Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti teksa flet për bisedimet Kosovë-Serbi si dhe situatën në veri të vendit, thotë se të dyja palët nuk janë të interesuara për marrëveshje dhe se kundërshtitë janë të panevojshme kur dihet se Kosova është e detyruar ta zbatojë. Sipas tij, Kurti duhet të jetë më fleksibël. “Unë besoj që të dy palët nuk janë të interesuara të arrijnë marrëveshjen për të cilën janë zotuar në Ohër dhe marrëveshjet për të cilat janë angazhuar. Janë të panevojshme kundërshtitë. Z.Kurti nuk duhet të kundërshtojë kaq shumë një vendim që është i detyruar ta zbatojë. Nuk besoj që…
Author: tirana
Në daljen e saj të parë si ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu parashtroi prioritetet strategjike për të rritur cilësinë në arsim dhe mbështetjen për sportin, gjatë një takimi të zhvilluar sot me stafin e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Manastirliu foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit. “Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu. Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe…
Këtë të hënë është firmosur Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”. Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti…
Politikani i pazakontë, Saimir Korreshi, do të jetë këtë sezon pjesë e emisionit “Dancing with the Stars” në Top Channel. I ftuar në “Breaking” në Top News, Korreshi foli më tepër rreth kësaj sfide të re që ka marrë përsipër dhe shpjegon se si e pritën kolegët e tij një vendim të tillë. “Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë. Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qef shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do…
Të gjithë sektorët e industrisë përfshirë edhe ndërtimin kanë rritur pagat për punonjësit në tremujorin e dytë të vitit. Në krye të industrisë për rritje pagash qëndron sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i mbetjeve me 19%. Më pas vjen ndërtimi me 18%, sektori i energjisë elektrike dhe industria nxjerrëse dhe përpunuese renditen në fund. Të gjithë sektorët patën rënie në shitje, ndërsa industria përpunuese dhe nxjerrëse përveç kësaj pati edhe ulje në numrin e punonjësve. Sektorët e tjerë që kryesisht janë monopole si energjia elektrike, furnizimi me ujë apo mbetjet patën rritje në punësim, por ulën shitjet dhe…
Një zjarr ka rënë në kodrat e Vajkanit në Fier. Si pasojë e flakëve, deri më tani janë djegur shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Komandanti i zjarrfikëses, Zija Hyka tha se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi “Zjarri ku ndodhemi në Vajkan është i përhapur. Terreni është i vështirë, po operojmë me 5 automjete zjarrfikëse. Ka ardhur në ndihëm bashkia e Lushnjës, Roskovecit dhe forca nga bashkia e Patos. Po punojmë me mjete dhe krah. Nuk ka rrezik për banesat, ndodhen larg”, tha komandanti zjarrfikës Zija Hyka. Ende nuk dihet si ka nisur zjarri, nëse ka qenë i qëllimshëm ose…
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së së vulës, Oriola Pampuri konfirmoi sot heqjen e aksesit të Gazment Bardhit për të shkruar në grupin e Whatsapp ku janë të pranishëm deputetët. Në një intervistë për News 24, ajo tha se deputetët nuk mund të postojnë te grupi zyrtar i Whatsapp njoftime për takime nëpër ferma. Si i komentoni reagimet e Bardhit? Ai ka ndërmarrë nisma në kundërshtim me linjën e partisë. Eshtë e pranueshme që të ketë larmishmëri mendimesh brenda të djathtës, por nëse cënon partinë, do të ndihmonte drejt shtyrjes së një procesi jo normal. Nuk është normale që të…
Milan momentalisht është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes që e zhvillon ditën e martë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle, dhe Rossonerët janë befasuar me një vizitë nga Zlatan Ibrahimovic i cili pak kohë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli. 41-vjeçari që ka shënuar 76 gola në Serie A me fanellën e Milanit, ishte parë mëngjesin e së hënës teksa kishte mbërritur në Milanello, aty ku e përcolli nga afër seancën e tyrë stërvitore. Edhe pse ai ka luajtur një rol të madh dhe ka qenë një figurë e rëndësishme për Milanin gjatë sezoneve të fundit,…
Dafina Shahini, shqiptarja e cila jeton në Belgjikë është shpallur si më e bukura e qytetit të Namur-it, duke fituar kështu kurorën e “Miss Namur 2024”. E reja është vetëm 17-vjeçe dhe ka fituar kështu mundësinë për t’u shpallur pse jo “Miss Belgjika 2024”. Si Dafina edhe kandidatet e tjera të përzgjedhura nga të gjitha krahinat e Belgjikës do të duhet të kalojnë ende një fazë përfundimtare përzgjedhëse, e cila do të zhvillohet në tetor, përpara se të dihet nëse do të jenë apo jo ndër finalistët e konkursit të bukurisë. “Miss Belgjika 2024” do të mbahet në fillim të…
Nëpër klubet e natës tepër të frekuentuara nga adoleshentë e të rinj në Tiranë, një trend i frikshëm po përhapet me shpejtësi duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre. Tullumbacja është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë. Kjo substancë mund të përfitohet fare lehtë në lokalet në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ofrohet lehtë nga kamarierët madje dhe mund të të ndihmojnë si ta përdorësh nëse nuk di. Kushton nga 300-500 lekë dhe të…
Autoritetet policore greke kanë bërë sot arrestimin e dy shtetasve turq, të akuzuar për spiunazh. Sipas informacioneve të para, dy personat nga Turqia ishin parë në objektet e Marinës në Poros. Më pas, sipas burimeve kompetente, ata janë larguar nga ishulli, por pas kërkimeve janë gjetur nga zyrtarët e EL.AS. në Monemvasia dhe u arrestuan. Dy burrat dyshohet se kanë përdorur një dron për të monitoruar objektet e Marinës, ndërsa çështja do të hetohet nga Shërbimi Informativ Kombëtar.
Gruaja e Eduard Mehmetaj, njërit nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në Fier, ku policia sekuestroi 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë,rezulton të ketë bashkëpunuar dhe treguar në polici për aktivitetin kriminal të burrit të saj. Gjatë këtij aksioni të kryer 10 ditë më parë, u arrestua Osmën Mehmetaj babai i Eduardit dhe Panajot Shahaj, komshiu i personit të shpallur në kërkim Eduard Mehmetaj. Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News”, del se mjaft të dhëna për identifikimin e personave ka dhënë gruaja e Eduardit, shtetasja Elsa Mehmetaj. Sipas saj,automjeti tip “Volvo” ku policia gjeti…