Aktorja e famshme e Hollywood, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram, e cila ka njoftuar për librin e saj të titulluar “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”. Ky libër është publikuar në Kosovë dhe Shqipëri, por krahas postimit ajo u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, angleze, polake dhe moldave. Ajo ka shkruar se Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. “Për t’i kërkuar të drejtat tuaja,…
Author: tirana
Më 18 dhe 19 shtator, po mbahet në Nju Jork, Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Begaj mori pjesë në këtë takim të nivelit të lartë, që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky samit i dyti që nga miratimi i Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vlerësohet si një moment kyç për të risjellë në…
Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat minimale do të luhaten 14-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 26-29°C në veri, 31-33°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Dashi Ju mund të përballeni me një ditë plot energji. Do të jeni të vendosur për të arritur qëllimet tuaja, por përpiquni të mos lini pas dore të dashurit tuaj në këtë proces. Përpjekja juaj për sukses është e admirueshme, por mos harroni të balanconi punën dhe jetën tuaj personale. Demi Për të lindurit e shenjës të martën mund të jetë një ditë reflektimi. Do të ndiheni të prirur të shqyrtoni jetën tuaj dhe të konsideroni mundësi të reja. Mos kini frikë të bëni ndryshime pozitive nëse mendoni se keni nevojë për to. Binjakët Të martën mund të gjeni mundësi…
Partizani merr barazimin e dytë radhazi në kampionat. Ekipi barazoi 1-1 me Egnatian, në takimin e luajtur në “Arenën e Demave” dhe që shkon për llogari të javës së katërt të kampionatit. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, ku pati raste, emocione, gola dhe shumë spektakël. Në minutën e shtatë, të kuqtë kaluan në avantazh falë Bintsouka. Një kryevepër e Fernando Medeiros vendosi ekuilibrat në minutë ne 23-të, pas një goditje fantastike, një koordinim perfekt, me topin që ishte i pamundur për t’u kapur nga portieri. Ekipi nga Rrogozhina fitoi 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë të Fangaj dhe…
Këngëtarja e njohur, Eugena Aliu ka rrëfyer këtë të hënë në “Rudina” sesi iu ndërpre rrugëtimi i saj muzikor në “The Voice of Turkey”. Ajo thotë se kaloi audicionin e parë asokohe me një këngë turke, në vitin 2015. Por siç shpjegon Eugena, për shkaqe xhelozie ajo nuk u lejua të vijonte më tej në atë garë. -Në Turqi pastaj si shkoi, deri ku mbërrite? Si ka qenë si garë, si e kujton? Eugena Aliu: Në Turqi ka qenë eksperiencë e veçantë, shumë emocionuese sepse s’ishte e thjeshtë. Dihet që në Turqi edhe dy, tre veta po t’i marrësh në…
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes të mbajtur në Serbi, ka korrur një sukses dhe Zelimkhan Abakarov renditet i treti. Shqipëria merr medalje bronzi në Botërorin e Mundjes. Një ditë më parë ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, një shkrim nga ”New York Times” për Vjosën, lumin e egër të fundit në Europë. Sipas Ramës, ky është një super provomovim për Vjosën dhe Përmetin. “Vjosa në New York Times që udhëton përgjatë lumit të fundit të egër në Europë, nëpër kanione e gryka të thepisura me pyje të dendur, teksa urat e lashta prej guri bashkojnë brigjet”, shkruan Rama. “Përshkrimet janë edhe një super promovim për këtë anë të Shqipërisë, nga Përmeti, ku prodhimet e zonës së bashku me mikpritjen ballkanike janë me bollëk, në bujtinat e Tepelenës dhe shija e…
Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve me Serbinë është “plotësisht i arsyeshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Nga këndvështrimi i Kurtit, thotë ai, “duket sikur Kosovës i kërkohet t’i respektojë me ngulm marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja”, ndërsa Serbia, e cila “nuk është zotuar për nënshkrimin dhe ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje të tillë, mund të zgjedhë çfarë të zbatojë”. Duke folur të hënën në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti tha se i dërguari i BE-së për bisedimet…
Polonia është tronditur nga zbulimi i “shtëpisë së tmerrit”, ku babai dhe vajza e tij jetonin një lidhje dashurie prej katër vitesh, duke lindur edhe dy fëmijë. Ngjarja shokuese u zbulua pasi fqinjët e tyre u alarmuan teksa shihnin babë e bijë të ecnin dorë për dore në fshat, ndërsa më pas në bodrumin e shtëpisë së tyre u gjetën trupat e tre foshnjave të porsalindura të vdekura. 54-vjeçari Piotr Gierasik dhe e bija 20 vjeçe, Paulina, tashmë do të përballen me burgim të përjetshëm pasi akuzohen për vrasje dhe incest. Dy nga foshnjat i përkisnin Paulinës, thanë hetuesit, dhe…
Në Shqipëri, vëzhgues vendas dhe diplomatë perëndimorë vlerësojnë se kërcënimet, trysnia dhe pengesat ndaj gazetarëve vazhdojnë të cënojë lirinë e medias. Ata pohuan se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të plotësuar standardet ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e gazetarëve, të kërkuara nga procesi i integrimit europian, ku Shqipëria gjendet aktualisht. OSBE zhvilloi në Tiranë një Forum për Zhvillimin e Medias, ku u diskutuan mungesat ligjore, vështirësitë, që hasin gazetarët në punë dhe sfidat e teknologjive të reja. Në Forumin e Nëntë për Zhvillimin e Medias, kryetari në detyrë i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bruce Berton,…
Media greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim, vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit në Tiranë, që këtë të hënë la në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, por që nuk është betuar. Gazeta citon edhe deklaratën që u mbajt nga Dhoma e Avokatisë në Greqi dhe Presidentit të Avokatëve Evropianë pa kufi, të cilët thanë se janë shkelur disa nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Presidenti i Avokatëve Evropianë pa Kufij Patrick Henry vuri në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe…