Aleksandër Biberaj, thotë se opozita ka nevojë për një lidership të ri pasi. Për të Berisha ka dështuar, Basha nuk mundet, ndërsa Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Ai zbuloi edhe se nuk ishte dakord që Rithemelimi të dilte nën logon e Partisë së Lirisë. “Unë e kam thënë lufta duhej bërë për të bashkuar të gjithë demokratët, për të bashkuar bazën se ata janë të gjithë votuesit, por as Sali Berisha nuk e bën këtë se ka dy vite që ka dështuar, Lulzim Basha nuk e bën që nuk e bën, Gazmend Bardhi nuk ka autoritetin…
Author: tirana
Ukraina ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për ndalimin e njëanshëm të eksporteve të grurit. Këto ndalime, Ukraina i ka cilësuar “shkelje të detyrimeve të tyre ndërkombëtare”. Padia vjen tre ditë pasi Komisioni Evropian arriti një marrëveshje me Kievin dhe hoqi kufizimet e përkohshme që kishte vendosur për drithërat ukrainas. Ndalimet u miratuan për herë të parë më 2 maj dhe u zbatuan për pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian të vendosura në periferi të Ukrainës: Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria. Këto vende bënë të ditur se rritja e papritur e sasisë së drithërave pa tarifa…
Pedofili Barry Bennell ka humbur jetën në burg në moshën 69-vjeçare. Dikur një tranjer futbolli, ai u dënua me 30 vjet burg në vitin 2018 pasi u dënua për 52 vepra seksuale të fëmijëve kundër 12 djemve. Një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Liverpool-it e përshkroi atë si “djallin e mishëruar” kur u dënua me katër vjet të tjera në vitin 2020. Bennell po trajtohej për kancer për disa vite dhe kishte operacione për heqjen e tumoreve nga gjuha e tij në 2004 dhe 2016, megjithëse u tha se ai ishte në falje në 2020. Shkaku i vdekjes së…
Joby Aviation do të investojë deri në 500 milionë dollarë për të prodhuar taksi ajrore në masë. Zona prej 56 hektarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Dayton-it, Ohio është vendosur të jetë vendi i parë i prodhimit serik për kompaninë, në krahasim me prototipet e ndërtuara në linjën e saj të prodhimit pilot në Kaliforni. Themeluesi i Joby, JoeBen Bevirt, tha se kompania po “përpiqet fuqishëm” për të fituar certifikimin e Administratës Federale të Aviacionit për avionët e saj elektrikë të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL), në mënyrë që të mund të fillojë shërbimin komercial të pasagjerëve në 2025, përcjell Telegrafi.
Gazetari Stavri Merko, ka folur rreth çështjes së Fredi Belerit dhe ndikimit nga Greqia për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas Merkos, presioni nga pala greke do të rritet pasi sipas tij komunitetit grek në Himarë po i mohon të drejtat për të pasur përfaqësi lokale. “Nga rritja e presionit kemi edhe disa instanca të tjerat, të cilat besoj se Greqia po bën punën e vet. Do të kemi presion diplomatik të rangut ndërkombëtar. Se duke i mohuar të drejtat komunitetit grek të Himarës për të pasur përfaqësi lokale detyrimisht do të ketë”,-tha Stavri Merko për ”Euronews Albania”.…
Eksporti i prodhimeve bujqësore ka pësuar një rritje prej 18% gjatë periudhës janar-korrik, 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e eksportit në të njëjtën kohë edhe rritja e numrit të vizitorëve të huaj të cilët kanë shtuar kështu numrin e blerësve në vend kanë çuar në një rritje të pazakontë çmimesh në tregun e frutave dhe zarzavateve. Qytetarët shprehen: “Nuk janë të përballueshme, bostani është shtrenjtuar më shumë”. “Doja të merrja një kile bamje, nuk e mora dot”. “Të mos hash dot domate, 180-200 lekë kg. Nuk ja plotësojmë vetes të gjitha…
Kreshnik Spahiu, duke folur për situatën politike në vend u shpreh se në Shqipëri nuk ka një opozitë të vërtetë. Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është peng i kryeministrit Rama për shkak të dosjeve në sistemin e drejtësisë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi theksoi se Rama ka një ndikim tangent mbi organet e drejtësisë, duke i mbajtur peng liderët e opozitës, ndërsa shtoi se mazhoranca rrëzohet vetëm nëse lind një opozitë e re, ose nëse ka çarje brenda Partisë Socialiste. Spahiu tha se niveli i opozitës ka rënë shumë poshtë dhe këtë e kupton…
Për ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, megaoperacioni ”Tempulli” ka goditur hallkën e fundit të zinxhirit, të cilët sipas tij zëvendësohen menjëherë. Për të ky operacion është si t’i presësh thonjtë krimit. Lleshaj përgëzoi policinë, por theksoi se ky nuk është një rezultat final, që të na çojë në një rezultat të prekshëm dhe të fortë. ”E përshëndes policisë për operacionin tregon një vullnet të policisë për ta goditur. Ka një mesazh, rëndësi ka rezultati. Duhet përshëndetur. Kjo është hallka e fundit e zinxhirit, është hallka e rrugës e cila zëvendësohet brenda ditës, janë ushtar që zëvendësohen. Policisë i kam pas thënë…
Koloneli Andrey Kondrashkin, komandanti i brigadës elitare të sulmeve ajrore të Rusisë, thuhet se është vrarë në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur Aleksander Khodakovski, komandant i batalionit rus “Vostok”, i cili po lufton në frontin në Donetsk. Kondrashkin luajti një rol kyç në rrethimin rus të Mariupolit vitin e kaluar. “Përderisa luftonim krah për krah, me Andrey u miqësuam dhe sot jemi thellësisht të prekur nga lajmi për vdekjen e tij. I shprehim ngushëllimet familjes dhe miqve të tij, bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Khodakovski në Telegram. Kremlini nuk e komentoi lajmin për vdekjen e Kondrashkin.
Regjisorja Arnita Beqiraj është konkurrentja e radhës në spektaklin e kërcimit Dancing With The Stars që nis së shpejti në Top Channel. Ajo ka qëndruar gjithmonë pas kamerave, por DWTS e nxjerr për herë të parë para publikut. Balerini profesionist Eni do të jetë partneri i saj në këtë rrugëtim magjik. Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar në garën e kërcimit ishte partneri i saj, Arbër Çepani. View this post on Instagram A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)
Pesë anëtarë grekë të misionit të ndihmave humanitare kanë humbur jetën në një aksident teksa ishin nisur drejt Libisë, ku përmbytjet masive u kanë marrë jetën rreth 11 mijë njerëzve. Aksidenti i përplasjes mes autobusit që transportonte misionin humanitar grek dhe kamionit me familjen libiane ndodhi në kilometrin e 85-të të rrugës nga Bengazi në Bayda. Forcat e Armatosura kanë shpallur tre ditë zie kombëtare.
As këtë të enjte, në seancën plenare në Kuvend, nuk do të votohen ndryshimet ligjore që rrisin pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses. Nën drejtimin e Bledi Çuçit, grupi parlamentar i PS-së vendosi të mos përfshijë në axhendën e seancës plenare as ligjin për lojërat e fatit, me argumentin se do duhet të rishikohet edhe njëherë. Paçka votave të Lulzim Bashës dhe grupit të tij për të bashkëpunuar me socialistët, sërish këta të fundit nuk arrijnë dot të sigurojnë shumicën e cilësuar të votave. Për këto dy ligje do duhet të shtrijnë dorën sërish drejt mbështetësve të Sali Berishës apo deputetëve…