Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vendosur që të heqë kostumin e politikanit dhe të marrë pjesë në “Dancing With the Stars”. Korreshi ka zbuluar sesi ndihet nga kjo eksperiencë e re dhe si e kanë pritur kolegët e tij një vendim të tillë. Deputeti thotë se këtë sfidë të re e ka marrë me dëshirë dhe se provat po shkojnë mirë. “Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë. Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E…
Author: tirana
Më shumë se 70 familje janë asistuar nëpërmjet projektit që Bashkia e Cërrikut aplikon në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për përmirësimin e kushteve të banesave të familjeve në nevojë.Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Andis Salla vizituan familjen e Sami Agos në Floq, një prej familjeve përfituese nga ky program.Gjiknuri theksoi se mbështetja ndaj shtresave në nevojë është treguesi më i mirë i një force të majtë si PS-ja. “Cërriku është një nga bashkitë më aktive për këtë program sepse kemi parë dhe statistikat. Ka dërguar shumë projekte në Ministrinë e Financave për këtë…
Bashkimi Evropian ka dalë me një deklaratë të gjatë rreth kërkesave dhe pritjeve që ajo ka prej kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas deklaratës, si Kosova edhe Serbia po rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. BE ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, të cilat të dyja palët të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në…
Të hënën, klientët të cilët ishin ulur në një restorant dhe po hanin biftek në Selanik përjetuan momente tmerri kur ndodhi një aksident automobilistik pikërisht pranë vendit ku ata po hanin. Siç shihet në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, teksa tavolinat e restorantit që ndodhet në rrugën B Asileos Georgiou ishin plot, një makinë ka përplasur një automjet të parkuar pikërisht pranë trotuarit.
Sali Berisha po zhvillon këtë të martë një takim me bizneset në Kukës, ndërsa shoqërohet nga kandidati për kryebashiak për këtë qytet, Emri Vata. Ai sulmoi biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka. Berisha tha se përmes shoqërisë me Ramën, Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë paligjshmërisht në Velipojë “Kukësi ka rezerva të mëdha minerare, por si të gjitha rezervat e tjera nëntokësore, ato nuk janë shndërruar dhe shndërrohen në të mira për qytetarët. Keni dëgjuar këto ditë që të flitet për naftën e Shpiragut. Ata duan ta paraqesin si lugën e artë. Shpiragu ka naftë.…
Si aksidental e ka referuar Policia në prokurori zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nesharakut megjithatë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen vijojnë. Po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit Tanush Mëhillaj. Policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.
Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet me te preferuar dhe më të komentuar të momentit në Shqipëri. Dyshja, e cila u njoh gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, vijon të jetë e lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe shpesh herë ata ndajnë me fansat, copëza nga bashkëjetesa e tyre. Ditën e djeshme, moderatorja dhe këngëtari kanë bërë një shkëputje romantike, duke udhëtuar drejt Italisë, ekzatësisht në Milano. Mbrëmjen e kaluar, Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milan, “Duomo di Milano”. “Ndërkohë që Kiara…
Ilir Dervashi është gjetur i vdekur në Itali, ku fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë. Por 47-vjeçari nuk ka vdekur në aksident, por është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark, nga pasagjerit që ndodhej me të, shqiptari 34-vjeçari Miri Gurra. Dyshohet se ata kanë pasur një debat ndërsa ndodheshin duke udhëtuar me makinë. Sipas ekspertëve mendohet se Gurra e ka qëlluar me kaçavidën që ka gjetur në makinë, në kohën që Dervishi po drejtonte mjetin. Kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti. Gurra është arrestuar tashmë nën akuzën për vrasje, por ka…
Një dhunë shokuese dhe e rëndë denoncohet nga prindërit e një 3-vjeçari. Fëmija është dhunuar në një çerdhe private. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë. Video që tregon momentet e dhunës është bërë publike nga familjari i vogëlushit, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se nipi i tij është rrahur brutalisht nga edukatorja dhe kuzhinierja e kopshtit. Mes të tjerash ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin masa dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit. “Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në…
Kryeministri Albin Kurti e akuzoi se është kundër Kosovës dhe se mban anën e Serbisë, por Shtetet e Bashkuara i dalin në krah të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi ato që i quajti përpjekje të palodhura të zyrtarit europian, në bisedimet Prishtinë-Beograd. “Ne mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha zëdhënësi i DASH. Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore…
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg për trafikim të të rriturve, është arrestuar nga Policia e Kavajës. “Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë. Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime…
Prej ditësh në Bashkinë e Matit organizohen takime me banorët e njësive administrative dhe ato të lagjeve të qytetit në lidhje me hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale të vitit ardhshëm. Në çdo bashkëbisedim kryebashkiaku Agron Malaj u është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me problemet e konstatuara gjatë vitit të kaluar. Ai është shprehur se investimet e mëdha në ujësjellësa e rrugë do të krijojnë kushte më të mira jetese për banorët e Matit. “Ne, tha Malaj, jemi drejt finalizimit të ujësjellësit të Zallë Gjoçajve, vepër që do të mundësojë furnizimin me ujë të banorëve të 17 fshatrave.…