Një postim në rrjete sociale u bë shkaktar i nisjes së një konflikti mes dy të rinjve në Turqi, konflikt që përfundoi në tragjedi. 17-vjeçari Ibrahim A., vrau mikun e tij Muhammed Şeyh Ahmed pasi i kërkoi që të fshinte një postim të publikuar. Ky i fundit refuzoi që të bënte një gjë të tillë, e kjo ngjalli një debat të ashpër mes dy të rinjve, shkruajnë mediat turke. Ibrahim A. goditi shokun e tij me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. I dyshuari u arrestua dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Begaj thotë se Asambleja e Përgjithshme e OKB është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar. “Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë”, shkruan Begaj në rrjetet sociale. Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje manjatit amerikan Elon Musk që ta hapë një fabrikë të re të Teslas në Turqi, duke u bërë lideri i fundit që lobon kështu te njeriu më i pasur në botë. Erdogan dhe Musk kanë mbajtur një mori takimesh në Turqi dhe në margjina të forumeve ndërkombëtare, duke e thelluar miqësinë edhe më tepër të dielën në Nju Jork. Zyra e Erdoganit ka thënë të hënën se ai i ka kërkuar Teslas që ta hapë fabrikën e shtatë në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka thënë se Musk…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë të hënë prezantoi Prefektin i ri të Qarkut Kukës, Granit Gjanën, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Albert Halilajn. Balla tha gjatë takimit se Ministria e Brendshme ka gati draftin e ri ligjor, për konsolidimin e rolin të Prefektit, si përfaqësues direkt i kryeministrit dhe i qeverisë në territor. Ministri e vuri theksin tek roli që Prefekti ka aktualisht për drejtimin e disa Task Forcave vendore, ku veçoi atë për Paketën e Sigurisë në shkolla. “Të gjithë e dimë që fëmijët rrezikun më të madh të qasjes ndaj fenomeneve si droga, apo të tjera…
Rikonstruksioni i Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës është drejt përfundimit. Kjo godinë do u vijë ndihmë 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite foto nga rikonstruksioni i godinës, ku nënvizon se ndryshimi estetik dhe funksionaliteti i godinës ka pësuar një transformim rrënjësor. “Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një̈ transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale.…
Një 30 vjeçar është plagosur me pistoletë në Malësi të Madhe, ndërsa është arrestuar autori. ”Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë,…
Një 16-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër. Për pasojë, i mituri është transportuar në spital në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i ngjarjes është arratisur dhe po punohet për arrestimin e tij. “Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut…
Biznesmeni Gjergj Luca që gjithmonë flet troç, i është përgjigjur procesit për numërimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri, që nisi këtë të hënë. Ai ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale, te pyetjet lidhur me përkatësinë fetare. Me nota humori, Luca thotë se te përgjigjja e tij, përsa i përket pyetjes për fenë, ka shkruar se është shqiptar. Një përgjigje të tillë u rekomandon që të shkruajnë të gjithë shqiptarët. “Unë kam nënë myslimane, baba katolik, gruja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes që është t’u u…
Gruaja e Eduard Mehmetaj, njërit nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në Fier, ku policia sekuestroi 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, rezulton të ketë bashkëpunuar dhe treguar në polici për aktivitetin kriminal të burrit të saj. Të dhëna për identifikimin e personave ka dhënë gruaja e Eduardit, shtetasja Elsa Mehmetaj. Sipas saj, automjeti tip “Volvo” ku policia gjeti lëndën narkotike, është i rregjistruar në emër të burrit të saj Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas dëshmitares mjetin e kanë blerë shokët e burrit, për të cilët nuk ka dijeni se, si quhen…
Presidenti Bajram Begaj u nis në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mediat raportuan se pjesë e delegacionit ishte dhe çifti Asllan dhe Zhaneta Baraj. Por siç shihet edhe nga kjo foto, ata janë fotografuar sot pasdite pranë stadiumit “Air Albania”, pranë banesës së tyre. Kujtojmë se Presidenti Begaj kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën në debatin e Përgjithshëm të Asamblenë e Përgjithshme të…
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti teksa flet për bisedimet Kosovë-Serbi si dhe situatën në veri të vendit, thotë se të dyja palët nuk janë të interesuara për marrëveshje dhe se kundërshtitë janë të panevojshme kur dihet se Kosova është e detyruar ta zbatojë. Sipas tij, Kurti duhet të jetë më fleksibël. “Unë besoj që të dy palët nuk janë të interesuara të arrijnë marrëveshjen për të cilën janë zotuar në Ohër dhe marrëveshjet për të cilat janë angazhuar. Janë të panevojshme kundërshtitë. Z.Kurti nuk duhet të kundërshtojë kaq shumë një vendim që është i detyruar ta zbatojë. Nuk besoj që…
Në daljen e saj të parë si ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu parashtroi prioritetet strategjike për të rritur cilësinë në arsim dhe mbështetjen për sportin, gjatë një takimi të zhvilluar sot me stafin e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Manastirliu foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit. “Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu. Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe…