Author: tirana

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot projektligjin për lojërat e fatit. Gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj pyeti përfaqësues të drejtorisë së Lojërave të Fatit nëse ka shanse që me këtë ligj të mbahet nën kontroll fenomeni i trukimit të ndeshjeve. Ndërkohë, drejtori i operacioneve të lojërave të fatit tha se me legalizimin e këtyre kompanive, rregullat janë të forta, pasi ato rrezikojnë që të humbasin kontratat. DEBATET Xhafaj: Sa shans ka që me përfshirjen e këtyre kompanive ky fenomen i trukimit të ndeshjeve të rritet më shumë. Por tani që bëhen të interesuar, pra këto kompani, se…

Read More

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti. Programi i Kodimit, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, do të zbatohet për herë të parë dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë të grup-moshës 16-35 vjeç që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët. Në këtë proces, Agjencia Kombëtare e Punësimit…

Read More

Rusia këtë të hënë ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (IJC) në Hagë që të pushojë procedurat e ngritura nga Ukraina përpara asaj tribunali për shkak të mungesës së juridiksionit dhe “shpërdorimit të procesit” për shkak të abuzimit të dyshuar të Rusisë me Konventën e Gjenocidit. Kreu i ekipit ligjor me bazë në Moskë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Genadi Kuzmin, i tha panelit prej 16 gjyqtarësh se çështja e Ukrainës është “pashpresë e gabuar dhe në kundërshtim me jurisprudencën e gjatë të kësaj gjykate” Në fjalën e tij të hapjes, Kuzmin përsëriti pretendimet ruse për neo-nazistët në Kiev…

Read More

Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 17 drejtues mjetesh për përdorim të mjeteve në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 235 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 259 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 229 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të…

Read More

Biletat e Kombëtares mbaruan në kohë rekord. Edhe pse pjesa më e madhe e shqiptarëve ankohen se jo vetëm nuk arritën të blinin, por sistemi nuk i lejonte as t’i afroheshin procesit. Në situatën e krijuar ka lulëzuar tregu i zi. TikTok mbetet platforma virtuale që zëvendëson tregun fizik. Aty ofertat janë nga më të pazakontat. Pagesa “cash” është e pranueshme. Një përdorues pretendon se disponon të paktën 300 bileta mbrapa porte, të cilat i shet me “çmim të arsyeshëm”: vetëm 35 euro, nga 3 mijë lekë që ishte kosto origjinale. Një tjetër përdorues i TikTok ka nxjerrë në shitje…

Read More

Bledi Çuçi mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimit mes deputetëve socialistë kanë qenë shqetësimit e konstatuara prej tyre në terren dhe zonat ku ata janë të deleguar. Një tjetër temë diskutimi ka qenë edhe çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas deputetëve, Ahmetaj ka ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit.

Read More

Gazetari i sportit Tami Kona komentoi në një intervistë televizive shitjen e biletave Shqipëri-Çeki. Ai u shpreh se situata është skandaloze dhe se deri më 12 tetor kur të zhvillohet ndeshja, do ta kenë shumë të vështirë. Ai debatoi në studio me gazetaren Esmeralda Mulaj sa i takon çështjes se një grua nuk mund të vijë para një burri në stadium në një kohë kur për bileta është krizë. Tami Kona: Pa ardhur djali nuk mund të vijë gruaja ime dhe kur them këtë e them në kuptimin e mirë. S’po merrem as me gruan e shokut as me gruan…

Read More

Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e motit të keq në Greqi. Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në masakër në Trikeri të Volos. Sipas informacioneve nga mediat vendase, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes dhe e ka zënë poshtë një makineri. 38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri. Pak më vonë, një tjetër aksident industrial ka ndodhur në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive. 28-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese,…

Read More

Flet gruaja që iu shërbente të moshuarve në Përmet. Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Pëllumbarë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me shkop gruan e tij Afrovitin, ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” gruaja që iu shërbente dhe ndihmonte të moshuarit. Ajo ka treguar se nuk paguhej, por vinte pranë tyre pasi i vinte keq dhe iu çonte qumësht apo ushqime. Gruaja rrëfeu se ishte njoftuar nga vetë Leonidha për Afrovitin, por se ai i kishte thënë se 80-vjeçarja ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. Më pas kishte telefonuar infermieren e fshatit, e cila…

Read More

Pas një kohë të gjatë përpjekjesh për të marrë aeroplanë luftarakë F-16 nga SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, Ukraina së shpejti mund të ketë një burim tjetër të aeroplanëve luftarakë të avancuar. Raportet në Suedi thonë se qeveria e vendit po shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve Gripen të prodhimit suedez te ukrainasit për t’i ndihmuar në luftën e tyre kundër Rusisë – duke i shtuar një dimension tjetër përfshirjes nordike dhe baltike në luftë, shkruajnë mediat e huaja. Edhe pse pranimi i Suedisë në NATO varet ende nga Hungaria dhe Turqia (kjo e fundit që po përpiqet të…

Read More

Kjo ishte mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të PS-së nën drejtimin e Bledi Çuçit. Mbledhja ka përfunduar dhe janë diskutuar vetëm çështjet sa i takojnë rendit të ditës në seancën plenare të ditës së enjte. Një seancë e cila do të jetë e rëndësishme, sepse votohet ligji për rikthimin e lojërave të fatit vetëm online. Çështje tjetër që është diskutuar është ajo e pagave të gjyqtarëve kushtetues, ku edhe Basha dhe grupi i tij i vigël pranoi të bashkonte votat me Ramën, nuk u arrit numri prej 84 votash. Dy çështje të tjera që nuk kanë marrë sot përgjigje…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur operacionet e fundit të Policisë në Shkodër e Vlorë, për ndalimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë duke parandaluar ngjarje kriminale. Por ministri Balla kërkon nga strukturat e Policisë të intensifikojnë punën për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe përballjen e autorëve me drejtësinë. ”Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të…

Read More