Author: tirana

Këtë të hënë, Tirana shënoi 2 gola në sfidën me Kukësin. Në “Kukës Arena” miqtë u treguan më të saktë në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe golat. Me këto tri pikë, bardheblutë e Orges Shehit vijojnë të kryesojnë renditjen. Pjesa e parë nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-0. Në fraksionin e dytë ishte Ardit Hila që kaloi në avantazh miqtë, me një gol nga brenda zonës. Në zhvillimet e një këndoreje, mesfushori përfitoi dhe mposhti Tafasin në portë. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në…

Read More

Një mbledhës i plehrave, 59-vjeçar u arrestua në Romë me akuzën e dhunës seksuale dhe shpërndarjes së paligjshme të imazheve apo videove me përmbajtje seksuale. Ngjarjet kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit 2022 dhe janarit 2023 ndaj tre grave të ndryshme, të cilat janë droguar, përdhunuar dhe fotografuar. Hetimi ka lindur pas një ankese të njërit prej tyre. Në telefonin e grumbulluesit të plehrave u gjetën pamje të viktimave të pafuqishme teksa i nënshtroheshin dhunës seksuale. Disa prej imazheve i dyshuari ia dërgoi miqve të tij, të cilat u komentuan me ton ironik dhe përçmues.

Read More

Ilir Meta vlerëson se megaoperacioni “Tempulli, ku u kapën mbi 200 shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike, ishte përpjekje propagandistike për të shmangur arrestimin e Amant Josifit, ish-këshilltar i ish-ministres Olta Xhaçka, i cili u kap në Dubai për llogari të autoriteteve spanjolle, për mashtrime me Call Center. Kreu i Partisë së Lirisë shprehet se ky rast tregon se kush është i lidhur me nivelet më të larta, gëzon anashkalimin e drejtësisë dhe të institucioneve. “Ishte një lajm pozitiv aksioni për kapjen e personave shpërndarës të drogës. Ajo që ishte interesante ishte përpjekja për të shmangur një lajm të rëndësishëm,…

Read More

Për çështjen ”Beler”, gazetari i njohur Erl Murati, thotë se presioni që Greqia po ushtron është i tepërt dhe se kjo çështje po kthehet në një telenovelë politike dhe diplomatike mes dy vendeve. Për të Shqipëria nuk mund të kërcënohet vazhdimisht nga Greqia në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. ”Ka pasur presion në lidhje me këtë çështje, së pari ka qenë lirimi, tani kërkohet betimi. Nga ana politike ka një presion të shtuar nga Greqia, që për mendimin tim nuk është i drejtë. Nuk besoj se gjykimi i Belerit është i vonuar, pasi ka pasur raste…

Read More

Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Turqisë. Drejtoria e Përgjithshme e Rojës Bregdetare përmendi se anija e mallrave që lundronte nga Federata Ruse dhe anija me kontejnerë u përplasën në brigjet e Stambollit dhe fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar. Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan dëme materiale. Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe zonën përreth.

Read More

Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënën një paketë me masa të ashpra për ta kufizuar migrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas një fluksi me mijëra migrantë në javën e kaluar. Për pasojë janë stërngarkuar qendrat e imigrimit. Kabineti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18 të tillë. Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit. Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë “struktura”…

Read More

Prej më shumë se një viti nga zhdukja, SPAK-u po kryen hetime kundër Ervis Martinaj për për tre dosje penale. Deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur. Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”, “Ora News” mëson se familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional. Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë…

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Sarandë. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë 67-vjeçari nga Danimarka, P. H. “Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr.1, Sarandë, në ambientet e hotelit ku qëndronte, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shtetasi danez P. H., 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Read More

Përfaqësuesja kuqezi, sukseset e së cilës po na çojnë edhe më pranë realizimit të objektivit që është kualifikimi në finalet e Europianit ”Gjermani 2024”, janë kryefjalë e shtypit. Gjithçka ka filluar me ndeshjen Poloni-Shqipëri, ndeshja hapëse e këtyre eliminatoreve ku kuqezinjtë u mundën 1-0. Për atë ndeshje fanella më e shitur është ajo e Ylber Ramadanit 474 stërlina, ose 553 euro, ose 58 mijë lekë. Fanellat shiten në versionin normal të lojtarit, por edhe të firmosura nga lojtari, në varësi të kërkesës së blerësit. Për ndeshjen e Pragës protagonist ishte Nedim Bajrami me supergolin e shënuar që solli edhe barazimin…

Read More

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e një avioni luftarak F-35, i cili kushton 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit që ekzistojnë sot në botë. Avioni u zhduku nga radarët pasditen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u hodh me parashutë pas vuri re problemin dhe tashmë është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Baza ushtarake në Charlston bëri një postim në platformën X, ku e përshkruante si shumë të rëndësishme ndihmën…

Read More

Ka dyshime se lideri çeçen Ramzan Kadyrov se ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i inteligjencës ukrainase, sipas të cilit aleati i ngushtë i Vladimir Putinit, ishte i sëmurë rëndë. Kremlini qëndron hermetik duke mos dhënë asnjë informacion mbi shëndetin e Kadyrov, ndërsa zgjodhën të mos komentojnë më tej për këtë çështje. “Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të rregullojnë mendimet e tyre. Shiu është mrekullisht gjallërues”,-thuhej në përshkrimin krahas videos.

Read More

Tirana ndau skenën me qytetet e Izmirit, Lvivit dhe Beogradit për të treguar më shumë mbi eksperiencën e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, përgjatë Panelit dedikuar Rinisë në Panairin e 92të Ndërkombëtar të Izmirit Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, znj. Dafina Peci, theksoi rëndësinë e këtij titulli dhe programit “TiranaEYC2022” në zhvillimin e qytetit. Ajo shtoi se ky sukses është pasojë e angazhimit të të rinjve. “Zhvillimit që titulli dhe makro-programi “TiranaEYC2022” la pas janë meritë e të gjithë atyre që iu bashkuan rrugëtimit tonë. Angazhimi ynë ka qenë terësisht i dedikuar ndaj përfshirjes së të rinjve…

Read More