Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo tregoi se e kur e kishte pranuar detyrën e dinte që kishte një grup të mirë, por edhe që duhej shumë punë. Kjo ishte arsyeja, tha trajneri Silvinjo pse vendosi të vijë të jetojë në Shqipëri, ku jeton prej 9 muajsh. “Kur mora përsipër këtë punë e dinim që kishim një grup shumë të mirë dhe që duhet të punonim shumë, prandaj erdhi edhe vendimi që të vija të punoja të jetoja në Tiranë ku jetoj që prej janarit. Një nga pikat kryesore pse arritëm bashkëpunimin është që të gjithë flisnin italisht dhe kjo nuk…
Author: tirana
Alma Kaçi, e reja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, është shprehur se ai ishte abuzues me çdo femër. Komentet Kaçi i bëri gjatë një interviste në Ora News, ku tha se Kaçi kishte shkuar në takim pasi ishte e ditur që Bashkia e Kukësit i helmonte qentë. Por sipas saj, Gjici që në takimin e parë, kishte nisur që ta ngacmonte seksualisht, duke kërkuar që të afrohej me të. Ajo tha se në takimin e dytë, shkoi me qëllimin që ta demaskonte Gjicin, pasi sipas saj, të gjitha femrat duhet ta ngrenë zërin…
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në mesdite ne rrugën kryesore Cetinje-Budvë, ku u përmbys një autobus që ka dalë nga korsia e rrugës. Krahas të vdekurve nga ky aksident janë plagosur 17 persona. Të dhënat fillestare të policise malazeze tregojnë se në autobus ne momentin e aksidentit tragjik ndodheshin 35 pasagjerë dhe se në autobus nuk kishte fëmijë. Autobusi i kompanisë “Papoviq” transportonte udhëtarë në linjën Nikshiq-Podgoricë-Cetinje-Budva-Kotorr. Autobusi ishte nisur nga Nikshiqi në orën 9:44. Në vendngjarje ndodhen përfaqësues të prokurorisë, policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve. Nga Policia deklarojnë se detajet dhe shkaqet e aksidentit ende nuk jane…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar risinë në shërbimet e policisë rrugore. Çdo shofer do të njoftohet përmes e-Albania per gjobën e marrë. Ky ndryshim u konfirmuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili tregoi mënyrën si funksionon. “Të gjithë shërbimet e policisë rrugore janë të pajisur me tablet. Në momentin kur regjistrohet gjoba shkon në e-albania dhe me të aksesuar qytetari njoftohet për gjobën që i është vënë“ tha Rrumbullaku. Qytetari do të njoftohet 10 minuta pas është gjobitur për shkeljen e rregullave të qarkullimit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e mjeteve kanë akses në…
Aktori i njohur Florjan Binaj duket se i është futur seriozisht politikës. Ai i është bashkuar Adriatik Lapajt, i cili ditën e djeshme prezantoi lëvizjen e re politike “Shqipëria bëhet”. Binaj ka folur për herë të parë për këtë angazhim.about:blank “Shqipëria’ bëhet nuk është një parti politike por është një shoqatë, pasi vjen një moment që nuk mjaftojnë as memet, as postimet madje nuk mjaftojnë as protestat. Prandaj është krijuar një strukturë më e fuqishme për t’i bërë trysni cilado qoftë qeveria. Edhe uji po ndenji në një vend nuk është më i pijshëm, jo më të njëjtit njerëz, të…
Një subjekt i paregjistruar, në kryeqytet, ku magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro u zbulua nga organet tatimore. Si rezultat i këtij operacioni është vënë në pranga njështetas që tregtonte me pakicë këto mallra, administratori dhe magazinieri i subjektit në fjalë. Sipas uniformave blu, “gjatë kontrollit u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme.” Njoftimi i Policisë: Finalizohet nga strukturat e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Best cargo” Zbulohet një subjekt i paregjistruar në organet tatimore në të cilin magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi…
Në media u aludua se ajo ishte në lidhje më vëllain e Arbër Hajdarit dhe ish-futbollistin e Tiranës, Blerti. Sipas zërave që qarkulluan dyshja u njohën në “Procesi Sportiv” dhe u fotografuan disa herë bashkë në evente të ndryshme. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi asnjëherë këto zëra. Ajo që u konfirmua pak javë më parë ishte ndarja e modeles. Vetë Beniada ka thyer heshtjen sot duke folur për herë të parë mbi ndarjen. E ftuar në “Wake Up”, Beniada u shpreh mirënjohëse për lidhjen për aq sa zgjati. E përlotur nga emocionet e bukura, modelja i uroi më…
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si “akuza të pabaza” pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke theksuar se ky i fundit ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut. Kurti më 18 shtator deklaroi në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës. Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi – që përfundoi pa një rezultat – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,…
Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës në Kukës. Në një prononcim për mediat Berisha tha se në këtë mbledhje u morën disa vendime, që sipas tij do të jetë Gazment Bardhi që do t’i ndajë për publikun. Sakaq, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit që të dielën të votojnë kandidatin e tij Emri Vata. “U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një djalë 7-vjeçar i quajtur Imran u gjet i vdekur në një apartament në Perpignan të enjten e kaluar. Babai i tij dyshohet se e vendosi trupin e tij në frigorifer. Kur u arrestua ai kishte një kabllo në qafë dhe duart e tij të lidhura. Dy fëmijë të tjerë të familjes janë shtruar të plagosur në spital, ndërsa autoritetet franceze po përpiqen të zbardhin ngjarjen tragjike. Sipas informacioneve paraprake, policia u njoftua të enjten vonë pasdite nga shërbimet funerale që kishte marrë një telefonatë nga një burrë që i kishte njoftuar…
Mbi lumin Devoll do të ndërtohet një ndër veprat më të mëdha energjitike në vend. Marrëveshja me kompaninë norvegjeze Statkraft është dorëzuar në kuvend ku pritet të marë edhe aprovimin përfundimtar.Ndryshimi i marrëveshjes së mëparshme parashikon shtim kapaciteti tw instaluar,i cili do te jete afersisht 800-1600 MW në projektin final. Ndërtimi i hidrocentralit, që do të quhet RP Moglica Shtesë dhe parashikohet të nisë në 2026 dhe të përfundojë në 2030-ën. Përgjatë kësaj kohe kompania norvegjeze do të hartojë studimin e fizibilitetit dhe detajet teknike të projektit, që mbështetet në sistemin e rezervës së pompuar. Koncesionari do të jetë përgjegjës…
Dy punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara janë arrestuar nga policia. Autoritetet kanë shpallur në kërkim administratorin i kësaj poste. Po ashtu janë sekuestruar 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro. Gjatë kontrollit, Policia gjeti pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.