanë folur për filmat dhe shfaqjet televizive të preferuara të dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj në të kaluarën. Konkretisht ata shohin: Octonauts dhe filmi Lego Princi William ka zbuluar më parë disa nga shfaqjet e preferuara të George dhe aventurat nënujore të Octonauts ishin në listë.…
Ish reperi Fero po e vazhdon ritmin e jetës së tij ndryshe pas përkushtimit të tij ndaj fesë islame. Heqja dorë nga muzika dhe TikTok, dy burimet që i sillnin të ardhura ka bërë që ish reperi të kërkojë shtigje të reja. Fero i është futur biznesit të kriptovalutave, pasi këtë e konsideron punë “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame. /Prive
Pas periudhës së vështirë që kaloi, Fjolla Morina e ka marrë veten dhe ka gjetur edhe dashurinë. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto krah partnerit, të cilin e ka zbuluar për herë të parë për publikun. Çifti shfaqet në një ambient të zbukuruar dhe Fjolla duket shumë e lumtur krah partnerit, por pas tyre shihen disa tullumbace ‘Bride to be (nuse e ardhshme)’. Mesa duket Fjolla ka marrë propozim për martesë e ndoshta së shpejti do e shohim nuse sërish.
Një veprim i çuditshëm aq sa edhe i parëndësishëm ka ndodhur sot me Grupin Parlamentar të PD-së. Basha duket se ka urdhëruar sekretarin Endri Hasa që të fshijë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët në grupin e ‘whatsapp’ të Grupit Parlamentar për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00. Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin, duke qenë se ishte harruar si administrator i grupit prej 2021, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të WhatsApp. Veprimi i Lulzim Bashës vetëm sa ka…
Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar të shtunën teksa po ateronte në shtetin verior të Amazonës të Brazilit mes reshjeve të dendura. “Shpreh keqardhje për vdekjen e 12 pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit, viktima të rrëzimit të avionit që ndodhi këtë të shtunë në Barcelos”, tha guvernatori i shtetit Wilson Lima në platformën “X”. Lima shtoi më tej se ekipet kanë punuar “që nga fillimi për të ofruar mbështetjen e nevojshme”. Sipas mediave lokale, një avion i vogël që transportonte turistë vendas u ngrit të shtunën nga kryeqyteti i shtetit të Amazonës, Manaus,…