Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Kjo shënon dhe mbledhjen e parë të këtij grupi nën drejtimin e Bledi Çuçit. Një prej çështjeve më të rëndësishme që do të diskutohen në këtë mbledhje, do të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit. Gjithashtu, në tryezën e grupit parlamentar të PS-së do të jetë dhe një kërkesë e Gazment Bardhit për të ngritur një grup pune për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. Çështja tjetër e rëndësishme, për të cilën pritet të ketë diskutime në këtë takim, do të jetë edhe projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve.…
Author: tirana
Braktisja e kafshëve në Kroaci së shpejti do të bëhet vepër penale me burgim deri në një vit. Është pjesë e paketës së re të ndryshimeve në Kodin Penal, për të cilën grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës po punon prej një viti dhe që deri më tani ishte në prapavijë, ndaj nuk është diskutuar më herët publikisht Nga dokumentet e grupit të punës që po punon për ligjin e ri, duket qartë se Ministria ka vendosur që në këtë paketë ndryshimesh do të punohet për forcimin e mbrojtjes së kafshëve, ndaj braktisja e kafshëve do të…
Matteo Salvini i Italisë dhe Marine Le Pen e Francës konfirmuan aleancën e tyre të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm dhe theksuan platformën e tyre kundër imigracionit për mbështetësit. Duke folur në një tubim të Ligës Veriore në Pontida të dielën, Matteo Salvini dhe Marine Le Pen krijuan një front të bashkuar kundër Europës dhe “zhytjes së emigracionit”. Ata u fokusuan gjithashtu në rëndësinë e “popullit” dhe “identitetit” si pjesë e një fillimi të hershëm për të mbledhur mbështetje përpara zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm. “Ne po mbrojmë traditat tona, gastronominë tonë, identitetet…
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa në Gjykatën e Posaçme ishte dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Më 14 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje. Në seancën paraprake prokurorët e çështjes deklaruan se provat dhe faktet në dispozicion, përfshirë audio-përgjime,…
Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për funksionimin normal dhe secila prej tyre ka një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë. Shpesh shtrohet pyetja se si të njohim mungesën e vitaminës dhe të kompensojmë vitaminat që mungojnë. Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë. Vitaminat B dhe vitamina C treten lehtësisht në ujë dhe ekskretohen nga trupi ynë përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato. Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen nga…
Nisja e censit të 12-të në historinë e Shqipërisë është pritur me mosbesim dhe akuza nga organizata të minoritetit grek, madje dhe nga zëra nga Athina, që duke cituar konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se legjislacioni shqiptar nuk përmbush standardet europiane për deklarimin e etnisë. Pala greke qorton më së shumti parashikimin ligjor që ndëshkon me gjobë të majme këdo që deklaron në census kombësi tjetër nga sa ka të deklaruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Parashikimi në fjalë është vendosur në ligj për të shmangur vetëdeklarimin për çështje financiare të një tjetër kombësie nga realja.…
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme në Shqipëri, ku koncertet e saj mbledhin një numër të madh fansash. Ajo njihet si një nga këngëtaret pa komplekse në daljet e saj publike. Ronela teksa ishte duke interpretuar në skenë këngën e saj në bashkëpunim me reperin Matolale, ka shpërthyer në skenë teksa këndon një pjesë të tekstit “Jam bërë gips për ty ja q***** ropt”.
Moska dhe Kievi do të përballen sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë pas një apeli nga Ukraina, e cila akuzon Rusinë për përdorimin e padrejtë të akuzave për gjenocid për të justifikuar pushtimin e saj në 2022. Përfaqësuesit e dy vendeve ndërluftuese do të paraqesin argumentet e tyre para gjyqtarëve në selinë e gjykatës, në një mosmarrëveshje nëse gjykata e lartë e OKB-së ka juridiksion për të urdhëruar përfundimin e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin justifikoi pjesërisht pushtimin e 24 shkurtit 2022 të Ukrainës fqinje duke përmendur akuzat për ” gjenocid”…
Etja për të vrarë shkodranin Dorian Duli, shtyu anëtarët e grupit “Bajri”, të kontraktonin emra të njohur të botës së krimit, si Nuredin Dumani që njihet ne nofkën “Alkatraz” dhe Aleksandër Baho nga Papëri i Elbasanit, i cili njihet me nofkën “Sakati”. Dëshira personale për ekzekutimin e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, ishte e Behar Bajrit, i cili sapo kishte dalë nga burgu e s’mund të pranonte shoqërinë që kishte Duli me hasmit e tij, të familjes Lici. Për të kryer vrasjen e Dulit, dy kushërinjtë Behar Bajri dhe Bardhyl Bajri (Mavraj), ishin përpjekur dhe kishin rekrutuar Astmer Bilalin,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Në rrugën “Qemal Stafa”, një automjet “Volsewagen” me drejtues shtetasin 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin 76 vjeç, banues në Kusarth. I moshuari është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin, 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan. I aksidentuari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, po…
Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, u gjet i plagosur mbrëmjen e kaluar në Suzzara të Italisë. Mësohet se i riu është plagosur me thikë, pas një debati për motive të dobëta. Ka qenë një banor i zonës, i cili ka vënë re 35-vjeçarin të plagosur në rrugë dhe më pas ka njoftuar policinë. Burri i plagosur në shpatull, dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për identifikimin e autorit të ngjarjes.
TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të privatësisë së fëmijëve në lidhje me përpunimin e të dhënave për fëmijët në BE, tha Bashkimi Evropian. Platforma e videove të shkurtra në pronësi kineze, e cila është rritur me shpejtësi në popullaritet mes adoleshentëve në mbarë botën, ka shkelur një sërë ligjesh të BE-së për privatësinë e të dhënave midis 31 korrikut 2020 dhe 31 dhjetorit 2020, njoftoi Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës. Kjo është hera e parë që DPC, rregullatori kryesor i BE-së për shumë kompani të mëdha të teknologjisë globale, ka gjobitur TikTok,…